HASHIMI PRESIDENT – E KEQJA E MADHE E KOSOVËS

0
471
Hashim Thaçi

IDRIZ ZEQIRAJ

Për gjendjen e rëndë, deri në katrahurë, të Kosovës, LDK-ja vazhdon të kryqëzohet. Janë dy akuza, sa të rënda, aq edhe të bazuara:

1) Zgjedhja e Hashim Thaçit president; dhe
2) Demarkimi i kufirit, humbës i territorit, me Malin e Zi.

Deputeti i “Nisma”, Milaim Zeka, akuzoi LDK-në se e bëri – Hashimin president -, edhepse e dinte se ai ka qenë dhe mbetet e keqja e madhe e Kosovës. Dhe, kjo, thjeshtë, për karrierizmin e sëmurë dhe të pacipshëm të Isa Mustafës dhe të kanit të tij.

Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, aktiv në replikime, u kundër-përgjigj. Por, kundërshtia e tij ishte e vakët, e dobët, hiçe, sepse “faktet kokëforta”, siç thoshte rusi Lenin, janë aq të bollshme, sa e demantojnë Gecajn bindshëm, pa lënë vend për një kundër-përgjigje të Zekajt. Mësuesi im, i lëndës “Stili dhe redaktimi në gazetë”, në Univesitetin e Tiranës, Dritëro Agolli, na mësonte: “Kur të mungon fakti, mos fillo shkrimin”. Kjo këshillë i mungoi polemistit Gecaj.

Hashimi president, është produkt ekskluziv i LDK-së, përkatësisht, i Isa Mustafës dhe i klanit të tij. Angazhimi i këtij klani ka qenë aq përkushtiv, sa janë gajasur së qeshuri, deri në mbajtje barku, të gjithë shqiptarët. Madje, më së shumti PDK-ja e Hashimit, sepse ajo e njihte mallin e vet, Hashim, si përçarës e sabotues i luftës; si i dyshuar bazik i konspirimit me shërbimt e huaja, përfshi edhe Serbinë, me ndërmjetësim. Rrjedhimisht, Hashimi nuk plotësonte kushtet bazë të Kushtetutës:

1) Unitetin e popullit; dhe
2) Mungesën e besnikërinë ndaj Atdheut, sepse dyshohej për “hafillëk”, spiunim, në llogari të shteteve armike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte marrë një gjysmë aprovimi, madje, në një rreth të ngushtë, për të biseduar mundësinë e një koalicioni me bandën e PDK-së! Vetëm kaq. Duke abuzuar me këtë OK-ej bisedimi, kryetari Isë abuzoi skajshëm, prapa shpinës të partisë dhe, në konspiracion, vendosi:

“Unë kryeministër, Hashimi president!!

Kundërshtia totale e anëtarësisë të LDK-së dhe e shumësisë të strukturave të partisë, polarizoi LDK-në. Angazhimi enormë i kryetarit Isë, me klanin e tij, për bërjen e – Hashimit president -, e komodoi PDK-në, duke e siguruar atë se kjo punë mbaroi. Dhe, ashtu ndodhi!

Në mesin e klanistëve për – Hashimin president -, shquhej zëdhënësi-këshilltar i Isës, Bajram Gecaj. Madje, arriti aq larg, sa kërcënoi kundërshtuesit bashkëpartiak, se “do të përballën me pasoja, deri me përjashtim nga LDK-ja!!!”

Ishte sa shokuese, aq edhe cinike, të kërkosh nga Adem Salihaj votën për – Hashimin president -, ku ai ishte shenjëstruar me plumb nga spiuni i Serbisë, anëtar i SHIK-ut, të krijuar nga Hashimi, përcjellës i Hashimit me shokë, nga Maqedonia në Kosovë, me lejen e Serbisë, në kohë lufte, tashmë, i dënuar për vrasje politike, Fahredin Gashi! Pse vinte Hashimi, “rrallë e për mall”, në Kosovë? Pëgjigja është e faktuar: Për ta dajakosur Gjergj Dedajn me kolegët deputetë; për ta arrestuar, burgosur dhe përgjakur me dajak, kryetarin e LDK-së në Malishvë, Jakup Kastratin dhe veprimtarin e zëshëm të luftës Cen Deskun; për t`i instruktuar bandat e tij, të cilat vepronin nën maskën e “UÇK-së”, për të ekzekutuar FARK-istët dhe LDK-istët.

