Hashimi gjithkah, apo kush po i “blen” e shet lirë viktimat e dëshmitarët?

0
417
Hashimi me shokë
Sinan Kastrati
Sinan Kastrati

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Hashimi, në dasma, darka, dreka e deka dhe dëshmitarët…
1. Kush po i “blen” dhe a po shiten lirë viktimat e dëshmitarët?
2. Hashimi në Turjakë te Ekrem Qazimi
3. Hashimi në Dasmë në Damanek te ”Dylberi” e ”Ylberi”
4. Hashimi në darkë në Bubël, te Ahmet Rrahmani
5. Isni Kilaj, sekseri i Hashimit
6. Hashimit i mbeti sharra në gozhdë në Drenicë
7. Dyert e Familjes Jashari, janë të mbyllura për Hasimin.
8. Monografia e Hashim Thaçit?

Turjaka

“Prap iu ktheva Hashimit se kish faqe më të hijshme se faqe si ai nuk ka dhe derisa po shkruaja mu kujtua znj. Kimete Berisha kur fliste për një ”plak” që i ”besonte” Hashimit. Ajo i thonte ”I kishe faqet e mira me të rreh…” e RTK jepte një program, nga ”Arkivi” i vitit 1979, për mungesën e ujit, ”Hasi i Thatë”, mungesa e ujit.

O Zot, thashë: – Atëherë kishte mungesë të ujit vetëm në Has, dhe vetëm në Dimër e tash, pa ujë dhe pas ”çlirimit”, krejt Kosova ka mungesë të ujit…

Edhe ata kishin pritur më shumë pas ”çlirimit”, nga partizanët e Titos.
Eh, Kosova ishte ”çlirua” disa herë, nga pushtuesit gjermanë, italianë e tash nga ”sllavët”.

Po e filloj.

Mbrëmë derisa shikoja një program televiziv e shfletoja disa portale, fryma m’u ndal kur lexova se në një aksident që ndodhi në Runik të Skenderajt, ia mori jetën Faik Imerajt nga fshati Pemishtë të po kësaj komune. Dhe vazhdova të lexoj, nga friga se mos është vëlli i Haki Imerit: ”Historia e Imerajt është e trishtë. Atij gjatë luftës serbët ia vranë nënën dhe djalin 2 vjeçar.

Sigurisht se më erdhi keq. Sa gjynah, thashë me të madhe sa më dëgjuan të gjithë njerëzit që kisha pranë.

– Kush ka vdekur?
– Ka vdekur vëllai i Haki Imerit, dëshmitari i gjallë, i cili burrërisht i tha Hashimit: ”Faik Imeri: Me ty Hashim Thaçi shihemi në Gjykatë Speciale”!

Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit, i vrarë pasluftës në rrethana të pasqaruara, përmes një letre bombë, e paralajmëron Presidentin Thaçi se shumë shpejt do të shihen në Gjykatën Speciale për vrasjen e vëllait të tij. Faiku, përndryshe, thotë se me Thaçin kanë qenë në një klasë, kurse kujdestar e kishin Haki Imerin tashmë të ndjerë”, – shkruante Gazeta Express.

Ibrahim Rugova, Jakup Kastrati dhe autori i këtij shkrimi, Sinan Kastrati, në mes.

1. Kush po i ”blen” dhe a po shiten lirë viktimat e dëshmitarët?

Menjëherë pas ”çlirimit”, Hashimi nuk la fshat të Kosovës, që nuk e shkeli me këmbë. Unë do të përmend vetëm disa nga fshatrat që unë i njoh, prej nga vij edhe unë, krahina e Llapushës me qendër Malishevën.

2. Hashimi në Turjakë

Ai ishte në Turjakë te Ekrem Qazim Banushi, kur Ekremi u (ç)lirua nga burgu. Duhet te ketë qenë viti 2000 ose 2001.

