Hashim Thaçi dhe të “vegjëlit” e LDK-së ?!

0
1075
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Dita e 26 shkurtit 2016 ku në gjendje të shtetrrethimit u zgjodh presidenti i Kosovës, do të hynë në histori si ditë e zymtë për Kosovën. Po në këtë sallë para shumë vitësh ishte mbajtur tubimi për suprimimin e autonomisë së Kosovës. Delegatët shqiptarë ishin nënshtruar sigurisht një presioni psiqik dhe fizik shumë të madh nga Serbia, për ti ngritur gishtat lartë për përmbysjen e autonimisë. Nuk dua të bëjë këtu asnjë analogji së këto dy ngjarje dallojnë shumë. E përmenda këtu këtë ngjarje politike për një arsye. Atëherë kishim mbi kokë një rexhimin kriminal të Millosheviqit mbi kokë me gjithë makinerinë shfarosëse. Ndërsa në tubimin e mbajtur të 26 shkurtit të këtij viti pikërisht në këtë sallë të kuvendit u bë zgjedhja e presidentit të Kosovës.

Dhe zgjedhja e presidentit në Kosovën se pavarur u mvarë nga Lista Serbe, e dirigjuar nga Beogradi zyrtarë! Shumë është diskutabile së a votuan Lista Serbe për Thaçin apo jo. Më rëndësi për serbet ishte së ia krijuan kuorumin. Nuk është aspak në rregull që minoriteti serb të na përcakton presidentin e Kosovës së pavarur, duke na vu kushte të pa pranueshme politike. Këtu shtrohet edhe pyetja logjike. Së si lejon PDK dhe Hashim Thaçi të zgjedhet president i shumicës shqiptare më vota të një grupazhi të minoritetit serb i mbytur në shovenizmin serbomadh? Zor njeriu të beson së Lista Serbe do të ishte ardhur krejt bllanko, kur ishte momenti më i volitshem politik i tyre për të vu kushte, pas gjithë përqarjës të skenës tonë politike, e cila prodhoj edhe krizën institucionale, tash e një kohë të gjatë.

Edhe Mustafa edhe Thaçi atë ditë dhanë urdhëra që të grumbullohet gjithë ai repart policor, në hapësirat e kuvendit, rreth kuvendit ku mbahej tubimi dhe në çdo kënd të Prishtinës. Shtetrrethimi nuk është ndryshe. A nuk është turp të mbahet një tubim i tillë më shumë i karakterit solemn nën tytat e snajaperistëve? Sigurisht së nuk është ne rregull kur të gjithë jemi vëllezër të një gjaku. Dhuna është përjashtuese në sistetimin pluralist nga kush do që vjen. Jeni bërë zëri i mos arsyes politike. Ju po instaloni me këto veprime sistem tipik autokratik. Ju atë natë besoni apo jo dukeshit si diktarorë që po të kishit shumë takat për tia arritur qëllimeve tuaja politike do të përbysni qdo gjë para veti. Të gjithë komunistat në shpirt e kan dinakërinë, në shpirt e kan urrejtën ndaj të gjithë atyre që marrin guximin ti kundershtojnë.

Unë për vete po mendoj së si është e mundur një përson i tillë aq i pa ditur politikisht me çka e dëshmoj me deklarata dhe veprime si Mustafa të infiltrohët në krye të LDK-së rugoviane? A ka gjë më turp si një përson i tillë të gjendet në krye të një partie shtetëndërtuese dhe më e madhja sa ishte gjallë ideatori i saj presidenti, Rugova? Shumica kanë menduar se nuk është e mundur të katapultohet një përson më qëllime aq të mbrapshta karshi LDK-së dhe karshi Kosovës. Dikush duke lexuar këtë tekst do të thotë vete me vete, pse ky gjithë këtë kritikë po ia ban Mustafës e jo Thaçit. Ne këtë rast pse të kritikohët Hashim Thaçi, kur protagonist i gjithë kësaj maskarade politike është vet Isa Mustafa. Ai zgjodhi rrugën e gabuar kur u fut në koalicion jo të natyrshem më PDK-në. A mos po mendon Mustafa së Thaçi ka ndonje simpati pë te? Sigurisht aspak.

Se në politike shikohën interesat, e këtë punë Thaçi po e bën mire. Mos mendon ky materjalisti Mustafa, së Thaçi do tia din shumë për nder që eshtë bërë president më votat e LDK? As qe e ka ndërmend bile ate punë, dhe sdo ta kishte askush. A dini përse? Sepse Mustafa është ai qe ka kërkuar koalicion më PDK si parti fiuese e zgjedhjeve nacionale. Thaçi tipat si Mustafën nuk i ka as në shpatull të pulës, aq më pak bashkëpunëtoret e tij të cilët publikisht si Hamitin e ka quajtur plagjiatë dhe ai farë akademiku as gek dhe as, mek me bo. Ky farë Beqiri i vogël, Thaçi në foltore i ka thënë mjaftë ti, së je njeriu që për gjithqka në LDK më ke informuar. Po të ishte gjallë presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, sigurisht së skena jonë politike do të ishte shumë më ndryshe…