Gushti me ditë të nxehta Afrike, por më të nxehta përvëluese janë spekullimet dhe gënjeshtrat mediatike

0
354

Sali Leka

Përpara katërqind vjetëve 1619 në Tiranën e Sul Ball Gjinit nuk kishte gazeta, as radio, as televizione, por lajmet, ligjet shtetërore dhe rregullat njerëzore jetësore jepeshin dhe shpërndaheshin ekzakt nga Telall Hallku, pa spekullime, pa gënjeshtra, pa abuzime dhe pa shtrembërime.

Telall Hallk kishin Petrela, Elbasani, Peqini, Durrësi, Shijaku, Sukthi, Ndroqi, Ishmi, Preza, Kruja, Kurbini, Martaneshi,Bena,Tomadhea, Mamurrasi, Miloti, Mati, Lezha, Shëngjini, Shkodra, Puka, Shllaku, Kelmendi, Kopliku, Dukagjini,Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Tuzi, Podgorica.

Këto 32 krahina atdhetare pellazgo-ilire principata Arbnore që nga shekulli IV me kryeqendër Shkodra Dalmatike me histori kombëtare shembullore madhështore sa krejt ballkani, por e kanë shkruar të shtrembëruar në shekullin XX, dhe vazhdojnë edhe tani në shekullin XXI ta shtrembërojnë akoma.

Nuk e kanë shtrembëruar shkodranët etnik vendali, por endacakët e ardhur jabanxhi. Këta endacakë muhaxhir i solli në Shkodër otomani anadollak mbas vitit 1507 dhe ndaloi edhe shkrimin shqip. Katër shekuj nuk u shkrua asnjë fjalë shqip. Muhaxhirët e ardhur në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan kanë bërë krime mizore, por as janë demaskuar, as ndëshkuar.

Ramiz Alia muslimani boshnjak i ardhur në Shkodër gjatë sundimit otomanist anadollak në vitin 1944 bashkë me vandalët e tij vrau në Berat 4 ortodoks shqiptarë, por as e demaskuan as e ndëshkuan dhe e ngritën e graduan në poste dhe funksione të larta partiake komuniste marksiste në Tiranën e Sul Ball Gjinit.

Ndërtimi i Tiranës filloi në vitin 1604, por do të shkruaj ditë tjetër.

Sot theksoj dhe argumentoj që nga viti 1941 shekulli XX kur u formua partia komuniste në Tiranë nuk janë demaskuar as ndëshkuar, as kriminelë, as kusarë, as mizorë, as gënjeshtarë, as censorë, por janë burgosur internuar dhe persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht djem dhe burra fisnikë, mendimtarë, vizionarë, intelektualë dhe shkrimtarë me etikë dhe kulturë shembullore.

Ramiz Alia muslimani boshnjak tartarak dhe komunisti marksist idhnak ishte sundimtari i egër edhe për letërsinë, kultirën, gazetarinë mediatike publike.

Ramiz Alia bashkë me servilët, rezilët, xhahilët, zgërdhecëtobskurantë spekullantë beterr batak të infektuar me virusin paganist marksist monstruozist, burgosën dhe persekutuan 750 intelektualë të admiruar dhe 175 shkrimtarë dhe poetë me vepra letrare artistike kombëtare historike.

Shkrimtari dhe poeti Sali Leka me 85 libra dhe 2700 tregime të mrekullueshme të vërteta jetike, por nuk i botuan i mbyllën i fshehën i censuruan.

Kryemëkatari dhe kryegjakatari i këtyre masakrave macabre Ramiz Alia sot nuk jeton, por jetojnë dhe veprojnë disa nga rezilët, xhahilët e tij të gangrenizuar.

Keta rezilucë dhe xhahilucë shtrembalucë dalin nëpër televizione duke uluritur për dënimin e krimeve të komunizmit, por asnjë kriminelë mizoririst enverist nuk kanë demaskuar dhe as kanë për të dënuar.

Del pyetja pse nuk i demaskojnë? Përgjigjja: Sepse ishin dhe janë vetë kriminelë dhe mizorë. Janë vetë ata që flasin dhe ulurasin nëpër studio televizive që i kanë bërë krimet dhe masakrat regressive antinjerëzore, kundër jetës të njerëzve të mirë, fisnikë të ditëruar dhe vizionarë të admiruar me kontribut të cmuar për drejtësinë, demokracinë, letërsinë, kulturën dhe harmoninë shembullore njerëzore të shkëlqyer, por të pa vlerësuar të pa shpërblyer 55 vjet, nga klika e tërbuar marksiste enveriste ramiziste gjakatare vampiriste.

Ata mëkatarë zuzarë duan akoma të bëhen pengesë e tmerrshme e pa kapërcyeshme antipluraliste, antimoderniste, anti progresiste, antiintegrale për tu mos u bashkuar me Europën e zhvilluar e qytetëruar e kulturuar përparimtare demokratike, me traditë të merituar shekullore.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

Nga mosbotimi i 85 librave me tregime të dobishme dhe poezi të larmishme nuk jam dëshpëruar, as nuk jam frikësuar kur më kanë kërcënuar për të më zhdukur, eleminuar dhe groposur pa varr.

Kurse romancieri Faik Ballanca dhe poeti Viktor Qurku u frikësuan kur i kërcënuan me i pushkatuar dhe vranë veten të tmerruar.

Unë as e vrava, as e vras, as kam për ta vrarë jetën time të krijuar dhe sanksionuar nga Zoti, por isha dhe jam i betuar për të shkruar tregime të vërteta faktike dhe për të demaskuar gënjeshtarët, shtrembalarët, censuristët, zuzaristë, sharlatanistët, anarshistët, kaotistët, mizoristët që cdo ditë mbushin faqet e 6 gazetave me shpifje, sajime, trillime dhe mashtrime neveritëse.

Këta firifej dhe maskarenjë të censurës, katrahurës dhe diktaturës antihumaniste antidemokratike i kam demaskuar me betim dhe guxim, por demaskimet e mia të drejta nuk i kanë botuar edhe mbas vitit 1991 deri në vitin 2013, nuk i publikuan 6 gazeta meskiniste, anarshiste kaotike, dhe sot duan të rrëzojnë qeverinë socialiste moderniste shembullore me reforma madhështore dhe Edi Ramën kryeministri i përkushtuar, antimizoristi, antikomunisti dhe anti monstruozisti i betuar i admiruar.

Tiranë, Gusht 2019