Banush Nuredini, gjyshi i Ekremit tash i ndjerë, nuk i kishte thirrur as njerëzit më me zë të fshatit e burrat me të njohur që kishte Turjaka, vetëm që ”të bâjn llaf shlirë”, por Lil Derguti kishte shkua i paftuar dhe i kishte ”nrru” do fjalë me kushëririn, Banush Nuredinin, apo qysh kish qef ai me i thënë: Banush Marka sepse Qazimi, baba i Ekremit e djali i Banushit punonte në Gjermani. Ekremi është nga Mahalla e Vogël, ose ”Mahalla e Hoxhës”, lagje e Turjakës.

Jakup Kastrati, ish-kryetar i LDK-së dhe i Komunës së Malishevës me Wiliam Walker.

Po Ekremi kush është?

Ekremi, ishte një djalë i vogël dhe i dëgjueshëm. Më duket se po e shoh kur unë punoja si mësues e luaja futboll, Ekremi, Milaimi, Derguti, Faiku e … Shaipi, të gjithë nga Mahalla e Vogël, disa edhe ish nxënës të mi, i doja shumë dhe kisha simpati për ta. I tillë është edhe tash, burrë i mirë. Ekremi u bë ndër djemtë më të zotët në kohën kur u burgos. Më vonë, kur Fatmiri, artaki i Hashimit ndahen, Ekremi i ndjejti besnik Fatmir Limës. Tash është Sekretar i Përgjithëm i Ministrise Arsimit në Prishtinë.

3. Hashimi në Dasmë në Damanek

Dylberi e Ylberi

Hashimi, pakëz më vonë, pas ”çlirimit” do të shkonte në Damanek, fshat fqinj i Turjakës.

Aty konakun e zgjodhi te Amrush Zymeri, familjen e Sylë Januzve, kur një nga antarët e kësaj familje martohej… Edhe këtu paska pasur një ushtar (”penduar”), Ylberi, tash skulptor, që thuhet se e paska gjetur ”një qyp me lira”. Ylberi ne kohë të ”luftës” ishte komandant ”i policisë ushtarake”…

Dylberi po martohej. Tash Dylberi punon në postë. Janë djemt e Rifatit.

Ky është Ylberi, ish komandant policie i ish-policisë ushtarake,
tash skulptor e përfitues i shumë tenderëve.

4. Hashimi në darkë në Bubël

Të fundit dhe me siguri ”zjareti” në ”zjafetin” e fundit i Hashimit është Bubli. Katundin Bubël, është një vrap kali nga Turjaka ime dhe Damaneku.

Aty do të shkonte te Ahmet Rrahmani, vetë i shtati, a teti, sikur ne ”T’shtata te davletit” me mish kingji ”ujë” e musht rrushi.

Ahmet Rrahmanaj, kishte shërbye si polic ushtarak, kur Hashimi ishte ”komesar politik” (drejtor politik).

Aty, Hashimi nuk i kishte harrua as Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, dy ish udhëheqësit e LDK-së nga komuna e Malishevës, që vetë Hashimi, që ishte prezentua si ”Gjarpëri”, ”Sabit Geci” ndonjë ”ftyre” e ”faqe” tjetër i kishte kidnapua pabesisht dhe i kishte mbajtur në burg 30 ditë, tetor, (28) nëntor 1998, në Dragobil.

5. Isni Kilaj, nga Lubizhda, ish nxënësi i Jakupit, sekseri i Hashimit

Ishte sekseri i Hashimit, Isni Kilaj ish krye LDK-isti, ish kryetari i kom. së Malishevës, që kujdesej e nuk e harronte ish mësuesin e biologjisë, Jakupin dhe bashkë partiakun e dikurshëm, demokratin Cen Desku, për me u harrua e kaluemja e me u ”trash miqësia”.

Po pse i bëri gjithë këto udhë Hashimi herë në Bubël, Damanek e Turjakë e herë në Mitrovicë, në ”Mitrovicën Jugore”, kur e ”bashkoi” qytetin e Ibrit, në ”Mitrivicën Veriore” e në Liqenin e Gazivodës…?

Hashimit këto rrugë i pëlqyen dhe pat sukses, prandaj u nis edhe në Drenicë te ”Vëllezërit Geci” që iu kishte hak një plagë … me kominikatën e famshme, nr. 59 kundër Ganiut.

