Gustave Le Bon dhe përvoja e tij me racat…

0
1420

Përgatiti Brunilda Ternova

Gustave Le Bon (7 Maj 1841 në Nogent le Rotrou – 13 Dhjetor 1931 në Eureet Loir) ishte psikolog, sociolog dhe fizikan francez. Autor i disa librave në të cilët zhvillohen teoritë mbi tradhëtitë kombëtare, superioritetin racor, sjelljes në grupime të mëdha dhe psikologjisë së turmës. Vepra dhe reflektimet e tij mbi turmat do të analizoheshin dhe diskutoheshin shumë shpejt si në Francë (Picard, 1909; Montono, 1914; Delatour, 1925 apo edhe Flammarion, 1928) ashtu edhe jashtë saj (Schëalenberg, 1919; Cartelliert, 1938; Nye, 1975; Widener, 1979; etj). Megjithëkëtë, ai harrohet shpejt, pas vdekjes së tij e do duhej të pritej sidomos Moscovici (1981/1991) për të rehabilituar njeriun në psikologjinë shoqërore dhe për ta nxjerrë nga pesëdhjetë vitet e tij të harresës. Le Bon e ka ndarë veprën e tij në tre libra: në të parin ai studion shpirtin e turmave; në të dytin, opinionet dhe besimet e turmave; në të tretin, jep një klasifikim dhe një përshkrim të llojeve të ndryshme të turmave.

Për Le Bon, të gjithë individët e një race ngjajnë me njëri-tjetrin sidomos për nga elementët e pandërgjegjshëm që përbëjnë shpirtin e kësaj race. Dhe ata ndryshojnë nga elementët e ndërgjegjshëm, fryte të edukimit, por sidomos të një trashëgimie të jashtëzakonshme. Njerëzit më të pangjashëm për nga inteligjenca kanë instinkte, pasione, ndjenja, etj., ndonjëherë identike. Në të gjithë fushën e ndjenjave: feja, politika, morali, dashuria, antipatitë etj, njerëzit më të shquar e kalojnë veçse në raste mjaft të rralla nivelin e individëve të zakonshëm. Ndërmjet një matematikani të shquar dhe këpucarit të tij mund të ekzistojë një humnerë në rrafshin intelektual, por nga pikëpamja e karakterit dhe e besimeve dallimi shpesh është zero ose fare i dobët.

Por, këto cilësi të përgjithshme të karakterit, të rregulluara nga e pandërgjegjshmja dhe të zotëruara pak nga pak në të njëjtin nivel nga pjesa më e madhe e individëve normalë të një race, janë pikërisht ato që janë bërë të përbashkëta tek turmat. Në shpirtin kolektiv, aftësitë intelektuale të njerëzve dhe për rrjedhojë individualiteti i tyre janë fshirë. Heterogjenja mbytet në homogjenen dhe cilësitë e pandërgjegjshme mbizotërojnë. Ky bashkim i cilësive të zakonshme na shpjegon pse turmat nuk mund të kryejnë veprime që kërkojnë inteligjencë të madhe. Vendimet me interes të përgjithshëm të marra nga një asamble njerëzish të shquar, por të specialiteteve të ndryshme, nuk janë shumë më të mira se vendimet që do të merrte një mbledhje torollakësh. Ata munden vetëm të bashkojnë këto cilësi mediokre që i zotërojnë të gjithë.

Turmat nuk bashkojnë inteligjencën, por mediokritetin. Le Bon, i cili i dha shpirtin turmës, artikulon tre shpjegime për këto sjellje irracionale të individëve të kapur në turmë. Në radhë të parë numri, sipas tij, i jep individit një ndjenjë mbifuqie, të favorshme për qëndrime të ekzagjeruara dhe thekson anonimatin. Më pas, përfshirja (ai bën një paralele me hipnotizimin) lejon shpërndarjen e emocioneve, mendimeve dhe sjelljeve. Së fundi, sugjestionimi është thelbësor dhe konkretizohet në rolin e manipuluesve që falë tij janë të zotë të mbajnë pushtetin mbi turmën. Në turmë personaliteti i ndërgjegjshëm zhduket, vullneti dhe gjykimi shkatërrohen. Nga fakti i vetëm se ai bën pjesë në një turmë, njeriu zbret pra shumë nivele në shkallën e qytetërimit. I izoluar, ishte ndoshta një individ i kultivuar, në turmë është një instinktiv, për rrjedhim një barbar.

Ai ka spontanitetin, dhunën, mizorinë dhe gjithashtu entuziazmin dhe heroizmat e qenieve primitive. Ai u afrohet atyre edhe nga lehtësia e tij për ta lënë veten të impresionohet nga fjalët dhe pamjet, dhe të kryejë veprime që dëmtojnë interesat e tij më të qarta. Individi në turmë është një kokërr rëre në mes të kokrrave të tjera të rërës, që era i ngre sipas dëshirës së saj. Individi në turmë dallon nga uni i tij normal jo vetëm nga aktet. Që përpara se të ketë humbur çdo pavarësi, idetë dhe ndjenjat e tij janë transformuar, aq sa kanë mundur ta kthejnë koprracin në dorëlëshuar, skeptikun në besimtar, të ndershmin në kriminel, qullashin në hero. Ky është një shtrat i përshtatshëm dhe i ngrohtë që turma të prodhojë sjellje kriminale, apo t’u japë guxim anëtarëve të saj për të kryer sjellje kriminale.

