AV. XHABIR ZEJNUNI
Seç u mlodhën rreth nji sofre,
kryti i shoqnum prej dy kamve,
me e hap shpejt diskutimin,
sofrën kush me drejtue.
Duke ken n’minorancë,
ja nisi kryti me fol i pari,
mu gjithmonë padrejtsi m’asht ba,
tuj mos m’lan me ken i pari.
Ja presin kamt t’dyja njiherash,
fort tuj bërtit e turfullue,
si po ke ftyr me fol mor kry,
kur gjithkund na ty t’kena çue.
Qet e qet ja pret prap kryti,
ju kudo mu m’keni çue,
veç nji gja keni harrue,
se ju pa mu s’kishit me jetue.
Prap n’kam seç u çuen kamtë,
edhe ma fort tuj bubullue,
rri mor kry e mos ban fjalë,
se n’shtjelma na jena tuj t’kcye.
Prep urtësinë e ruajti kryti,
pse gjithmonë ju m’keni shtjelmue,
tuj m’trullos sa keni mujtë,
aq sa edhe rrugën e keni hup.
Veç nji gja dijeni prej meje,
se ju t’keqen ma t’madhe,
t’shkretit TRUP ja keni shkaktue,
t’shkallmum n’tok e keni rrxue.
Ma mir ma veni veshin mue,
edhe fjalën ju mos ma ktheni,
ban’ju ma mirë bashkë me mue,
trupin prej tokës shpejt me e çue.