HEROIZMI I KOMANDANT ABEDIN REXHËS – MOTIV PËR ARTISTIN FERIZ HOTI

0
883

Shkruan prof. Zymer Mehani

Aartisti dhe këngëtari i këngëve folklorike, z. Feriz Hoti nga fshati Carrallukë i Malishevës, me punë të përkohshme në Bern të Zvicrës, në serinë e figurave tona të shquara kombëtare, këtyre ditëve e realizoi edhe portretin (në gravurë) të luftëtarit të lirisë, Komandantit Abedin Rexha-SANDOKANIT.

Meqë arti është një nga format e shprehjes së ndjenjave apo mendimeve që e preokupojnë krijuesin, ai natyrisht se është edhe fryt i krijuesit, dhe si i tillë rrugëton përmes procesit të kreativitetit dhe pastaj shfaqet si domosdoshmëri për transmetim.

Pra artisti z Feriz Hoti, i frymëzuar nga heroizmi i pashoq i Komandant Abedin Rexhës-SANDUKANIT, me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm ka realizuar një portret të Heroit tonë SANDUKANIT në gravurë. Këtë punim z. Hoti e ka realizuar me admirim për figurën e ndritur të Luftëtarit të orëve të para të qëndresës dhe të rezistencës kundër okupatorit serbosllav.

Arti është urë lidhëse miqësie gjithandej rruzullit tokësor dhe si i tillë është formë e përkryer e komunikimit, sepse i kalon të gjitha barrierat gjuhësore, kohore dhe hapësinore…Arti është gjithashtu edhe urë lidhëse edhe në mes njerëzish e artisti është biri më i mirë i një populli.

Punimin në gravurë të portretit të Heroit ABEDIN REXHA, z. Feriz Hoti ia dorëzoi FAMILJES REXHA, e cila shprehu falënderimet dhe respektin e veçantë për z. Feriz Hoti dhe i është mirënjohës gjithnjë.