Zëri.info, 23 SHKURT 2018 • 11 : 10 FOTO: LAURA HASANI
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për kërkesën që e ka për heqjen e raportit të Komisionit të Bulliqit nga pakoja e Demarkacionit, raporton “Zëri.info”.
“Kemi mbërri me ardh me një materie para juve deputetëve, e para ligji që ka ardhur tek ju e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015, Qeveria e vendit të juaj ka formuar një komison që të shihen ato dilema, nuk është i Ramush Hradinaj por i Kosovës”, tha ai.
Haradinaj i akuzoi deputetët e LDK-së duke iu thënë “ku po iu dhemb o vllezër e motra. Çka keni kundër territorit tuaj. Spo iu vjen marre. Marre iu qoftë. Marre iu qoftë. Këtë e keni problem a, po iu pengon që po kërkohet me u kthy guri atje a?”.
“Këtë e keni problem a? Po kërkoni me relativizu raportin. Epo sa të jem unë jo…Kësaj pako nuk i hjek as edhe një shkronjë, sa të jem unë jo. Atëherë lejini qytarët pa viza”, tha ndër të tjera kryeministri Haradinaj.
LEXO EDHE: Hoti i kundërpërgjigjet Haradinajt: Kujdes si po flet me LDK-në, jemi trefish me shumë se AAK
Ai gjithashtu duke u drejtuar deputetëve tha se duhet të ju vi marre ata që nuk e votojnë këtë version.
“Pse po ju pengon ky raport, nëse keni problem kallxoni bre, jo sa të jam unë. Komisioni i Repubikës ka prodhu një raport pse po ju dhem ky raport”, pyeti kryeministri i Kosovës.
Ai me një gjuhë të ashpër shtoi se “Asnjë germ nuk ndryshon, ky version qëndron”./ZERI