EuroEmigrant, 20/01/2016
Hamdi Bushati (1896-1983), qe rrjedh nga nji nder familjet e nderueme dhe ma te njohtuna shkodrane, ka ba me shume perkushtim, kambengulje dhe me ndershmenì shkencore e pune te palodhun, tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhe te dhana direkt nga goja e popullit, librin dyvolumsh me vlere te madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” – “TRADITE, NGJARJE, NJEREZ” – te botuem (mbas vdekjes se Tij) ne Shkoder ne vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh me titull “Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane”.
I biri i Tij, mesuesi i njohtun z. Nexhmi Hamdi Bushati ne “Dy fjale per botuesin” nder te tjera shkruen: “Per botimin e kesaj vepre kane treguar interesim te veçante punonesit e Muzeut Historik te Shkodres dhe ata te Fototekes “Marubi” me ne krye drejtorin, Z. Mentor Quku, qe angazhoi dhe te ndjerin Vehbi Troshani per daktilografimin me cilesi te larte te ketij doreshkrimi.
Po keshtu meritojne mirenjohje Z. Ali Kazazi e Visar Bala qe arriten te sensibilizojne dashamiresit e nismave kulturore, duke mundesuar sponsorizimin e botimit te kesaj vepre. Me kete rast e ndjej per detyre te falenderoj Z. Prof. Dr. Zija Shkodra, Faik Luli, Islam Dizdari, Menduh Derguti, qe me pergatitjen e tyre profesionale dhe me sugjerimet e tyre te kualifikuara ndihmuan qe ky punim te dilte sa me serioz.”
Ne kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte, studjuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:
“Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman, te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptarë te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kanë vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres. Krahas myslimanve erdhen edhe kristjanë.
Nga pikpamja etnografike dhe historike duhet ditur prejardhja e familjeve te shqiptarizuara si myslimane ashtu kristjane. Me gjithe gjurmimet tona mbi keto familje qe ekzistojne sot ne Shkoder, duhet te kene mbetur pa u permendur edhe te tjera, por shpresojme t’i zbulojme me vone. Njikohesisht kjo eshte nje çeshtje politiko-komplekse, qe meriton per t’u studjuar. Krahas interesit historik, ky proces paraqet edhe vlere shoqerore, sepse evidenton psikologjine e shkodranit, bujarine e tolerancen e tij ndaj “jabanxhinjve”. Duhet dijtur se ne Shkoder ka edhe familje te shuara, sidomos ne periudhen e sëmundjeve epidemike, sikurse murtaja, kolera, etj. te shekujve 18, 19. Me rast edhe keto familje do te mundohemi t’i zbulojme deri ku mundemi. Per prejardhjen e familjeve qe jemi duke i pershkruar nuk kemi dokumente konkrete, perveç te dhenave tradicionale te vete pjestarëve te atyre familjeve, te cilet kane degjuar nga pleqtë e tyre.”
Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani:
Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje, qe jane ma te njohtunat si:
familja Raxhimi (imam nga Egjypti),
familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit),
familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice),
familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll, te vendosun ne lagjen Dergut),
Çukejt (artilier nga Turqia),
Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele),
Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame),
Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku),
Dilaverit (ushtarak nga Turkia),
Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit),
Kalajajt (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman),
Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti),
Rust (nepunes),
familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe),
familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane),
familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit),
fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit),
familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal),
familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli),
familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel),
familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal),
familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit),
familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise),
familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani),
familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman),
familja Allajbegve (kolonel me origjine turke),
familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar),
familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).
Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit “ Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj… Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij… Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurrë harape ose harapesha… Keto kanë sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane…, te cilat i kanë trajtuar si bashkefamiljar të shtepise ku kane jetuar.
Familjet te ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia:
Nga Armenia: te debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturkut, si:
familja Johanexhan (punonjes zorresh bagtishe),
familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi),
familja Muzali (mjek). (nga Greqia):
familja Kacarosi (nepunes depoje duhani),
familja Ronkali (rrobaqepes),
familja Idromeno (arkitekt e piktor).
Te ardhun nga Austria, Vjena: familja Ingriz kepucar dhe nji nga sindikalistat e pare ne Shkoder
Nga Italia:
familja Scanietti (artist),
familja Zamputti (mjek),
familja Tedeschini (mjek qe nga 1760),
familja Benussi (farmacist).
Edhe rreth ketyre familjeve jepen te dhena te vlefshme historike. Numri i tyre nuk eshte i ndjeshem.
Podgoriçajt te ardhur nga Mali i Zi: Emigrantet Podgoriçan u dynden drejt Shkodres ne 4 periudha:
1) Gjate sundimit te Bushatlinjve,
2) Mbas Kongresit te Berlinit,
3) Gjate Luftes se I Botrore,
4) Gjate Luftes se II Botrore”.
Podgoriçajt jane sllavë musliman nga Podgorica, Shpuza, Nikshiqi e ne pergjithesi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma te hershme, sidomos ato te dyndjes se pare, e ndjejne veten shqiptarë dhe mjaft prej tyre kan bere shqiptarizimin e emrave, duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq“.
Familja me e hershme dhe me e permendura ne kete studim asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica,
familja Bajri, e cila dikur quhej Muxhiq,
familja Mandia (=Mandiq),
familja Osmani (=Osmanagiq),
familja Haveri (=Haveriq),
familja Uruçi (=Uruçeviq),
familja Bebeziq,
familja Sykaj (=Sykniq),
Juka (=Jukniq),
Llukaqi (=Llukaqeviq),
Halluni (=Hallunoviq),
familja Striniq.
Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.
Te ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pase emigracion shqiptarsh ne Shkoder edhe nga tokat shqiptare ne Mal te Zi si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet te them se emigracioni i podgoriçajve, i ulqinakve, etj, i ka dhene shkas ndryshimit te disa zakoneve tradicionale shkodrane.”
Ne fund te pjeses se dyte jepen kumtesat vlersuese te kesaj vepre nga:
Prof. Dr. Jup Kastrati, Prof. Dr. Gazmend Shpuza te cilen e quen “Enciklopedi Albanologjike per Shkodren dhe shkodranet”, As. Prof. Dr. Artan Haxhi, As. Prof. Dr. Simon Pepa, Islam Dizdari, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkoderes As. Prof. Dr. Mahir Hoti, Mentor Kopliku, shkrimtari i njohtun Fadil Kraja, Nikolla Spathari, Ahmet Osja, Artes Llazani si dhe Nexhmi Hamdi Bushati. Ka pase nji jehone jo te vogel ne shtypin shqiptare: ”Gazeta Shqiptare” me 11.10.1998, “Rilindja Demokratike” 20.10.1998, “Rimbkambja” me 20.10.1998, “Drita Islame” tetor 1998, “Albania” me 21.10.1998, “Drita e Dijes” me shtator dhe tetor 1998, “Perla” ne nr. 4, 1998, “Klan” ne nr. 84, 1998.
Paul Tedeschini, 18.07.2007