Ramë Thaçi
Në asnjë kohë nuk më ka shkuar mendja që një ditë do të shkruaj për Gani Kabashin. Ishte një fëmijë i bukur që zoti ua kishte dhuruar prindërve, babë Sadrisë dhe nënës Havë. I shkruaj këta rreshta me një ngarksë psikike kur dora dhe lapsi po mëtojnë të ndalen së shkruari. Duke kujtuar të kaluaren, po ndiej emocione shpirtërore. Këtë ushtarak e njihja si fëmijë, ishim të një lagjeje. Ishte fëmijë i urtë, i sjellshëm se prindërit e edukonin në mënyrën më të mirë të një tradite familjare.
Kur Ganiu i kishte mbushur shtatë vjet, i shoqëruar nga babai, erdhën në shkollë për t’u regjistruar në klasën e parë. Ajo ditë ishte e bukur, ditë me rreze të diellit, që shkëlqenin më fort atje ku ishte vatra e diturisë. Sadria mu drejtua mua më këto fjalë: Jemi të një lagjeje, Mësuesi Ramë! Më dëshirën tonë, si prindër, ju kemi përzgjedhur mësues të djalit tonë”. Me pëlqimin udhëheqës të shkollës, ashtu ndodhi. Qe muaji Shtator. Mësimi i rregullt filloi. Hyra në klasë duke u përshëndetur me nxënës. Ganiu, i gëzuar ishte në klasën time.
Që në dukje të parë shihej se ishte një nxënës i zgjuar.Gjatë vitit arrijti t’i përvetësojë mirë shkronjat e alfabetit, t’i shqiptojë fjalët drejt dhe t’i shkruan bukur. Po ashtu, kishte prirje edhe për lëndën e matematikës. Ganiu i mësonte të gjitha lëndët mësimore, por më së shumti ndalej të gjuha shqipe, historia gjeografia dhe muzika se aty përfitonte me shumë njohuri për vend-lindje, për atdhe dhe flamur etj.
Dallohej në aktivitete të lira, si në recitime që mbaheshin në shkollë dhe gara komunale. Recitonte vargje për Skënderbeun, Shotë Galicën, vargje nga Naim Frashëri etj. Ganiu shkollën fillore tetë klasëshe e kreu me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Drejtoria e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Saradran, për sukesin e treguar e shpërblen me libra. Ganiu i etshëm për dije, vazhdoi rrugën për në shkollimin e mesëm. Edhe atje veçohej si një nxënës i dalluar në mësime, në sjellje dhe në aktivitete tjera shkollore. Shkollën e mesme e përfundoi me sukses të lartë.
Në Korrik të vitit 1990, i kishte ardhur letërthirrja për ushtarë. Para se të nisej isha në përcjelljen e tij dhe posa hyra në odë, pashë se ajo ishte e stërmbushur me miq, shokë dhe bashkëvendës. Në prani të tyre më falënderoi shumë. U ndamë me lot në sy duke u përqafuar fort. Ishin kohë të vështira kur e morën ushtarë. E dërguan në Zabok të Kroacisë afër Zagreebit për t’i shërbyer Armatës fashizoide serbo-jugosllave që në shpirt e mendje s’i flinte fare.
Në përgjithësi shqiptarët në atë kohë, e sidomos, ushtarët ishin halë në sy nga serbo-sllavet dhe keqtrajtoheshin deri në vrasje. Dita-ditës, Jugosllavia po shkatërrohej, të copëtohej siç ndodhi. Në Korrik të vitit 1991 krisi lufta në Kroaci, Ganiu me shumë shokë ushtarë shqiptarë dezërtuan nga Armata fashizoide jugosllave, me admirim rreshtohët në Armatën Çlirimtare Kroate. Ushtaraku nga Saradrani i Istogut, Gani Kabashi ishte shpresë për fitore derisa ra në altarin e lirisë në vendbanimet e lashta ilire.
Gani Kabashi,u varros me nderime të larta në Zarë më 12.12.1995. Pas një rrugëtimi të lavdishëm dëshmori kosovar nga Istogu rivarroset me nderime të larta ushtarake kroate shqiptare në fshatin e tij të lindjes në Saradran. Dëshmorin e nderuan me fjalime: Në emër të Kuvendit Komunal të Istogut foli Demë Çetta:”Sot ndiej dhembje, por jemi krenarë që pas 15 vjetësh prehje në varrezat e Zarës,Ganiut po ia kthejnë tokës së vet amnore”.
Pastaj, Gjer Kolgjeraj, në fjalimin e tij u shpreh: “Mbajeni ballin lartë, ju prindërit e Ganiut të shtrenjtë, krenohu ti baba Sadri dhe ju vëllezër e motra, sepse Ganiu ishte krenaria e gjithë neve që e njohëm dhe ishim afër tij deri në çastin e renies në altarin e lirisë”.
Ndërsa, Naim Shala duke folur në emër të Veteranëve të luftës-vullnetarëve shqiptarë në Kroaci,në fjalimin e tij tha: “Jemi vonuar pak për t’ia kthyer Ganiun familjes dhe atdheut. Ai ishte shembull, liridashësit, shembull i trimërisë dhe i sakrificës për idealin e lartë të çlirimit të secilit popull. Neve na mbetet të nderojmë heroizmin e tij dhe të 73 dëshmorëve shqiptarë të rënë në frontin e luftimeve në luftën çlirimtare kroate në krye me heroin Bekim Berisha, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Mirush Duka etj”. Gjeneral lejtant Agim Çeku, në fjalimin e tij tha: “Gjaku i 73 dëshmorëve shqiptarë të rënë për çlirimin e Kroacisë në shenjë mirënjohjeje për këtë sakrificë sublime të trimave shqiptarë Kroacia ishte ndër vendet e para, që e pranoi Pavarësinë e Shtetit të Kosovës”.
Për Agim Kabashin në vijim foli edhe Smajl Elezaj në emër të Veteranëve të Luftës së UÇK-së: “Trimat shqiptarë si Gani Kabashi me shokë, të ndodhur përballë armikut të përbashkët nuk ngurruen t’ia kthejnë pushkën Serbisë, aty ku e kërkonte nevoja dhe kështu duke i dhënë goditjen e parë armatës fashiste serbo-jugosllave në frontin e luftimevenë Kroaci. Këta luftëtarë, trima, me sakrificën e tyre e tyre sublime mundësuan çlirimin e popullit vëlla kroat”. Nga këta folës duhet veçur fjalimin e prof. Bajram Kurtit: “Ashtu siç e mbronin dikur Spanjën nga nazifashisti Franko dhe Hitleri; Asim Vokshi, Xhemail Kada, Mehmet Shehu, Veli Dedi etj. po ashtu Gani Kabashi e mbronte Kroacinë nga fashizmi serbo-jugosllav”.
Për të mos harruar kurrë veteranët dhe dëshmorët e luftës dhe për t’i nderuar me për kujdesje familjet e tyre në Kroaci me 14.3.2009 u themelua shoqata “Blocquote” me kryetar Tomë Kaçinari. Rivarrimi i Gani Kabashit me 20 Janar 2010 u bë madheshtor me pjesëmarrjen e masave të gjera të popullit liridashës, u bë i mallëngjyshëm dhe me prekës nga nxënësit (bashkëshkollorët), moshatarët dhe arsimtarët e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Saradran, të cilët me lot në sy dhe me krenari kujtonin heroizmin e tij.
Saradran, 20 Janar 2010