Nue Oroshi
Ecjakët e kohës për protagonizëm qoftë politik, kulturor, shkencor, publicistik apo në lëmënj të tjerë të jetës shoqërore shpeshherë bijnë në kundërthënie me njëra-tjetrën për shkak të përpjekjeve që bartë personaliteti dhe mundësisë që ka ai personalitet për t’i dërguar gjerat në drejtimin e duhur. E gjatë këtyre përpjekjeve përzihen edhe një mori gjerash tjera që kanë të bëjnë me kryqëzimet gjatë kësaj rruge që mund ta kalojnë vetëm intelektualët idealist që kanë qëndrim të fortë kombëtar dhe bindje për rrugën që do ta ndjekin deri në fund. Shpeshherë këto përpjekje per të mbërrirë të pambërrishmën atakohen edhe nga një pjesë e shoqërisë e cila është e edukuar në frymën e politikës së gabuar që nuk sheh asgjë tjetër përveç liderit politik të tij që ju ka shëndrruar në përsonin e gjithditur.
Kryqëzimet e rrugëve për të arritur qëllimin dhe përpjekjet e masave të indoktrinuara me ideologji të huaja që na i kanë sjellur gjatë pushtimeve të ndryshme pushtuesit e trojeve tona shqiptare, shpeshherë e luftojnë njëra-tjetrën dhe nuk është e rastësishme se nëpër periudha të ndryshme historike paraqitën me vrazhdësi dhe aty këtu dalin nga binari i të mbijetuarit politik, shkencor e kulturor. Këtu qëndron forca e intelektualit i cili duhet ditur ta bëj reagimin e duhur në kohëra dhe periudha të caktuara kohore, pa mbajtur anë politike porë duke shikuar perspektivën dhe drejtimin e kombit shqiptar dhe rrugën që duhet ndjekur.
Gjatë kësaj rruge që nuk është fare e lehtë intelektuali ballafaqohet edhe me guximin intelektual.Guximi intelektual e luan rolin kryesor në shkrimin dhe përhapjen e dobsive që e sulmojnë shoqërinë tonë.
E këtë sulm e bëjnë më së shumti elita politike e cila nuk sheh gjë tjetër përveç karrikës dhe pushtetit të tyre.Kam përshtypjen që tek ne shqiptarët është duke munguar guximi intelektual për ta thënë të vërteten. Sa e sa intelektual janë të mbyllur në vetvete dhe nuk e thonë dhe shkruajnë atë që e mendojnë. Me shumicën e tyre kur flet ata janë të pakënaqur me rrjedhat politike dhe drejtimin politik në trojet shqiptare.
Por është fatkeqësi se ata nuk e marrin guximin që këtë paknaqësi ta shprehin në publik.I ikin të vërtetës dhe mendimit të sinqertë të tyre. Shkaqet për këtë mosguxim intelektual janë të shumta. I kuptoj se ata shpeshherë ballafaqohen me vështirësitë qoftë në jetën familjare, se janë të varur nga një vend i punës, qoftë nga shantazhët dhe kërcënimet që iu bënë politika por intelektuali i vërtetë idealist ai duhet të ketë qendrushmëri dhe kur rrezikohet qenia kombëtare e popullit shqiptarë ai nuk bën të heshtë. Vetëm kur të bëhemi më shumë intelektual shqiptar që i kritikojmë dobësitë e shoqërisë tonë dhe ky numër të jetë më i madh se sa numri i politikanëve ja kemi arritur qëllimit ti vetëdijësojmë masën e gjerë shqiptare për rrugën e ndjekur dhe gabimin e politikës.
Me një fjalë intelektuali duhet të jetë opozitë e të gjitha partive politike.Ai duhet kritikuar me fakte dhe me një ndërgjegje të fortë kombëtare shkatrrimet qe po i bënë politika në rrafshin e qeverisjës, qoftë kjo qeverisje nëshkencë, administratë, mjeksi, ekonomi, e në veçanti dobësimin e faktorit politik shqiptar në Evropën Juglindore, duke lëshuar pe në shumë çështje thelbësore. Heshtja e intelektualit që din e nuk fletë është e barabartë me heshtjën e prokurorit që i din ngjarjet dhe krimet dhe nuk paraqet aktakuzë, për ta dërguar deri në fund procesin gjyqësor dhe për ti verifikuar faktët për fajësinë apo pafajësinë e personit përgjegjës për veprën e kryer.