“GURI I RËNDË PESHON NË TROJET E VETA”

0
913

Rrahman Hyseni

Karvani i Shkrimtarëve Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, vizitoi shkollat dhe mbajti orë letrare në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Medvegjës.

Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “FENIKS” (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) – Bilall Maliqi, kryetar, shkrimtar, Rexhep Abazi, nënkryetar, shkrimtar, Nehat Ramizi, shkrimtar, Lirona Zuka, shkrimtare, Hajrush Redenica, shkrimtar, Rrahman Hyseni, shkrimtar.

Orari dhe mbarëvajtja e orëve letrare:

I. Shkolla fillore Banjë e Sijarinës, në Sijarinë, në ora 9.45, poezi interpretuan: Nehat Ramizi, Hajrush Redenica , Rrahman Hyseni , Mirlinda Ferati, lexoi poezinë e profesor Sheqir Sheqiri, Rexhep Abazi .

II. Shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, ora 12.00. Me drejtoreshën,Arlinda Kadriu! Iu nda edhe mirënjohje nga Shoqata “FENIKS”.
Poezi interpretuan: -Valentina Zuka, nxënëse, Lirona Zuka , Rrahman Hyseni, Bilall Maliqi, Hajrush Redenica, Rexhep Abazi , Adelina Sahiti, prozë poetike nga Mexhid Mehmeti.

III. Shkolla e mesme “Nikolla Teslla” në Medvegjë, ora 13.00. Poezi interpretuan: -Arbenita Syla, Bilall Maliqi, Lirona Zuka, Hajrush Redenica. Nxënësit lexuan: -Rinesa Beiqi, Arbenita Balaj, Florentina Balaj, Shkurtesa Halimi

lV. Shkolla fillore “Gornja Jabllanica”, në Medvegjë, ora 14.00. Poezi interpretuan: Lirona Zuka, Bilall Maliqi, Hajrush Redenica, Rexhep Abazi, Nehat Ramizi, Rrahman Hyseni.

Organizimi i këtyre aktiviteteve ishte njëditor, prandaj të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e këtyre shkollave ishin të njoftuar për ta shënuar këtë datë me rëndësi për mësuesin dhe për të qenë pjesë e orëve letrare të organizuara nga Karvani i Shkrimtarëve të Luginës.

Në fund të rrugëtimit poetik të Karvanit, poetët e vizituan edhe fabrikën e çorapave në Medvegjë, ku u pritën ngrohtësisht nga pronari i fabrikës, z. Muharrem Salihu…

P.S “RIKUJTIM, i orës së parë letrare në vitin 2006, nga po kjo kryesi e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), Bilall Maliqi, Rexhep Abazi, Demush Berisha, Rrahman Hyseni,etj.etj, ishte në Tupallë-Medvegjë, me datë,1 maj 2006.”
Për miq e shokë: “Gjithë këto vite 2006-20018, të gjitha shpenzimet i kemi mbuluar secili veç e veç. Në këtë rrugëtim, jemi krenarë. Asnjë herë nuk kemi gjetur apo e thënë troç, nuk morëm kurrë, mbulesa financiare as 1 cent për këtë që bëmë me krenari.”

Fund: “Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe të Shkollës së parë kombëtare Shqipe! Urime të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike në arsimin tonë kombëtar.”