Pershendetje miqte e mi. Urimet me te mira per Ju dhe familjet Tuaja. Me kerkesen e disa miqve te mi banore nga Krahina e Bendes po hedh ne vargje aktin e guximshem të Klodian Elqenit, i cili dje na beri krenar te gjitheve. Poetet le te bejne vargje te bukura per Te dhe te tjere une po percjell disa vargje te thjeshta, per te plotesuar deshiren Tuaj.
Hysen Hysa
HEROI I GJALLË
Nje makine ec me shpejtesi
Jeta e njerzve eshte rrezikuar
Po Klodiani smund te rri
Mbi makine ka fluturuar
Kohe te mendoje nuk ka
Ceshte kjo makine papritur
Si rrufe eshte leshuar
Mbi shoferin e coroditur
Jeten e Tije ka rrezikuar
Jeten e te tjereve per te shpetuar
Lum Prinderit cdjale kane rrite
Klodiani sot ka merite
Gjesti Juaj na ben krenar
Ja kush eshte shpirti shqiptar
Gjithkush tashme te ka mik
Heroi i gjalle ne publik
Lajmi bujshem mori dhene
Akti Juaj nuk eshte pak
Keqberesit te cakorduar
Ju pergjigje flake per flake
Sot veprove si Hero
Gjithkush Ty te respekto
E jep lajmin Bi Bi Si ja
Vlerson djalin nga Shqiperia
Te lumte djale na krenove
Me trimeri qe sot tregove
Fluturove si askushi
Si mbi tankun Vojo Kushi
Akti heroik i Klodianit
Te falenderoi gjithkush
Ja cfare djali ka rrit Nana
Shpirtin tend flake e prush
E vlersoi gjithe Tirana
Akti Juaj ka bere buje
Tirana sduron rremuje
Per Gjestin qe ke treguar
Autoritetet te kane vlersuar
Te pyet dikush nga Ckrahine je
Gjithe Shqiperia te jep te fala
Ska rendesi the jam shqiptar
Jam nga ishte Arjan Sala
Po cfare emri ka Krahina
Thuaje o burre i dheut
Vij nga Krahine e Bendes
Ish mburoje e Skenderbeut
Jane Krenare Bijte e Bendes
Trimerine kane ne gjak
Bie deshmore Ibrahim Basha
Perballe krimit ne Lazarat
Arjan Sala nuk harrohet
Bie Deshmor po shpeton Jete
Pergjithmone do kujtohet
Porsi Engjell Trim me flete
Shkelzen Tafa tjeter Trim
Le ta themi te verteten
Ndonse nuk ishte me sherbim
Dy veteve ju shpeton Jeten
Me Ju Bij krenohet Benda
Flake nga jashte e zjarr nga brenda
Per veprimin tend Klodian
Te thone Trim e te quajne azgan
Vijne komente nga cdo Ane
Te thone Bravo je Luan
Te nisin urime plot
Te begatofte i Madhi Zot
Jam mesues ne prag te pensionit. I kerkoj ndjese Klodianit per ndonje varg qe ndoshta i duket i manget apo i ekzagjeruar. I uroj shendet e emer sa me te gjate se kemi nevojë per Heronj te gjalle qe te keqes i bejne balle. Ja kjo eshte Rinia ndaj do behet Shqiperia.
Dërgoi për publikim, Flora Agolli, poete
Klodjani është, hero i gjallë, më i fundit i Bendës! Krenohet familja me Të, Vilza, Benda, kombi, për aktin human e tepër të guximshëm të tij! Krahina jonë është djepi i patriotizmit dhe atdhedashurisë! Fjalët më të mira edhe për autorin e poezisë, profesorin e nderuar Hysen Hysa, për vargjet e kushtuara Klodjanit! Hyseni si vlerë, përçon vlera! Faleminderit Florës për postimin, dhe Fjalës së Lirë për publikimin! Rrugëtim të mbarë në jetë, Klodjanit!
Klodiani eshte as me pak e as me shume, nje hero i koheve moderne…
Ata te koheve te shkuara ndoshta mbanin shpate e mburoje, por ai nuk pati nevoje as per keto.
Te gjithe njerezit do vdesin nje dite, por e rendesishme eshte çfare ben perpara se te ikesh…
Komentet janë mbyllur.