Hellenizmi nuk ka qenë kurrë një “komb”, por ideologji, dhe ideologjia është në radhë të parë një ide

0
877

Edmond Petraj, në FB, 30 korrik 2018 ·

SIPAS DISA HISTORIANEVE.

Rrënimi nuk kishte të ndalur në Perandorinë Bizantine, deri në përfundimin e saj, me 19 maj 1453, por ne po kthehemi edhe njëherë në shkrimin tim “Epiri, toskëria e vjetër”, në të cilin shkruhej: “Një mijë e pesëqind vjet pas Pirro Burrit, Epiri shkëlqeu me Mihal Ëngjëlli, Komneni, i cili ishte guvernator i Temës së Pelloponezit” dhe sundoi prej vitit 1204 e deri në vitin 1215. Ai “bëri çmos për t`i dhënë kombit të vet një shtet, prandaj shkoi në Nikopojë të shpallë veten e tij Despot të Epirit dhe krijoi Despotatin e Epirit, një shtet i fuqishëm, që kishte kryeqytet Artën. Gjatë 1500 vjetëve nuk është dëgjuar askund për Helladën. Kjo është koha kur është shpallur Despotati i Epirit, më 1204 dhe nuk ka pasur të vjetër.”

Despotati i Epirit e kanë sunduar despotët e Epirit: Teodori, 1215-1224; Mihali II, 1237-1271; Niqifori, 1271-1296; dhe Thomai 1296-1318. Në këtë vit përfundon edhe Despotati i Epirit. Këtë na e dëshmon lista e J.J. Norwich.

Pra, nuk ka qenë prezente “Greqia”, aq më pak me kufinjtë që ka sot dhe aq më tepër se ka qenë gënjeshtër e gënjeshtarëve të “helladës”, të nxitur nga mashtrimet e shkruesve, edhe prej atyre që quhen sot “shkencëtarë” nga bota. Në qoftë se duhet të huajt të quajnë këtë shtet si shtet “Grek”, atëherë le të ngjallen e të shohin edhe njëherë si i kanë shkepur nëpër tërë botën gënjeshtrat e veta, që po ua njerrin sytë.

Atëherë do të kenë patur “arsye” gjermanët t`i quajnë “grekët” kështu, sepse ata e kanë patur mundësi të gënjejnë veten me ideologjinë e “hellenëve” e t’a bëjnë “komb”. Hellenizmi nuk ka qenë kurrë një “komb”, por ideologji, dhe ideologjia është në radhë të parë një ide, e cila e dërgon popullatën e mashtruar në racizëm, në vrasje të mëdha të atyre që ia nxjerrin cuklat pak nga pak mashtrimeve. Dhe, kjo i referohet një gjendjeje abstrakte, jo konkrete, jo objektive, që nuk mund të quhet “komb”.

“Grekët”, që kanë dalur kështu prej dorësh, kanë mundësi të gënjejnë mija herë e të tradhëtojnë, pasi tradhëtinë e kanë futur në gjak. Dhe, kështu kanë të drejtë edhe gjermanët të tradhëtohen prej tradhëtisë së “grekëve” apo “helenëve”, përderisa ata e tradhëtuan perandorinë Bizantine me topa të mëdhenj, prandaj atëherë ia kanë hapur ketë shteg të këqiave që vinë një nga një, sa të përkahin serbët, serpentët, surbit, sorbit, kashkait, sllavët, rusët, bullgarët, e bullgaro-mekedonët etj. etj. Helenizmi nuk është një entitet etnik dhe as identitet kombëtar, por është ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë tjera në grekë, dhe prandaj njerëzit e tillë u quajtën helenë, ndërsa filozofia: heleniste. Nuk ka asnjë hartë antike, por edhe as mesjetare, që mund të tregojë emrin Greqi, dhe në shek. XVII-XIX u përdorën termat Greqia antike dhe moderne. Prandaj, thënë qartë, nën petkun e ideologjisë helene (për të bërë këtë lidhje antike-moderne) u ngrit një komb dhe shtet artificial (prej VLLEHEVE të asimiluar etj.) me emrin e quajtur Greqi.

Shqiptarët ortodoksë quhen automatikisht grekë, pavarësisht se s’dinë asnjë fjalë greqisht“. Kështu, po e përmbledhin në radhë të parë se popullsia shqiptaro-vllehe, në vitin 1828 e mbërrinte kulmin. Ishte popullsia zyrtare e shtetit „grek“. Ky shtet i përvetësoi popullsinë shqiptaro-vllaho-sllave të Thesalisë, Epirit dhe Maqedonisë në vitin 1912, kështu që numri i tyre arriti në 2.500.000 banorë. Në vitin 1923 ajo mori popullatën shqiptare të Turqisë dhe numri i tyre arriti 3.600.000 banorë.

Po ndalem edhe njëherë në artikullin gazetaresk të Matern Böselager (ju lexoni: Bëzenlager), sipas të dhënave e thenieve të redaktorit Berthold Seewald, i cili thotë se perandoria Bizantine, e cila e quante veten si “perandori romake e lindjes”, prej themelimit dhe të marrjes së Kostantinopolit nga Turqit (qyeti i quajtur kështu për nderë të Konstastinit të Madh; “polis”, do të thotë “qyteti”, sipas gjuhës pellazgo-fenikase, të cilën autorët dhe perëndimi e quajnë “gjuhë greke”!), më 19 maj 1453, e ka zgjatur përmbi njëmijë vite.

Dhe, mbi qindra vite, kultura bizantine në të gjitha pikat dhe për gjithçka, është harruar, çka bota perëndimore nuk e kishte para vetes, sepse bota perëndimore nuk e kishte as edhe një shtëpi me tokë të fortë si pallatet e Stambollit, atëherë Kostantinopolit, për ne-Kostantinopojës, që kishte mundësi në atë kohë t’i ndërtonte dhe t’i mbante, pra në shekullin e gjashtë, kur është ndarë nga perandoria Romake, sepse në Angli, pas tërheqjes së romakëve, pas treqint vjetëve, e kanë harruar si mund të përdornin rrotovilën apo toçilen e bizantinëve, përderisa e përgadisnin mëndafshim. Pra “grekët” e sotëm nuk janë “grekët” e vjetër.

Greqia ishte shpallur si një shtet homogjen dhe etnik. Edhe këtë nuk e lejonin të gjitha normat kombëtare dhe kështu bënte çmos në “zhdukjen e etnive të tjera” që ekzistonin brenda kufijve të saj, dhe më gjërë, sepse të gjithë ishin ortodoksë dhe midis tyre kishte pak të besimit tjetër islamik. Në të vërtetë, nuk ka pasur aspak komb “grek”, por “shteti” i tyre ka qenë produkt i fuqive të mëdha.

Termi helen përdoret për të gjithë ata që e refuzojnë etninë e tyre dhe e marrin atë false helene… Grekërit modernë kanë braktisur realitetitin dhe jetojnë në botën ideale. Helenizmi nuk ka lidhje me etninë, por me një ideal, me një imazh perfekt… Kjo është ideologjia e parë që ka krijuar një komb në historinë botërare”… Kemi një “komb” me filosofi idealiste. “Të mos dish t’i vlerësosh vlerat e vetes, është mëkat po aq i madh sa edhe ta mbivlerësosh veten…”. etj. etj.