H E R M A N N . H E S S E – NJË BOTË TJETËR

0
584

H E R M A N N . H E S S E
1877 – 1962

Hermann Hesse lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 në Lugano të Zvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.

NJË BOTË TJETËR

Në gjoksin tim ndizetnë vetmi
dhimbja e madhe e poetit,
shpej do të jem i lodhur nga këngët,
sepse e shoh kaq të zymtë botën.

Përfytyrimi im njeh një tjetër botë,
ku lulet e kuqe janë në stuhi
dhe një verë e vërtetë me dritë të zjarrtë.

I kënaqur pashë ngjyrë që
në këtë botë të zymtë
kam njohur shumë fatkeq. Si disa
të cilët që ecnin të lirë dhe krenarë,
dhe mbanin kurora nëpë flokët e tyre.
Dhe pashë veten ecja duke qeshur bashkë me ta
i lirë dhe krenar mes lulesh të kuqe.

Kur i fishkur dhe i vdekur
do të venosem në arkivolin e ngushtë,
atëherë do të dëgjoj njerëzit që thonë:
tani është mirë tani, u kthye në shtëpi.

Pa e dtur ata thonë të vërtetën.
Atëherë dëshira ime për dashuri
me krahë të përjetshëm në zemër do të shtrëngojë
jetën e dashur, atëherë unë do të këndoj
këngë të reja dhe do të luftoj me stuhitë,
duke mbajtur mbi flokë kurora të zjarrta,
të rrethuara krejt nga një dritë kumbuese.

Djeg ende në gjoksin tim
në vetmi dhimbja e madhe e poetit,
nuk e di ç’të bëjë me dëshirën për të kënduar,
nëse e shoh botën kaq të turbulluar.
Duke gënjyer duhet të kaloj ditët e mia,
nuk dua të besoj, as në dashuri, as në seriozitet
deri sa i vdekur dhe me faqe të bardha
do të bartem në arkmort.

Atëherë njerëzit do të thonë:
tani është mirë, u kthye në shtëpi.

Përktheu: Faslli Haliti