Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
TV DUKAGJINI (Debat Plus)
Në vend të debatit me Hoxhë Shefqet Krasniqi
Në TV Dukagjini (Emisioni Debat Plus), Hoxhë Shefqet Krasniqi përballë penalistëve duke folur për aktualitetin në dritën e besimit fetar (Islam) në Kosovë, bëri një rrëshqitje të njohur për ne, që, nëpër rrjedhën historike të besimit thuajse ka qenë “rregull”, që ndaj besimit katolik të bëhen disa “vija të kuqe”(sic!).
Duke folur për Heroin e Kosovës, Adem Jashari, hoxhë Shefqet Krasniqi foli kuturu, që, sipas tij nuk paska të drejtë ata të besimit katalik të urojnë parajsën (lexo: xhenetin-nënvizimi im s.k.), sepse janë të besimit tjetër e jo myslimanë(sic!).
Kjo, fund e krye, nuk ka kurrfarë kuptimi dhe është skenar i vjetër i boshtit pansllavist i gatuar me shekuj në Moskë, Beograd dhe Athinë kundër kombit shqiptar me motivet djallëzore për përqarje benda kombit shqiptar në Ballkan.
Hoxhë Shefqet Krasniqi, edhe xhamia, edhe kisha në dritën e besimeve (myslimanë dhe katalikë)e kanë të ddrejtën ë nderojnë Heroin e Kosovës, Adem Jashari, e kanë të drejtën e barabartë kombëtare shqiptare për uratën për parajsën për Komnadantin Legjendar të Lirisë së Kosovës…!
Hoxhë Shefqet Krasniqi, mos harroni se Zoti di shqip…!
Çikago, 17 mars të motit 2020