HASHIM THAÇI SHERRI I SHERRAVE, DUHET TË SHKARKOHET APO TE IZOLOHET

0
439
Hashim Thaçi - Anton Çuni - gylenistët

Nga Binak MAXHARRAJ

Nuk thonë kot, ai që e ka mizën mbas veshi frigësohet edhe nga vetëvetja nga hija e vet. Kjo i ndodhi sot Presidentit Hashim Thaçi, i cili jo me dëshirën e vet, por me insistimin e ndërkombëtarëve u detyru t]e marrë pjesë në Komisionin hetimor të Parlamentit. për skandalin q]e e krijoj dhe e zbatoi vetë, për deportimin më dhunë të shtetasve turq.

Ai u paraqit në komision i tronditur, i hutuar, me skenar të përkatitur më parë, se si të bëjë show mediatik për t’i ikë të vertetes. Sjellja e tij ne Komision më tepër i gjasonte një rrugaçi se sa një Presidenti, i cili nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të komisionit, i ofendonte anëtaret e komisionit, duke u kacafyte më çdo njerin për t’i ikë të vërtetës, se ai dhe vetem ai qendron prapa skenarit për deportimin e qytetarve turq për në Turqi, i cili ishte skandali i dytë i tij pas tentimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Më këto tentime dhe më këtë pafytyrësi të turpshmë te tij si çdo hërë u trgua si një njeri arrogant, i paedukatë, i pakulturuar dhe më kulturë shumë të ulët.

Ky njeri është shumë i rrezikshëm për sigurin nacionale te vendit, sepse vetem ky i lejoj sigurimcat e Turqisë të vijnë dhe për dritën me diell t’i rrembejnë qytetaret e vetë para syve te publikut. Kuptohët se kjo ishte ba nga policia dha AKI e Kosov ës me urdhnin e tij, bile edhe pa dijën e Kryeministrit Haredinaj, çfarë e ka rreziku sigurin e vendit. Për këtë akt makabër të tij e falenderoi publikisht edhe Presidenti i Turqia Erdogan, që do te thotë se ka egzistu një kordinim i mirë midis tij dhe Presidentit të Turqisë.

Hashim Thaçi si i pa fytyrë qe është, si nje genjeshtarë,si një ngaterrestar në skenen politike në Kosovë, si një President përçarëse, që askush nuk i shkonë pas, por te gjithë e injorojnë, ka mbetë si një qyqe ne folën e vet, është qartë, por thuhet se ujkut të qartur duhet më ju tutë më se shumti. Së kendejmi duhet të bahet çdo gjë qe është e mundëshme, që ky njeri te largohet nga skena politike, te izolohet sa nuk i ka sjellë edhe ndonjë demë të pariparueshëm vendit. Duhet te niset procedura për shkarkimin e tij sa më parë, sepse ky njeri është sheri i sherrave, është shumë i rrezikshëm për vendin.

Është çështje urgjente qe Ambasadoret e KUIN-tit të merren me te tanimë, kur e njohin se çfarë njeriu është dhe ta detyrojnë që të përgjigjet para komisionit hetimor.