6. Hashimit i mbeti sharra në gozhdë në Drenicë

Dyert e Familjes Jashari, janë të mbyllura për Hasimin.
Aty, Hashimit e kishte fillua, me hile, në Drenicë si duket i mbeti sharra në gozhdë.

Por Hashimi, sikur nuk mori mësime, kur i quan fjalë e selame shumë pleq e djem të heronjëve. Thuhet se Luli, djali i Adem Jasharit i ka hy në zyre Hashimit…

Aty paska ”qillue” edhe Ganiu.
Mandej ia ka mbyll dyert e, dyert e Familjes Jashari në Prekaz

Cen Desku me celular në dorë, ish-kryetar i LDK-së së Komunës së Malishevës,
kur Hashimi zgjidhej kryetar i Kosovës
.

Hashimi te familja Imeri

Por Hashimi nuk u ndal. Ia mësyu familjes së Haki Imerit, te ish mësues i Hashimit, i cili ishte vrarë pabesisht. Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë çështje familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vra familjarin e tyre.

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, në Turiqec të Skënderajt”.

Por “PRESIDENTI THAÇI “LAHET ME 124 PLEQ” – IMER IMERIT SE NUK KA GISHT NË VRASJEN E VËLLAIT TË TIJ

Presidenti i vendit do të bëjë homazhe dhe do ta shpallë dëshmor të kombit, aktivistin e vrarë të LDK-së, Haki Imerin. Për këtë nderim e ka bindur vëllanë e Hakiut, Imerin duke i bërë be, se nuk ka gisht në këtë vrasje. Imer Imeri që e ka akuzuar vazhdimisht Thaçin, thotë se është bindur se Thaçi “nuk ka hak as hile në këtë krim”. Tregon se presidenti i vendit është i gatshëm t’i bëjë be me 124 pleq se është i pastër. Imer Imeri që vazhdimisht e ka akuzuar PDK-në, tash po e akuzon LDK-në, se nuk bëri asgjë për zbulimin e krimit, por vetëm përfitoi vota në emër të tij.

Janë disa pjesë të nxjerra nga disa portale.

Isni Kilaj e Cen Desku, ulur.

Pse po i bënë Hashimi gjithë këto?

Qëllimi i Hashimit është që atë, që nuk e arriti ”gjatë luftës”, që me vëlla-vrasje në mes të shqiptarëve, të fitojë autoritet tash ”fitmën” e ka futur në familje.

Kjo është rruga e vetme, që Hashimi të mbettet në pushtet dhe mendon ai, t’i ikë përgjegjësisë për të gjitha ato vrasje.

Por kjo do të varet nga vetë viktimat dhe familjarët e tyre, që mos t’i tërheqin deklaratat e tyre kundër Hashimit.

Tash edhe ata që dikur, bashkë me Hashimin kishin futur përçarje, shpifje, fitme në Dukagjin e në Drenicë (Në Dukagjin, bashkë me Rexhep Selimin, kundër Kol. Ahmet Krasniqit e Tahir Zemajt), kundër luftëtarëve e udhëheqësve të vërtetë ushtarakë, janë kthye kundër Hashimit, ”Rexhep Selimi: Komunikatën 59 kundër Gani Gecit e ka shkruajtur Hashim Thaçi”…

Hashimit i ka mbetur veç rruga kanunore e ajo tradicionale, që të shkojë në oda e të ”bâj be” me 124 pleq.

– A do t’i shkojë ”kungulli mbi ujë” Hashimit?
– Të shpresojmë se JO!

Gjurmët e mbetura… Ja shkrimi i Zërit të Kosovës, që lajmëronte për arrestimin.

8. Monografia e Hashim Thaçit?

Tash së fundmi Hashimi ka ”shkrua” edhe një libër, ”monografi”?

Dikur, në fillim të viteve të 1970-ta, kur isha nxënës e në fund të viteve 1970-ta, kur përfundova studimet, kishte më pak se 5 monografi, të shkruara nga njerëz të penës e burra të pavdekshëm, si Bajram Curri.

Malmö, 19 janar 2020