IDRIZ ZEQIRAJ
Në historinë më të re të shqiptarëve, Hashim Thaçi nuk ka shoq, për tradhtitë serike, në dëm të Kosovës. Lidhja me ekstremin e majtë, mbeturina të sistemit monist të Hoxhës së Tiranës, pasues të ideologjisë sllavo-ruse, ndihmoi në ngritjen rapide të tij. Si për “koinçidencë”, miqësia me eksponentë të Sigurimit sekret francezë, të njohur për bashkëpunim me UDB-në, i dha shansë dhe mundësi, për të ngritur shkallët e karrierës, madje, qysh në nismë të luftës.
Hashimi nis karrierën me vrasjet politike
1) Në koordinim me Sigurimin Shqiptar, UDB-në serbo-sllave, Sigurimin francez, krijoi Organizatën kriminale e terroriste SHIK, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, duke eliminuar kundërshtarët brenda spektrit politik shqiptar. Është mjaft domëthënëse se përgaditjen e skuadrave ekzekutuese, vrastare, e bëri, pikërisht, në Shqipëri dhe Francë!!
2) Hashimi, me shokë, e dështoi Marrëveshjen e Osllos, duke sabotuar edhe bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të shqiptarëve të Kosovës. Realisht, LPK-ja nuk përbënte asfarë faktori, qoftë politik apo ushtarak. Kryesia e re, me dominim nga klani-bandë i Drenicës, me ndoca kokërra dukagjinas, i bëri puç Kryesisë së vjetër të LPK-së. Disa nga krerët e veprimtarëve të saj, i kidnapoi ngeshëm, si sekretarin organizativ të LPK-së, Behajdin Hallaçin, Ismet Jasharin, i njohur si Komandant Kumanova dhe të tjerë, të cilët ishin përcaktuar për luftën, krahas FARK-ut, i vranë në pusira ose i vunë në prita të policisë serbe, si: Ilir Konushevcin, shef i Emërgjencës të Luftës, për LPK-në; Komandantin e Çetës, Mujë Krasniqin, së bashku me 42 ushtarë; Fehmi Lladrovcin dhe të tjerë. Eliminimet fizike brenda llojit, gjatë luftës, ishte përgaditja e terrenit për pushtetin vetanak.
3) Atentatimet e kundërshtarëve politikë, do të ishin shumë më të përgjakshme. Në bashkëpunim me SHISH-in shqiptar, të kryesuar nga Fatos Klosi dhe presidenti Rexhep Mejdani, me kompani, Hashimi me bandën e LPK-së, hartoi listat e vdekjes. Të paktën, njëra syrësh, është zënë në duar të shefit të SHP të UÇK-së, Bislim Zyrapi, aktualisht, këshilltar politik i presidentit Hashim, madje, i nderuar me dekoratë presidenciale, së fundi! Ekzekutimet nismuan në Shqipëri, bilëz, në kryeqytetin e saj, në Tiranë.
Viktima e parë ishte zëdhënësi i UÇK-së, gazetari profesionist, Ali Ukaj. Vrasësi i supozuar, u shpall “i sëmurë psiqik”. Edhe Hashim Thaçi i arrestuar, “për vrasje në bashkëpunim”, me ndërhyrjen e Xhavit Halitit, i cili i bëri një telefonatë nga Zvicra një gjenerali të Sigurimit shqiptar, u lirua dhe dosja u mbyllë. Ishte vjeshtë “e vitit të mbrapshtë” 1997! Dhe, dosja e vrasjes së parë politike, u mbyll lehtësisht, sikur bëhej fjalë për therjen e një gjeli!
Me radhë, bëhet ekzekutimi zyrtar i Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit; eprorit ushtarak Sadri Ramqaj; dr. Hazir Malaj; Qazim Jakupi dhe Muharrem Tafa, ky i fundit mik i Sali Çekaj dhe kontraktor i pikës ushtrimore ushtarake në Papaj të Tropojës; Rushit Elezi, kontraktor i pikave, (kampeve), stërvitore në Kalimash dhe Kolsh, të Kukësit. Furnizuesit e luftës, Vëllezërit Nikçi… Të gjithë këta, por, edhe të tjerë, u vranë në territorin e Shqipërisë, tre syrësh shtetas shqiptarë, në shërbim të luftës së Kosovës.
