Haradin Bala sonte ka dalë në roje të Atdheut

0
790

Fletëza jete

…Nuk kam djalë për të dhanë Ushtrisë së Kosovës(UÇK), por e kam ketë pushkë që e kam ruajt për ketë ditë, ishin fjalët e plakut nga Shala e Bajgorës(Shpalime historike të prof. dr. Muhamet Pirraku).

Haradin (Selman) Bala sot ka dalë në roje të Atdheut. Përseri ka dalë në Grykën e Llapushnikut dhe në vargmalet e Drenicës që të shoh me sytë e Udhën e djelmenisë shqiptare për të mbrojtur Kosovën dhe në kërkim të Lirisë që, nëpër vite ishte ëndrra shekullore e brezave. Sot, Haradin Bala në Drenicë ka dalë në roje të Atdheut, ndonëse e kishte mësuar Oda e burrave në Korroticë dhe kënga e sharkisë e babës Selman me Adil Cenën (Dugollin), që kur i këndonin Kamer Loshit “Nuk e lëshoj Flamurin o shka i shkinës” oda e burrnisë bëhej “shtabi” i Lirisë së Kosovës.

Kushtrimi i maleve në Drenicë dhe thirrja e Adem Jasharit:
Hajdeni vllazën e luftojmë bashkë, Haradin (Selman)Bala mori pushkën dhe u nisë të bashkohet në udhën e madhe të djelmenisë së Drenicës dhe u bënë bashkë me lisat dhe plisat e përgjakur nëpër vite në kërkim të Ditës së Lirisë dhe për Kosovën me njëmijë plagë nga dora vrastare e hasmit.

Këtu është Gryka e Llapushnikut, atje shihen lisat dhe shtrojera e vargmaleve të Drenicës, atje ku do të jetë fushëbeteja dhe qëndresa jonë, u thoshte djelmenisë shqiptare Haradin (Selman)Bala që u nisën bashkë me ballin hapur se ku ka vdekje më të mirë se sa për Lirinë e Kosovës!

Krismat e pushkëve dhe Gryka e Llapushnikut i kishte dalë ballë për ballë hasmit:Këtu nuk keni udhë,këtu nuk keni kah të shkoni, kjo është Toka dhe Dielli i Kosovës o hasëm…! Përseri përgjakët balli i djelmenisë dhe kënga e burrnisë nuk ndalët me testamentin e Kamer Loshit, të Azem e Shotë Galicës, të Ahmet Delisë, të Shaban Palluzhës, të Fazli Grajqevcit… kështu e bënte të fortë gjoksin e Haradin (Selamn) Balës para hasmit serb.


Loading…


Hajdeni vllazën e luftojmë bashkë, ky refren i kushtrimit të Adem Jasharit dhe jehona e maleve në Drenicë,e bënin edhe më fortë ballin e hapur para vdekjes për ketë ditë që e kemi pritur, sikur fliste me lisat dhe plisat Haradin (Selman) Bala në istikamet në malet e Drenicës. Dhe përsëri nuk e ndalë udhën, kujesa në odën e burrave kur e merrte shakrinë baba Selman Bala dhe bashkë me Adil Cenën(Dugollin)i këndonin Kamer Loshit, dasma dhe flamuri nuk ndalet o bir shkine…!

Haradin (Selam) Bala sot ka dalë në roje të Atdheut!

Nuk do të vonohem shumë.Unë përsëri do të jem me ty Drenica ime…!Nuk shkoj larg, vetëm atje ku pushojnë djelemenia shqiptare e UÇK-së dhe këtë natë do të takoj Komandantin Adem Jasahri dhe do ti them:Ja erdha që të bëhem bashkë, kështu na pate lanë amanet: Hajdeni vallzën e luftojmë bashkë…! Erdha Komandant të japë raportin e maleve të Drenicës: Kosovën e kemi të lirë, Komandant Adem Jashari. Sonte do të jemi bashkë ne “istikamet” e jetës dhe amaneti i djelmenisë që u bënë përmendore të Lirisë së Kosovës:Ruajeni si sytë e ballit ketë Liri dhe Pavarësi. Gjaku ynë amanet Kosovë!

Haradin(Selman)Bala sot ka dalë në roje të Atdheut!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]