Hebrejtë dhe shqiptarët në Çikago kremtojnë 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit

0
596

Më rastin e 70-vjetorit të themelimit dhe të pavarësisë së shtetit të Izraelit, në zyrën e thesarit të qarkut Maria Pappas në Çikago u organizua manifestim i kujtesës historike me përfaqësuesit e institucioneve të hebrenjve dhe të SHSHA-së.

Në këtë përvjetor historik të shtetit të Izraelit, presidenti dhe kryeministri para popullit izraelit dhe opinionit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për paqe me popullin palestinez dhe Lindja e Mesme mos të jetë bombë e kurdisur që tash e 70 vjetë janë vrarë e përgjakur të dy popujt izraelitet dhe palestinezët. Shteti i Izraelit është në tokën e vet dhe kërkon që populli palestinezë të jetojë i lirë në hisen që ia caktoi në këtë pjesë të Lindjes së Mesme faktori ndërkombëtar. Ka ardhur koha për marrëveshjen e paqes në mes të dy popujve thuhet nga manifestimi i pavarësisë në Izrael dhe në Amerikë.

Në manifestimin e sotëm të kremtimit të pavarësisë së shtetit të Izraelit në Çikago, ishin të pranishëm udhëhqja e SHSHA-së Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica, të cilët tash sa kohë kanë thelluar bashkëpunimin me popullin hebrejë dhe Odën Ekonomike Izrael-Amerikë.

Daniel Shure, këshilltar i lartë në këtë institucion ekonomiko-financiar dhe të biznesit, me një fjalë rasti foli për marrëdhëniet në mes të dy popujve të hebrenjve dhe shqiptarëve, që në historinë e tyre të shumëvuajtur kanë të përbashkët qëndresën dhe luftën e drejtë për liri dhe pavarësi në hapësirën e vet etnike.

Në Çikago nuk kemi ditur asgjë për popullin shqiptar në Ballkan dhe mik i sinqertë i shtetit dhe popullit të Izraelit,theksoi në paraqitjen e tij Daniel Shure. Para sa vitesh po në këto zyre të thesarit të qarkut në Çikago,miku ynë shqiptar Mahmut Skenderi nga hapësira etnike në Maqedoni dhe tash e dyzetë vjetë në Çikago, erdhi dhe na u prezentua si shqiptaro-amerikan dhe para nesh shpaloj analet historike se si ky popull mik në Kosovë dhe Shqipëri shpëtoi 3000 hebrejë para asgjësimit nga dora vrastare dhe shfarosëse e Nazi-fashizimit, u tha në takim hebrenjve Daniel Shure.

Po këta dy miq dhe bashkëpunëtor të Odës Ekonomike Izrael-Amerikë, Mahmut Skenderi dhe Skender Karaçica,në mundësuan me matrialet arkivore-historike nga Prishtina dhe Tirana që të mësojmë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare në kohën kur edhe ata vetë ishin të rrezikuar nga makineria fashiste e Hitlerit në këtë pjesë të Evropës, tha në fjalën e tij Dan Shure.

Kur mësuam për këtë fakt historik dhe për shpirtin humanë të popullit shqiptar që pranoi dhe shpëtoi popullin tonë hebrejë, atëherë në nismën e dy miqëve tanë në Çikago organizuam Konferencën Ekonomike për Investime në Kosovë me pjesëmarrjen e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga si dhe pritja e ish presidentit të Shqipërisë z.Bujar Nishani. Ne jemi të interesuar që ky bashkëpunim të thellohet më tej më t ë dyja shtetet Kosovën dhe Shqipërinë, ndonëse me projektet që kemi para vetës atje qëndrojnë resurset njerëzore dhe të pasurive natyrore për klimën e mirë për investime, theksoi ndër të tjera Daniel Shure.

Në fund të manifestimit në Çikago, zyra e thesarit Maria Pappas për të pranishmit i nderoi me Certifikatën e nderit për angazhimet dedikuar Komunitetit Hebreiko-Amerikanë në mesin e tyre udhëheqësit e SHSHA-së Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]