4) Dhe, që këtej, Hashimi i dha porosi bandës-skuadrile të vdekjes përshtatjen e burgjeve rurale, kidnapimin, maltretimin, turturimin, deri në vrasje të FARK-istëve dhe të veprimtarëve e kuadrove të Ibrahim Rugovës. Hashimi, personalisht, arrestoi, i burgosi dhe i dajakosi kryetarin e LDK-së të Malishevës, Jakup Kastratin dhe veprimtarin e dëshmuar të luftës, Cen Deskun. Për habinë e botës, Kosova më shumë ka të vrarë nga SHIK-u i Hashimit dhe njësia simotër vrastare “Shqiponjat e Zeza”, kundërshtarë politikë shqiptarë, se sa dëshmorë të luftës!!!
Bartja e krimit vrastar nga Shqipëria në Kosovë, ishte një zhgënjim i madh i popullit, për “komandantët”, të cilët filluan karrierën “luftarake”, me vrasjen e ushtarakëve të FARK-ut dhe të kuadrove të LDK-së. Vritet, prapa shpine, luftëtari Ismet Rrahmani i Açarevës; shefi i QIK, (Qendra Informative e Kosovës), Enver Maloku; plagosja, ne tentativë-vrasje e Akademik Sabri Hamitit, gazetari Shefki Popova, profesori Haki Imeri; vihet në pritë, me spiunim, dhe vritet Akademik Fehmi Agani dhe shumë qindra të tjerë. Hashimi shpërblen spiunin me vënien e emrit të tij autostradës drejt Shkupit.
Paqja e përgjakur e Hashimit
Në 10 ditëshin e parë të lirisë, pikërisht, më 22 qershor 1999, arrestohen kuadrot-luftëtarë të FARK-ut: Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Ramë Idrizaj-Peja dhe asaj nate ekzekutohen në malet e Gjakovës. Dhe, vrasjet serike “në paqe” vazhdojnë me kryetarin e LDK-së të Istogut, avokat Shaban Manaj; atentatimi, me plagosje të rëndë, deri në invalidet karrike, të Fetah Rudit, kuadër i Dr. Rugovës; vrasja e Ekrem Rexhës, alias Komandant “Drini”; oficeri Ilir Selimaj me familje; ekzekutimi i Xhemajl Mustafës, këshilltar politik i Presidentit Rugova; atentatimi i Kosovë dhe Albert Zeqiraj; vrasja e Komandantit të UÇK-së të Rugovës dhe deputet i Parlamentit të Kosovës; vrasja e trefishtë, Komandantit të ShP të UÇK-së të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj, kryeheroit të Betejës fitimtare të Loxhës; sekretarit të Rinisë të Deçanit, Hasan Zemaj dhe studentit Enis Zemaj; Sabahate Tolaj, shefja e Emergjencës të FARK-ut; Isuf Haklaj, oficer i Kosharës dhe hetues në Prokurorinë Speciale; Ukë Bytyçin, komandant i luftës dhe kryetar i komunës të Suharekës; Ismet Rracin, kryetar i komunës të Klinës dhe shumë qindra të tjerë. Vrasja e gazetarëve Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti; plagosjen e kuadrit të LDK-së, Agim Veliu, akademik Sabri Hamitit, luftëtarit Gani Gecit dhe të tjerëve. Vrasjen e Besim Dajakut, truproje e Presidentit Rugova, njëherësh, nip i Shaban Polluzhës.
Hashimi – peng i detyrimeve ndaj agjenturave armike
Kolaborimi, bashkëpunimi me frengun Bernard Kouchner, si i ngarkuar i Sigurimit francez, për t`i heshtur krimet politike dhe ekonomike në Kosovë, Hashim Thaçi mori detyrime për ta boshatisur Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, duke bërë hapin praktik, drejt konsolidimit të pushtetit serb, rrjedhinisht, ndarjen e Kosovës.
Demonstrimet masive të shqiptarëve, Hashim dallaverja i amortizoi, me premtimet hipokrite e boshe, se shqiptarët do të kthehen në vatrat e tyre dhe do të jenë zotër të fateve të tyre, në trojet stërgjyshore. “Bashkimi i Mitrovicës është çështje ditësh apo muajsh”, – mashtronte e gënjente Hashimi. Të gjitha premtimet e shkruara mbi akull, u shkrinë, ranë në ujë dhe largimi i dhunshëm i shqiptarëve vazhdon.