E rëndë është për komandantin e shquar të Kosharës dje, deputetin e sotëm të Parlametit të Kosovës, Anton Quni, ta votojë – Hashimin president -, ngaqë nga SHIK-u i tij, ishin vrarë kolegët e tij, komandantë të FARK-ut!

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Vjosë Osmani, favoritja absolute e elektoratit të LDK-së, e tmerruar nga vendosmëria e kryetarit Isë, me rrethin vicioz, të ngushtë, të tij, për ta bërë, madje, me çdo çmim, – Hashimin president -, mori arratinë, kaloi detra dhe oqeane, deri në Australinë e largët, për të qenë sa më larg vendimeve dhe veprimeve skandaloze, të katës së çoroditur partiake, nën komandën tipike moniste të Isa Mustafës e, pse jo, edhe të SHIK-ut vrastar.

Ndodhi edhe kjo: – Hashimi president -, me votat vendimtare të deputetëve të LDK-së, nën presionin dhe shantazhin tipik komunist të kreut të partisë! Porosia-amanet e Presidentit Rugova “mos lejoni Hashimin të ngritet në pushtet, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, u harrua, u shkel, u baltos, pa vrarje ndërgjegjeje e pacipshëm, nga vet krijesa e Tij, LDK-ja!!! Aq më turpshëm, kur është provuar dhe dëshmuar se, vërtet, Hashimi ishte i rrezikshëm për Kosovën, pasi ishte në konspiracion, në dëm të Kosovës, me shtetet fqinjë, me Serbinë dhe Malin e Zi.

Edhe aleatët e akzojnë Hashimin për krime

I zëshëm është bërë deputeti i “Nisma”, Milaim Zeka, në denoncimet e krimeve të Hashimit, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë. Pesë vjet më parë, në banesën time, në Mynih, erdhen për një intervistë, redaktorja e RTV Shqiptar, Tefta Radi dhe kameromani Agim Kuri. U hap dhe tema e luftës së Kosovës. U thashë se RTV Shqiptar, Tirana e zyrtarëve social-komunistë, përgjatë luftës në Kosovë, ishte në një linjë me Beogradin, në përçarjen shqiptare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës akuzonin vetëm Fatos Nanon, për bashkëpunim konspirativ e përçarës të shqiptarëve, qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Mergatë. E vërteta është se Nano, duke i njohur çfarë halabakësh janë krerët e LPK-së në Mërgatë, u distancua dhe i braktisi. Por, ishte Presidenti Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Ilir Meta, Fatos Klosi, me lukuninë e tyre, të cilët përçanë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës, duke e sabotuar luftën, deri në dështim.

Presidenti Mejdani priti në selinë e tij tre përfaqësues të familjeve të dëshmorëve: Rifat Jasharin, Ramiz Lladrovcin dhe një i tretë nga Suhareka, aktualisht, nuk më kujtohet emri i tij. Nismë e mbarim anatemonin LDK-në dhe Ibrahim Rugovën. E harruan fare Serbinë armike. Rifat Jashari, i shokuar nga ato që dëgjonte, heshti, duke thënë “lë të flasin këta djemtë!” Dhe, president zeza, i kënaqur me bashkëbiseduesit, për asnjë rast e çast, nuk i qortoi lugetërit enveristë, për përrallisjet e tyre monstrume, duke shkelur edhe mbi gjakun e njerëzve të tyre, dëshmorë të lirisë!

U thashë punonjësve të RTV Shqiptar se politika redaktuese në – Redaksinë për Kosovën – , ishte për faqe të zezë, sa falsifikuese e luftës, aq edhe përçarëse e popullit. “Komandantët”, me hapësirë të pa kufizuar, në Televizionin Tuaj, nuk ishin pjesë e luftës, as me pushkë dhe as në drejtim të luftës. Përkundrazi, ishin sabotatorë dhe agjentë të shërbimeve armike.

