GURI I RËNDË I TRUALLIT

0
946

Ajet Shala

GURI I RËNDË I TRUALLIT

(Skënderbeut)

Ende më vijnë në sy zjarret
Kokat e prera nëpër pemë
E djemtë që bëheshin haraç
Për borxhin e lirisë
E nënat që këndonin
Pa fëmijë ninulla në djep
Dhe buka që lahej me lotin e nxehtë
Në fytyrën e mpirë.
E Gjergji i heshtur
Priste kokëulur të tenda
Me taborrin e ushtarëve
Që kishin ulur heshta dhe shpata
E buka në sofër shtrohej
Po ai mendonte për rrugët e reja
Me heshtjen e babait të thinjur
Që si amanet po i dukej fjala.
“Rrugë të mbarë oo bir
Amanet tokën dhe farën në brazdë
Kthehu prap të pragu që brengoset
Për hapat e hedhur aq larg
Dhe atdheun mos e harro kurrë
As ditën as natën e gjatë!!!
Të pret kulla e tymosur ndër bëteja
Që flamuri të valëvitet krenar.
Të pret Kruja dhe kalaja
Që gurët më shumë t’ia lartosh
Të presin pragjet ilire
Si shqiponjë të fluturosh mbi bedana
Kur retë e zeza të luftës
Të duken në Konstandinopojë
Ti të sjellësh në këtë tokë një qiell
Ku të mos duket mjegulla”
Unë ndjej dhe tani marshimin
Me trimat në udhët malore
Ecin në male gryka treqind ushtarë
Si të ishin treqind kreshnikë
Dhe njerëzit kanë dalë në udhë
Me lotët e gazit ndër troje
Dhe nis kështu i bekuar
Çlirimi i mbarë Arbërisë.
E mes Drenicës kalon burri Skënderbe
Në kolonë me trima
Pushim po bën te hijat e Lisave
Të Kralicave në Polac
Dredh mustakun trimi
E tej ikin vëtetiama
E për Rrafshin e lumit në Skënderaj
Bëhet kumbar.
Të gjithë jemi krutanë në Lezhë
Krujë e në viset që prekim
Me në gëzojnë kullat me trima
Dhe kalatë me bedena
“Lirinë këtu e gjeta s’e solla unë”
Vjen si valë deti
Së bashku si shkopinjë të pathyer
Do të jemi sa të jetë jeta.
Flet heroi si arkitekt
I bashkimeve fisnore të Arbërisë
“Për djepat bosh edhe furkat e sofrat
Do të marrim hak
Betohem se shpata ime
Koka Sulltanash do presë në çdo vis
Betohem se kjo përkrenare
Kurrë s’do bëjë ujë gjakun në damar.
Bota sa të jetë
Kjo shqiponjë dy krenare do qëndroje
S`do ketë vënd për Hamzarët
E as për tjerët tradhëtarë
Eshtë e jona gjith Arbëria
Me gjak tonin do ta mbrojmë
Ta marrin vesh se këtu kemi lindur
E këtu do të kemi varr.

Ajet Shala “Ajhasha”