Hashimi, kinse, derdhë “lotë krokodili” për Preshevën, por, e lënë në hashtje Veriun e Mitrovicës. Pra, ishin Hashimi dhe Kadria, të cilët punuan shumë për shuarjen e protestave të shqiptarëve dhe heshtjen e shpërnguljeve masive, grupore dhe individuale, të banorëve vendorë shqiptarë, për t`u lënë vend kolonëve serbë e malazezë, në Veriun e Mitrovicës. Këtë e dëshmon ndërtimi i komplekseve banesore, me investimet e Serbisë.
Serbia e përzënë nga Kosova, nën goditjen e bombave, të hedhur nga avionët *Apaç* të NATO-Paktit, tani, në paqe ngulmon të kthehet si hisedare në Kosovë. Pas pushtimit në heshtje të Veriut të Motrovicës, hapi i dytë ishte 6 pikëshi i Baki Munit. Shantazhimi i Serbisë ndaj Hashimit funksionoi “si sahat”. Refuzimi që i bëri – 6 pikëshit – Prof. Fatmir Sejdiu, duke qenë në cilësinë e Presidentit, i kushtoi me shkarkim! – 6 pikëshi – i Baki Munit, jo vetëm që nuk u eterizua, “shkri si fluskë sapuni”, – siç thoshte lëvriçka rrenacake e neveritëse Editë Tahiri, por u betonizua në tokat shqiptare.
Ndërsa, Hashimi, me bandat numerike, të bashkuara, tani, në koalicionin – PAN -, përjashto AKR-në e zvarranikut Pacoll, pas-sabotimit të luftës, në koordinim me agjenturat armike të Kosovës, përgjakjes të Kosovës, gjatë dhe pas luftës, me bandat e SHIK-ut dhe të “Shqiponjave të Zeza”, boshatisjes të Veriut të Mitrovicës nga shqiptarët, tradhtia e radhës është – pranimi i – 6 pikëshit -, fatal për Kosovën, i Baki Munit.
SHIK-u i Hashimit – bombë e kurdisur në LDK-e
“SHIK-un e themeloi Hashim Thaçi*, – deklaron, me gojë dhe shkrim, Kadri Veseli, i ngarkuar nga Hashimi, për ta drejtuar këtë organizatë kriminale, terroriste e fashizoide, e cila ka përgjakur Kosovën, me gjak shqiptarësh, dje, dhe po e bënë Serbinë armike hisedare në Kosovë, sot.
Amëshimi i Presidentit Rugova, një fatalitet kombëtar. SHIK-u dhe karrierizmi i sëmurë i pasuesëve të Dr. Rugovës, solli në pushtet “njeriun e dëmshëm për Kosovën”, – siç e kishte parashikuar Dr. Rugova, kreun aktual të shtetit, Hashim dallaverën. Madje, Ai ia kishte lënë porosi-amanet LDK-së së Tij, se “disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën”. Dhe, fjalën e kishte për kastën aktuale pushtetare, të koalicionuar në PAN, përfshi edhe Pacoll dallaveraxhiun.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin përkujdesur shumë për kurdisjen e bombës-SHIK, brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së e, sidomos, në Kryesinë Qendrore. Realisht, këtë pisllëk kishin provuar ta bënin qysh në gjallje të Dr. Rugovës. Dhe, këtë e hetoi Rugova. Ai arriti ta amortizojë misionin rrënues të argatëve të SHIK-ut, duke anashkaluar Kryesinë. Por, duke e konsultuar fort bazën partiake, përmes kuadrove në Degët, Nëndegët dhe Aktivat e LDK-së.
Mjerisht, krejt të kundërtën do ta bënin pasuesit e Dr. Rugovës. Ata do t`i angazhonin në Kryesinë Qendrore të LDK-së, kryetarët e Degëve, duke i kalaveshur me pushtet të dubluar e shumëfishuar, për të krijuar edhe klanin, rrethin vicioz brenda Kryesisë, duke shkatërruar edhe sistemin zgjedhor demokratik, siç është vota e fshehtë.
Hashimi e vë në ankand territorin e Kosovës
Koalicioni, pothuaj se, konspirativ, i LDK-së me bandën-PDK-e, i dha forcë e hapësirë Hashimit, për marrëveshjet fatale të radhës. Asociacioni, Bashkimi i komunave me shumicë serbe, “Zajednica”, është hiç më pak se bërja e Serbisë hisedare në Kosovë. Serbia e përzënë nga “Apaçët” zhurmues të NATO-s, tani, po fiton në paqe, po kthehet në vendin e krimit, duke e relativizuar, vënë në pikëpyetje edhe integritetin territorial, sovranitetin, pavarësinë, shtetin e Kosovës.
