HAJNAT E PUSHTAT PO NA SHESIN EDHE SOT SI GJITHMONË…

0
622
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Hashimi si shërbëtor i shërbimeve anti-shqiptare, e di mirë se si ta manipulojë opinionin publik, derisa ta shkatërrojë edhe atë Kosovë të vogël, që u fitua me aq mund e sakrifica. Gabim i madh që Kosova e ka vu gjarprin në krye të shtetit… Se shembulli i tij, i humbjes së territoreve nga Kosova, edhe pse ka territor për banorë 4 herë më pak se Mali i Zi, e bën të qartë për ne sot, se fajin e kanë shqiptarët më shumë për humbjen e territoreve që nga viti 1878, se të tjerët, pikërisht nga organizimi i dobët dhe nxjerrja në krye, në drejtim, të hajnave dhe pushtave, që vjedhin e shesin vendin e vet.

Fatkeqësisht shqiptarët në këto 28 vite kanë arritë disa suksese, por prapë janë apatikë, po shkretojnë shumë në fe… Edhe disa që mbahen si gazetarë e intelektualë, gjithë ditën e lume, e bjerrin veten e kohën e tyre me diskutime fetare, duke u marrë me lodrat iluzionare, që të tjerët na i kanë hedhë ne, e jo me ato që ne na interesojnë më shumë, shkollim e dije, punë e zhvillim. Disa njerëz edhe nga Shipëria i kam dëgjuar të thonë, s’ka gja, veriu le t’i jepet Serbisë. E pse more u dashka me ia dhanë Serbisë? Se disa kolonë serbë kanë ardhë dikur me jetua aty a?! Pse ky inferioritet shqiptar, pse kjo marri?

Mali i Zi ka 27,8% serbë në përbërjen e popullsisë,. Nëse ne i hyjmë me ba ndarje të pastra etnike, duhet bisturi e hollë dhe prapë nuk do të mund t’ia dalim në krye. Prandaj Korrigjimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve të Kosovës me Setbinë, është marri e madhe, humbje tjetër për shqiptarët… Se edhe Malit të Zi ia dhanë 8200 hektarë – a ishte humbje?!