Haradinaj: Jam ushtar i Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës

0
502

retro-ks.net, 30 dhjetor 2018

Jam ushtar i Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës”.

Kështu ka thënë në manifestimin e Ditës së Veteranit kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka folur për Gjykatën Speciale, duke thënë se nuk frikësohet nga ajo nuk duhet të frikësohet asnjë veteran i l uftës së Kosovës.

Sipas tij, nëse e thërrasin edhe vet atë nuk do frikësohet dhe do i përgjigjet ftesës pasi që ai e ka popullin pas vete, siç e kanë të gjithë veteranët e tjerë.

Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se nuk ka pse të frikësohet askush sepse shqiptarët, apo ushtarët e UÇK-së nuk janë ata që kanë v rarë vëllezërit e tyre pas lu ftës, janë ar miqtë ata që e kanë bërë këtë gjë.

Kjo është deklarata e Haradinajt:

“Në traditën tonë nuk e kemi vajtuar asnjëherë njëri-tjetrin por e kemi respektuar dhe kemi ndjekur atë që i ka prirë luftës së lirisë.
Jemi krenar që neve na ka prirë një familje heroike, pra sot shënojmë edhe përvjetorin e sulmit të parë ndaj familjes Jasharit.

Shikoni sa krenare dhe e çmuar është rruga jonë për liri. Nuk ka dilemë se meritor për lirinë është luftëtari, por jo vetëm ai, të gjithë atdhetarët, të gjithë ata që kanë përkrahur përpjekjen tonë për liri janë meritor. Si veteran, i shprehi falënderime ushtrime mike, që po na bëjnë krenar dhe që ushtria jonë po i bashkohet atyre.

Sfida nuk na dobësojnë, kurrë nuk do të na dobësojnë ato që vijnë përballë, na lodhin ato që vijnë anash e pas shpinës, ndërsa ato që na vijnë përball janë të lehta për luftëtarin.

Nuk do lejojmë askënd të shtijë pyka mes ushtarëve dhe t’i dëmtojë ata që rruga për liri i ka lodh e i ka ngarkuar më shumë se të tjerët.

Nga Gjykata Speciale mos u frikësoni, nuk jemi frikësuar para topave, para g ranatave, para Millosheviqit, nuk do frikësohemi as sot. Tregoni nderin shqiptar dhe nderin tonë. Askush nga ne të mos fshehët, të mos mendoj askush që është vetëm. Kudo që kam qenë e kam pasur popullin pas vete, ju kam pasur juve pas vete.
Nëse më thirrin prapë e di që nuk jam vetëm, edhe juve nëse ju thirrin mos u frikësoni nuk jeni vetëm. Nganjëherë humb shpresa, por në fund do jemi krenar.

Unë jam krenar me atë që kam bërë si ushtar i lirisë, si ushtar i Adem Jasharit dhe i Ibrahim Rugovës. Çdo herë na kanë dëmtuar duke na vendosur kundër njëri tjetrit.