Ishte demonstrimi i përgjakshëm i Lëviyjes Vetëvendosje, si forcë e vetme politike në mbrojtje të Republikës, e cila pengoi, përkohësisht, vulosjen e kësaj tradhtie, sa të hapur, aq edhe fatale për Kosovën.
Asociacioni i komunave serbe, i riaktivizuar, tani, vazhdon të mbetët ankth i shqiptarëve. Dhe, duke qenë Hashimi në krye të bisedimeve, tashmë, me fuqi mbretërore, ankthi, frika për kompromise të dhimbshme, deri në tradhti, po e tmerron Shqiptarinë e kudondodhur. Hashimi duke qenë i shantazhuar nga Serbia, Gjykata Speciale dhe bandat e veta mafioze, në shërbim të agjenturave armike, për krimet e shumëfishta, ndaj shqiptarëve, krime këto të faktuara me varre masive, të djemëve, vajzave dhe të burrave të përzgjedhur, anekënd Kosovës dhe përtej saj.
Demarkacioni, ratifikimi i kufirit me Malin e Zi, duke dhuruar mijëra hektarë tokë të Kosovës, shtetit fqinj, padyshim është një akt i lartë tradhtie, i bërë nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, me lakejt e tyre shpirtshitur. Që të gjithë të shantazhuar, për krimet politike dhe ekonomike faktike të tyre.
Marrëveshjen konspirative e kishte nënshkruar Hashimi, në cilësinë e kryeministrit dhe Skënder Hyseni, ministër i brendshëm. Dhe, Isa Mustafa e kishte aprovuar, madje, pa rezerva, duke u çjerrur paushall, në përkrahje të Hashimit, se *Kosova nuk humbë asnjë milimetër tokë!*
Isa Mustafa, duke qenë në krye të LDK-së, edhepse nuk e konsultoi partinë, fajësia dhe tradhtia u vulosën, së bashku, sepse LDK-ja, përkatësisht, Kryesia e saj, e pushtuar dhe e çoroditur nga agjentët e SHIK-ut, brenda saj, amortizoi reagimin e organizuar, kundërshtinë e vendosur. Kryesia duhej të mblidhej asaj dite, të deklarimit fatal të shefit të saj, për të cilin, pararendësi i tij, Fatmir Sejdiu, betohet, hiç më pak, se “pasha fëmijtë e mij, Isa Mustafën e katapultoi SHIK-u në krye të LDK-së”, dhe të kërkonte sqarim e llogari për matjet absurde milimetrike!?
Dhe, nëse kryetari i dhunshëm, vazhdues i mandatit të dytë, pa hyrë në votim konkurues dhe pa votim të fshehtë demokratik, nuk do ta dëshmonte matjen e tij kufitare, ta largonte nga kreu i LDK-së, ndërsa largimi nga partia ishte i panevojshëm, sepse ai nuk ka qenë kurrë anëtar i saj. Mosdistancimi i LDK-së, nga *kryetari* i saj i kontrabanduar, i ka kushtuar dhe vazhdon t`i kushtojë shumë partisë, dikur, zëmadhe të Presidentit Rugova.
Skandaloze! Pse duhet besuar, i dëshmuari për tradhti?!?
Demarkacioni, ratifikimi, shënimi i vijës kufitare me Malin e ZI, me ç`rast Kosova humbi mijëra hektarë nga territori i saj, ishte tradhtia e pestë me radhë, që Hashim Thaçi ia bën Kosovës, përgjatë dy dekadave të fundit. Tradhtinë e tij dhe heshtjen tonë të turpshme, nuk besoj ta kishte toleruar ndonjë popull tjetër, të paktën në Kontinentin tonë!!!
Është skajmërisht skandaloze se, pas pesë tradhtive të provuara, të Hashim dallaverës, në kurriz të popullit të Kosovës, ta presësh, në qetësi, edhe tradhëtinë e gjashtë, siç bëhet fjalë për “korrigjim kufijësh”, “shkëmbim territorësh”, brenda tokave shqiptare! Edhe çfarë duhet të ndodhë, për t`u zgjuar ky popull mjeran, turpshëm, i përtokur.
Gjumoni shqiptarë, gjumoni! “Komandantët” të gatshëm për tradhtira të reja. E, pse jo, edhe për përgjakjen e sërishme të shqiptarëve të pambrojtur!