– Redaktorja Tefta Radi, reagoi se “televizioni ynë ka transmetuar pamje, ku Hashim Thaçi përcillte, nga afër, luftën e UÇK-së në Kosovë”.
– Po, e kam parë atë emision, të përgaditur nga gazetari Milaim Zeka, – ndërhyra unë. E vërteta është se regjistrimi filmik është realizuar 200 km larg Kosovës, pikërisht, në Malet e Martaneshit, në Shqipëri. Janë ushtarët e ushtrimorës ushtarake, në Fullqet të Klosit, rrethi i Matit, nën vartësinë e LPK-së. Ju lutem, merrni atë regjistrim filmik, shkojmë në Malet e Martaneshit dhe unë jua dëshmoj, me lisa e shkurre, ku “luftonin” ushtarët e Hashimit!

Deputeti Milaim Zeka me kot mundohet ta mohojë militimin e tij, veç LPK-së, edhe në PDK-në e Hashimit. Ai di shumë për krimet e shefave të tij dhe ato, fare pak, denoncime që bënë, i ka të sakta. Ai ka qenë kaq i rëndësishëm në rrethin vicioz të “komandantëve” kriminelë, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, sa që shefi i Shtabit të Përjithshëm të “UÇK-së”, Azem Syla, e kërcënonte gazetarin e Shqipërisë, Mero Baze, “ta heq kokën, pse nuk e njeh Milaim Zekën!”

Pra, kontributi i Milaimit, për t`ia sjellur të keqen e madhe Kosovës, – Hashimin president-, është koxha i madh. Falsifikimi i një emisioni televiziv gjatë luftës, nëse ai nuk bartët në librat historike dhe ilustrimet fimike të “luftës”, do të përligjej si propaandë në kushte lufte. Por, e keqja është se falsifikimet e vrazhdëta, aq shumë po përsëritën, sa që kamë filluar t`i besojnë edhe vetë sajuesit e këtyre gënjeshtrave!

Megjithatë, Milaim Zeka, në raste të veçanta, shquhet për sinqeritet. Pjesë e këtij sinqeriteti janë edhe denoncimet e krimeve të “komandantëve” të Hotel “Rogner-it”.

Pas anatemimit të dikurshëm të Presidentit Ibrahim Rugova, gazetari, tani, deputet i “Nisma”, Milaim Zeka, u pendua dhe foli në supërlativë, për politikën e jashtme të Kosovës, duke e vlerësuar kontributin e Rugovës supërior, në raport me “komandantët” e Milaimit. Por, purga, pastrimi shpirtëror i Milaimit është i mangët, kur thotë se “Ibrahim Rugova bëri mijëra gabime në politikën e brendshme të Kosovës. Megjithatë, ai nuk arrinë ta dëshmojë, qoftë edhe një gabim të Dr. Rugovës!

Presidenti Rugova parashikoi shumëçka për të ardhmen e Kosovës, deri edhe faktin se “disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën”. Dhe, fjala ishte për Hashim Thaçin, tani, president, si e keqja e madhe e Kosovës. Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova nuk e paranoi Hashimin për kryeministër, në zgjedhjet e para të pas luftës dhe as koalicionin me PDK-në, në zgjedhjet tjera pasuese. Ja, pra, LDK-ja, në zgjedhjet parafundit, e kishte të gatshme formulën e veprimit me PDK-në, porosinë-amanet të Dr. Rugovës: “Hashimi kurrë kryeministër, Hashimi kurrë president, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!”

I ashpër në akuza për Hashim Thaçin, vazhdon të jetë edhe kuadri i partisë tjetër në koalicion, AAK-së, profesor Muhamet Kelmendi. Ai, zakonisht, është i drejtëpërdrejtë në akuza, madje, për shumësi rastesh. I tillë ka qenë puçi i vrazhdët, deri në rrugaçëri, i Hashimit me grupin e tij, me bërthamë nga Drenica, ndaj Kryesisë së vjetër të LPK-së. Ai ka denoncuar me fakte Hashimin me banditët e tij se, i shtyrë nga agjenturat e shteteve armike të Kosovës, sabotoi organizimin e UÇK-së në formacione ushtarake, duke e dështuar dhe sabotuar edhe luftën në Kosovë. Sipas tij, por edhe të Kryesisë së vjetër të LPK-së, Hashimi e dëgjeneroi misionin e UÇK-së, nuk e futi kurrë në luftë atë dhe, së bashku, me bandën e tij, u sulën në zhvatjen e fondeve, në emër të luftës.

