NGA KALOSH ҪELIKU
Zakonisht, sipas masave Qeveritare, pasi nuk kisha marrë asnjë vaksinë antikoronavirus?! Arsyeja: nëntë vite kisha pi tambël te Nana ime, dhe e kisha marrë gati gjithë jetën vaksinën e Natyrës, raki rrushi mes vreshtave. Edhe, Dy shtama verë të Mikes Di, nuk kisha leje pa vaksinë të hyj në Hotele dhe restorante publike. As, edhe të dalë dhe hyj nga kufinjtë jashtë Shtetit të “përbashkët”. Liria ime, ishte te Kopështi Shtëpisë, rrugëve të Shkupit, dyqaneve për bukë, dhe te “Parku i Grave”.
Po, jo edhe te Gratë Besnike. Faleminderit, Qeverisë. Që, së paku m’i lanë: dyqanet e hapura për bukë, dhe “Parkun e Grave”. Edhe, pse: ua pash “hajrin” këtyre masave Qeveritare, si nga ana materiale, ashtu edhe artistike. Nuk shpenzoja pa nevojë mjete materiale tavernave të mia të proferuara me Gratë Besnike, dhe i publikova gjatë këtyre viteve me Koronavirus dhe Pandemi pesë Libra: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua (poezi), Rrugaçja (poezi), Koronavirusi (poezi), Hënorja (antiroman mistik: me Tri Nuse në koçi), dhe Burri Grave (poezi, Libër autobigrafik për Nesër).
Sot, vendosa ta pi një kanaçe birrë “Rrapi” te “Parku i Grave”. Rrugëdalje, e kisha vetëm një dhiare: “Parkun e Grave”. Parkun, në “Qendrën tregtare”, që nga sistemi komunist, si nxënës i Shkollës Mesme Normale mes pishave dhe dëllinjave, ku e kaloja Natën me cuca “maqedonase”, “turke”, “boshnjake” e rome nëpër disko klube nate, dhe te ‘”Parku i Grave” deri në Agim.
Shkaku, se: cucat shqiptare e kishin vetëm Ditën. Nënat e tyre dhe baballarët, asaj kohe sipas traditave shqiptare u kishin vënë kufinj lirie familjare branda katër mureve, më së voni liri kishin deri në ora19.00, në Qytet. E, ne rrugëçët e prisnim agimin nëpër diskoklubet e asaj kohe, edhe te “Parku i Grave”, në “Qendrën Tregtare”.
Padashtas, kthehem prapa te rasti Sotshëm: Edhe, pasi e kontrolloj në bankomat gjendjen materiale të pensionit të Gruas besnike, përderisa e paguaj kanaqen e birrës, në hyrje të “Qendrës Tregtare”, pas shpine më paraqitet një person i panjohur me gjybe mbi kokë (haxhuxhe): “Zashto se turkash”?! (Pse shtyhesh)?! “Kakov problem ti imash”? (Ҫfarë problemi ke ti)?
Ia hudhë një sy në fytyrë: “haxhuxhe”, me kapuç turko-arab. Dhe, kur e pash “hajdutin” pas shpine, iu përgjigja; “Da imam problem so tebe: sakam da se tepam”! (Po, kam problem me ty: dua të vritemi)! Kamarierja, ndërhyri matanë shanku: “Gospodine, treba ta pllatite ushte deset denari”! (Zotëri, duhet të paguani edhe dhjetë denarë)! “Hajduti ndershëm” i rastit, ndërhyri: “jas çe platam za nego”! (Unë do të paguaj për të). Jo, u përgjigja Unë: Borxhin e paguaj vetë. Dhe, e zgjidhëm “problemin” e qytetarit rastit në “ Qendrën tregtare”.
Ditën e nesërme, përsëri shkoj në bankomat për ta kontrolluar gjendjen finiancare. Pensionin, e Gruas besnike. E shoh, se: nuk e kam kartelen me vete?! Aty e për aty, mu përkujtua shtyerja e “Hajdutit ndershëm”, në “Qendën Tregtare”.
Në mbrëmje, i them Djalit: Vjedhin politikanët me dy duar e katër këmbë… Le t’i vjedhin qytetarët, edhe “hajdutët e ndershëm” të rastit, në Shtetin e “përbashkët”…