Harakiri i përdhunimit

0
421
Bekim Rexhepi

Dukej qartë se insativa e PDK-së, nuk qe e vërteta e padisë për gjenocid e krim shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve, e tëra është heqje absolute e vëmendjes nga krimi i brendshëm ekonomik, në Telekomin e Kosovës, ku krimi ka sjellë në buzë të varrit një aset nacional të vendit duke e shkatërruar fare.

nga Bekim Rexhepi

Duket që elita kriminale politike e PDK-së ra nga logjika e mashtrimit publikë sepse nuk qe aq e parapërgatitur për të jetuar gjatë me gënjeshtrën dhe jo seriozitetin e saj në arenën e politikës infantile të saj. Po të kishim një president inteligjent e politikisht të pjekur do ta qortonte rëndë partin e tij nga e cila vije, do ta akuzonte për një lojë të pandershme ndaj fatit të shtetit dhe kombit, por ay nuk ndryshon nga çmenduria e PDK-së. Kjo çmenduri është krejt si pluhuri i imtë që depërton kudo, ajo futet gjithandej hapësirës, madje prek të gjitha neveritjet e saja duke shkaktuar alergji në banalitetet e trashëguara që imponohen si edukatë kriminale.

Le ta konstatojmë pak demin; më mirë do të ishte të shtyhej edhe për kohë të tjera insiativa për një padi ndërkombëtare të gjenocid dhe krim të Serbisë në Kosovës. Madje edhe njëzet vite të tjera, nuk do të ishin më të dëmshme se sa ngutja politike dhe e pamenduar, për një padie ndërkombëtare ndaj Serbisë, siç ka ndodhur dje në kuvendin e Kosovës. Rezoluta dhe fusha e veprimit politik janë dy segmente të ndërlidhura mes vete që obligohen politikisht të hynë një ndërmarrje të re e cila sjellë efekte politike, çoftë edhe për ngritjen e një padi ndërkombëtare në këtë rast. Kjo padi do të duhej të ishte më herët e përfunduar nga ekipet e specializuara dhe vetëm pas një vendimi të qartë të ekspertëve të finalizohej fusha e veprim politik çoftë përmes një rezolute apo edhe me bashkëngjitje të ndërvarur që e bëjnë një veprimi të mundur, i cili mbase do të kishte efekt politik edhe në përcaktimin e parimeve politike që duhet ti ketë politika e shtetit, në marrëveshjet ndërshtetërore apo edhe ndërkombëtare.

Çështja e përdhunimeve seksuale serbe në Kosovë gjatë luftës, nuk mund të zgjidhej kaq lehtë duke e votuar unanimisht një rezolutë fiktive. Paraprakisht ajo kërkon kohë dhe intensivisht punë për të argumentuar me fakte e dokumente mbi ngjarjet. Institucionet para miratimit të rezolutës fiktive pranuan se një sektor i obliguar si instituti për verifikimin e krimeve ka dështuar në mbledhjen dhe për të shënjuar të gjitha faktet dhe dokumentimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë. Mbylla e të ashtuquajturit institutit për verifikimin e krimeve të luftës, nuk mund të jetë shkas politik për të marrë një veprim fiktiv për një rezolutë të ngutshme politike, vetëm për një konsum politik. Është naivitet politik që pas mbylljes se institutit si një organ i cili ka dal i dështuar, të ngritët padi ndërkombëtare pa pasur prova serioze të argumentuara.

Nxjerrja e një “fotoje fejk” (fake), e cila dëmton përfundimisht çdo insiativë serioze të zbardhjes së përdhunimit dhe krimit serb. Ndofta do të duhej që skenari për këtë veprim politik të ishte i thurur ndryshe, edhe sikur të mos kishim fare krime të tilla. E për të përfituar poenë politika çoftë edhe duke stimuluar një ngjarje e tillë, do të duhej të kishte një shfaqje tjetër, më të ndryshme, e më përgatitur, me një lloj misteri çoftë edhe artistik, ashtu siç dimë që serbet bënin në kohë të ndryshme me skenar të tillë kur i veshin serbet me “tirq e plis”, për të kamufluar një ngjarje me pretekst të një konflikti apo krimi të ri ndaj fshatarëve shqiptar.

