Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se shtëpia e tij në fshatin e thellë Viçidol, Tropojë, ka shërbyer si bazë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovës. Berisha tha se ai vetë e kishe lënë ndërtesën në dorë të luftëtarëve gjatë luftës me serbët në vitin 1999.
Por menjëherë pas kësaj deklarate, kanë ardhur edhe reagimet e para që hedhin poshtë pretendimin e Berishës.
Nesim Haradinaj është njëri prej udhëheqësve të luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani. Ai mohon që shtëpia e Berishës të ketë shërbyer si bazë për UÇK-në.
“E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK-së’ është ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB-së: Mustafë Lokaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Pra ajo ‘trofe’ është krenaria jote dhe e familjes suaj të ngushtë”, vijon ai.
“Kjo shtëpi në foto është ish-shtëpia e juaj, por si bazë e UÇK-së ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij Gëzimit”, përfundon Haradinaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
nuk ka as zero rendesi a ka pase apo jo baze ne, Shqiperi UÇK-ja. Lufta dhe gjitheçka e rëndësishme ka qene e stacionuar ne Kosove. Ndersa te gjithë ata te Rognerit apo çfaredo lokacioni tjetër janë rrenca dhe profiter te pamerituar te LIRISË, qe e solli NATO-AMERIKA
Komentet janë mbyllur.