Hafiz Jusuf Azemi mbushi 100 vjet te jetes dhe 70 vjet ne sherbim te ceshtjes kombetare shqiptare

1
541

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Hafiz Jusuf Azemi (1920) eshte njeri nder personalitetet me te dalluara te diaspores shqiptare ne Amerike, i cili u ka qendruar besnik ideve te Mid’hat Frasheri dhe platformes politike te Ballit Kombetar, gjate tere veprimtarise se tij shtatedhjetevejeqare ne kete vend te lire dhe gardian i kombit shqiptar dhe teresise territoriale per liri dhe pavaresi te Shqiperise dhe te Kosoves.

Ne kete vit Hafez Jusuf Azemi ka mbushur 100 vjet te jetes dhe 70 vjet ne sherbim te çeshtjes kombetare shqiptare ne krah te atdheut dhe, per pjesen me te dhimbshme te Kosoves qe per nje shekull u vra dhe u dogj nga regjimet e Serbise deri ne shkalle te gjenocidit (1998-1999) ne Kosove. Per keto vite, njeriu i rreshtave te pare te diaspores ne Amerike pas vetes ka qindra dokumente, raporte, memorandume dhe lende momoriale, numri me i madh i te cilave jane publikuar ne monografine “Hafez Jusuf Azemi – nje jete per kauzen shqiptare ne megrim”, te prof. dr. Riza Sadiku, botuar ne Prishtine ne vitin 2012.

Arkiva e njeriut me ze te fuqishem per kombin dhe atdheun e tij ne dyert e administrates amerikane ne Uashington, qe deshmojne se per keto 70 vjet te veprimtarise se Jusuf Azemit ne Chikago, ishte rruga e me nje adrese kombetare: Kosova e lire dhe e pavarur dhe, si thote plaku i diaspores, te çlirohet nga Serbia dhe nga dora e regjimit komunist ne ish-Jugosllavi.

Jusuf Azemi ne keto vite prane vetes kishte atdhetaret e njohur te kauzes si Ajet Rushiti, dhe Ismail Koshtanjeva si dhe te veprimtareve kombetar, bashkekohnikeve ne megrim, si te Vasil Andonit, Luan Gashit, Nihat Bakallit, Sulejman Mecos, Zef Palit, Qazim Prodanit, vellazerve Henci e te tjereve, qe levizja e tyre eshte botuar ne shtypin e kohes se mergimit shqiptare ne gazetat “Flamuri”, “Besa”, “Dielli”, “Yllyria”, “Atdheu”, “Kosova”, “Shigjeta”, tevona ne buletinet “Qendresa Shqiptare”, “Perpjekja Kosovare”, “Sherbestari”, “Buletini i Shqiptareve te Australise”, “Koha Jone”, “Shejzat”, “Ne krahun e Shqiponjes” si dhe ne gazetat ne Amerike: “New York Times”, “Chicago Tribune”, “Beacom Times”, etj.

Jusuf Azemi ka mbushur 100 vjet te jetes dhe si na thoshte shpeshhere, po te kisha edhe nje jete, une perseri pa e leshuar asnje centimenter, do te veproja per çeshtjen kombetare shqiptare dhe per atdheun Shqiperine Etnike te Kosoves prej Manastirit e deri ne Ulqin. Veprimtare, biznesmene, intelektualë, shoqatat shqiptaro-amerikane ne Chikago dhe gjithandej ne Amerike, e kane per nder qe kane vepruar nder vite per çeshtjen shqiptare ne token etnike ne Ballkan, me Njeriun kryengrites dhe i protestave, kunder dhunes dhe denimeve politike te shqiptareve te Kosoves nga regjimi i Beogradit dhe te krimeve te periudhes se krimeve dhe te gjenocidit serb ne Kohen e Millosheviqit.

Jusuf Azemi nje shekull te jetes ne shpirt Atdheun Shqiptar!

1 KOMENT

  1. Po te citoj:
    “per pjesen me te dhimbshme te Kosoves qe per nje shekull u vra dhe u dogj nga regjimet e Serbise deri ne shkalle te gjenocidit (1998-1999) ne Kosove”

    e tash po te informoj:
    Ne 100 vite Serbia ka bere gjenocid te madh 1912-1018 (250 mije te vrare dhe 200 mije te perjashtuar per ne Turqi).

    1921-1941 ka perjashtuar 50 mije Shqiptar per ne Turqi
    1944-1947 jane vra 60 mije SHQIPTAR te ish RSFJse apo 9% te popullates SHQIPTARE ne ate kohe
    1955-1966 jane perjashtuar per ne Turqi 215 mije SHQIPTAR prej ish RSFJ apo 18% te Popullates.
    1998-1999 jane vra 14 mije Shqiptar apo 2% te popullates ne KS. dhe jane perjashtuar te gjithe SHQIPTART nga Kosova… te cilet i ktheu ne KS… AMERIKA DHE BRITANIA …edhe askush tjeter.

    diten e mire.

Komentet janë mbyllur.