“Psikologjia e popujve” i Gustav Le Bon, ne pika te shkurtera:
– Sikurse ka raca fizike (e bardh e zeze, mongol, nordik, alpin dinarik etj.) ashtu ka edhe raca psikike, qe ndryshojnë per kah karakteri shpirteror.
– Raca psikike dallohet nga veprimet e nenvetedijshme, te cilat ndryshojnë nga raca ne race per rrethana te njejta.
– Te nje njeri ndikimin me te fuqishem e kan gjenet e lashta nga stergjyshrit, me pak ndikojnë prinderit dhe me se paku ambienti, ose pervoja e jeteses.
– Shpirti i Races do te thote, teresia e ideve dhe e ndjenjave qe jane te lindura, te trasheguara me gjene dhe jo te fituara diku gjate ndonje ‘edukimi’.
– Nje popull ka shpirt te unifikuar kur ka interesa te perbashketa, ndjenja te perbashketa dhe besime te njejta.
– Nje popull mund te humbë, madje gjenetikisht disa veçori te se kaluares (trimeri, inteligjence, respekt etj), ne te njejten menyre sikurse nji organizem humb organe te caktuara gjate evoluimit, madje me shpejt se sa i ka fituar ato.
– Romaket dhe anglosaksonet u ngriten shumë, jo per shkak inteligjence, por per shkak te unifikimit te tyre ne ndjenja, ide, interesa dhe besime të përbashkëta.
– Racat e larta jane ato qe flasin gjuhet IE, racat e mesme jane mongolet dhe semitet, raca te ulta jane zezaket, dhe raca te lashta jane aborigjenet ne Australi dhe Pacifik.
– Racat mes vete dallojnë edhe nga karakteri edhe nga niveli i inteligjencës, kurse popuj te se njejtes race dallojn mes vete vetem nga karakteri, kurse inteligjencen e kan te njejte.
– Veçorite qe ngriten lart Romen e bene perandori: kembengulja e pamposhtur, energjia, sakrifica per hir te idealit, respekti absolut per ligjet.
– fete dhe perandorite nuk ngriten me inteligjence, baza e tyre eshte karakteri dhe fanatizmi.
– ne racat e ulta jane te gjithe njesoj, kurse ne racat e larta ka dimorfizem te theksuar, ka njerez me nivele te ndryshme zhvillimi mendor
– kushtet per t’u perzier mes vete dy raca psikike: numri afersisht i barabarte, ngjashmeri e madhe mes tyre, kushte te njejta jetese, perzierja graduale e ngadalte, kryqezim i vazhdueshem, territor dhe mjedis i njejte, institucione dhe besime te njejta.
– Feja e pranuar nga jashte eshte vetem emer i ri i fese se vjeter. P.sh. islamizmi i hinduve eshte vetem nje hinduizem me emra te rinj, spanjollet jane fetishiste, italianet politeiste qe besojne ne qindra madona etj. edhe feja ben pjese ne karakterin shpirteeror edhe eshte e trasheguar permes gjenesh.
– Deshira per gjuhe boterore eshte idiotesi. Secila race ka prirjet e veta gjuhesore keshtu qe edhe nese imponohet nje gjuhe ne tere boten ajo serish do te ndahet ne gjuhe te reja, siç ndodhi edhe me gjuhet romane, ku shkaktar eshte dallimi racor mes atyre popujve.
– Perkthimi i plote i nje vepre eshte i pamundur, sepse secila race ka menyren e vete te mendimit.
– Ngjashem edhe institucionet janë te trasheguara gjenetikisht, prandaj prirja e amerikaneve per te perhapur institucionet e tyre eshte e gabuar, sepse ato serish marrin forma te reja varesisht nga konteksti racor, keshtu latinoamerikanet i kanë pervetesuar ne dukje instuticionet nga SHBA, por ne thelb dallojne teresisht prej tyre.


Ky libri këtu, mund të ketë pasaktësi e kontradikta, por duhet lexuar, për të kuptuar shumë gjëra, ndër tjera edhe pse shqiptarët sot rropaten kot se nuk mund të ngrihen, pasi sillen si racë e ulët e mesme, kur në fakt janë racë e lartë. Humbja e cilësive të racës shqiptare, ka ardhur sipas sqarimeve të Gustave Le Bon, për shkak të pushtimit të gjatë osman, islamizimit dhe përzierjes së racës. Duam të shpëtojmë? Duhet të kuptojmë arsyet që na kanë rrënuar dhe pastaj të gjejmë edhe rrugët e ngritjes, që nuk janë investimi në xhamia e në islam e eZan… por shmangia e të keqes…