Dukej qartë se insativa e PDK-së, nuk qe e vërteta e padisë për gjenocid e krim shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve, e tëra është heqje absolute e vëmendjes nga krimi i brendshëm ekonomik, në Telekomin e Kosovës, ku krimi ka sjellë në buzë të varrit një aset nacional të vendit duke e shkatërruar fare. Kontrata e mbi kontrata, vjedhje e mbi vjedhje, punësim e mbi punësime, ligj e mbi ligje për të arritur ne derexheje politike, si kjo e djeshmja qe për të ikur krimit bëhet një tjetër, diku tjetër dhe se më këtë logjikë kriminale synohet të akumulohet serish heshtja dhe përditësimi i avazit të krimit. Telekomi i Kosovës është horizonti i krimit të organizuar në republikën e Kosovës. Këtu mungon drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare, pa u pastrua telekomi i Kosovës nga kriminelët e organizuar republika nuk ka perspektivë.


A e pat krye…?

Flora Brovina, kur i hyni kësaj pune me fotografinë, nuk di a ka pas krye, po përsheshin e ka hangar krejt.

nga Bekim Rexhepi

Dita e djeshme, e sotmja dhe e nesërmja mbase do ta kanë mbi supe një shtihan serb, që kur t’ia njehim njënganjë krimet e përdhunimet që i kanë bë në Kosovë, do të na zgërdhihet dhe mbase do të na e thotë; – “po ku e gjetët këtë, serish në Irak, apo”?. E pasnesërmja do të na e bëjë me të qetë shtihanin, ai do të ndjehet tmerrësisht më rehat me te bamët e tina, pas asaj dite kur Flora Brovina, ja dha “hakun” që e donte e, se priste dot shtihani serbe ti vije kështu me kaq dhuratë. Kur të falë viktima, mos zot ma keq.

Një mesele e i plaku që mbase do ti hije në hak se nuk do ia përmend emrin, por që meseleja e tij i ra pikë në krye kësaj ngjarjes së djeshme të Flora Brovinës, – Ish katër vëllazëri, fort merak në gjueti, kur është një e gjuan n’gjueti, dy a tre rrinë n’shpi. Po kur shkon me gjuajte njëri prej tyre, e heton arushën tek hynë n’ shpellë. Menjëherë shkon e kthehet n’ shpi, e u thotë vëllazërive tjerë se e kam pa arushën në shpellë, hajde ta nxjerrim bashkë, merrni konopët, e thonë hajde nisemi, kur shkojnë në shpellë, ai qe e kish pa arushën u thotë vëllazërive;

– Tash lidhnim edhe më lëshoni poshtë, por kur ta lëviz konopin, zëne se e kam kap arushën, e ngitnim lartë.

Kur e ka lëviz konopin u dal pa krye, ja kish hangar arusha kryet. Vëllazëria që e ngritën lartë kur e pan pa krye u çuditën dhe njëri prej tyre qe e mbante trupin pa krye t’vëllait pyeti;

– me të vet vëllezër, a pat krye ky vëllai kur hyni poshtë n’ shpellë? U stepen e njëri u përgjigj;
– nuk jam i sigurt, nuk e di.
Një tjetër vëlla prej tyre u thotë; – shkojnë n’shpi e ta vesim nënën.

Kur shkuan e po e vesin nënën,
– Nënë a ka pas krye, vëllai kur dolëm prej shpie. Nëna i përgjigjet shkurt pa e ditë se për çfarë po e vesin, u tha;
– nuk e di, po ia kam dhënë një sahan përshesh, e qe besa e ka hangar krejt, nuk di a ka pas krye…

Edhe Flora Brovina, kur i hyni kësaj pune me fotografinë, nuk di a ka pas krye, po përsheshin e ka hangar krejt.

Do të duket enigmatike qëllimi i Brovinës, me foton që e kishte marrë apo u ishte seruar nga “X”- i, për ta shpalosur ne publikë, e sidomos në tempullin e kuvendit të Kosovës, qe mbase nuk i ikën fokusit të mediave. Fotoja kishte dy teh të mprehtë, por që në fakt nuk i dihej dorës, një dorë e pa vendosur dhe se kah do pres më thellë.

Le ta themi se deshi të hakmerrej në këtë formë, pa e ditur mirë të vërtetë e fotos dhe pa e ditur se sa thellë do të presë tehu i saj. Pyetjeve të shumta të këti skandali shtetëror nuk do t ia vejmë edhe për do kohë lakun në kokë, derisa vetë Brovina të mos na e thotë të vërtetën e saj. Kontradiktat e një veprimi po fshehin të vërtetën absolute të qëllimit. Por nuk do ta dimë si në mesele se, a pat krye Brovina?, kur u lëshua në terrin e shpellës me i fotografi, por të gjithë e dimë qe e ka hangar përsheshin, sepse duket i është shijuar mjaftë.

Ndërsa krejt lidhur më këtë, nuk thuhet kot se; varfëria, çka nuk shet.