Profesor Kelmendi është i një mendjeje me opionin e përgjithshëm, se Hashim Thaçi është e keqja e madhe e Kosovës. Ai ka sabotuar luftën dhe tani don ta përvehtësojë luftën e të tjerëve; ka abuzuar me fondet për luftën dhe në hajninë zyrtare pas luftës; ka shkelur, në mënyrë të përsëritur, Kushtetutën e vendit; ka bërë marrëveshje konspirative, të dëmshme për Kosovën, që shkojnë deri në tradhti kombëtare.

LDK-ja të distancohet nga abuzuesit në emër të saj

Profesor Muhamet Kelmendi e bënë palë në krime LDK-në, përkrah partisë-bandë, PDK-së, të paktën, për dy çështje kruciale, siç janë:

1) Zgjdhjen e Hashim Thaçit president; dhe

2) Tjetërsimin e territorit të Kosovës, në demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Për këto akuza, ai sjell fakte të bollshme, që e pykojnë LDK-në, duke e bërë të pranojë, në heshtje, krimet, tashmë, të bëra. Prandaj, për t`i lokalizuar e zvetnuar, sado pak, akuzat tejet të rënda, në adresë të LDK-së, nuk duhet heshtur, sepse heshtja është aprovim i fajësisë.

Realisht, palë në zgjedhjen e – Hashimit president – dhe faljen e tokës Malit të Zi, me demarkacionin, poshtë vijës kufitare klasike: Qafë e Çakorrit, Kulla e Zhlebit …, ka qenë kryetari Isa Mustafa me klanin e tij, të cilët i kanë shantazhuar dhe kërcënuar, deri në skajmëri, deputetët LDK-së. Ndërkohë, anëtarësia e tërë dhe pjesa absolute e strukturave vendimmarrëse të LDK-ë, kanë qenë kundër dje dhe sot.

Rrjedhimisht, LDK-ja duhet të distancohet, zyrtarisht dhe publikisht, nga abuzuesit në emër të saj, sepse anëtarësia e saj nuk është palë me krimet në fjalë. Aq më pak, kur dihet se abuzuesit – sundimtarë aktual të LDK-së, nuk e përfaqësojnë LDK-në, sepse kanë vazhduar mandatin e dytë pa debat demokratik; pa konkurrencë zgjedhore; pa votim të fshehtë e demonratik, duke shkelur parimet bazë të demokracisë të mirëfilltë. Pra, janë të emruar të dhunshëm.

Çuditërisht, profesor Muhamet Kelmendi, duke milituar në partinë tjetër bandë-AAK-në, bënë fajësinë fatale, kur akuzon padrejtësisht LDK-në, pse ka votuar Gjykatën Speciale! Specialisti i drejtësisë, ish-deputeti Kelmendi, ka pranuar të bashkëpunojë me një duzinë deputetësh kriminelë shqiptarë, që kanë hapur shumë qindra varre shqiptarësh, duke lënë edhe mijëra fëmijë jetimër, kurrë nuk ka ngritur zërin, për ndëshkimin e këtyre kriminelëve.

Me mohimin e Gjykatës Speciale, si shpresë e vetme, për hetimin e krimeve dhe të kriminelëve, juristi diplomuar, Muhamet Kelmendi, mbon krimin dhe kriminelët edhe sot e gjithë ditën. Kushdo që refuzon, akuzon për krijimin e Specialës, mbron krimet e Millosheviçit, të SHIK-ut dhe të gjitha segmentet tjera të krimit në Kosovë. Të paktën, një mbrojtje e tillë të krimit dhe të kriminelëve, nuk duhet ta bëjnë ata që thirrën në drejtësinë, ata që janë shkolluar për ta bërë drejtësinë.

O, Zot, pse duhet shërbyer padronit, edhe kur ai është i zhytur i tëri në krime?!