Guillaume Apollinaire – poezi

0
735

GIJOM APOLINER
(Guillaume Apollinaire)
1880 – 1918

Guillaume Apollinaire, pseudonim i Wilhelm Albert Włodzimierz Apollinaris de WAZ-Kostrowicky (Romë, 25 gusht 1880 – Paris, 9 nëntor 1918), ishte një poet, shkrimtar, kritik arti dhe dramaturg francez.

FOTOGRAFIA

M’attina buzëqeshja jote si
Do mund të më tërheqë një lule
Fotografi ti je kërpudha brune
E pyllit
Bukuria e saj
Bardhësitë janë
Një qartësi hëne
Në një kopsht paqësor
Plotë ujëra të vrullshëm, dhe kopshtarë
diabolikë
Fotografi ti je aroma
e ngrohtësia
Bukuria e saj
Dhe ka në ty
Fotografi
Tone të ligështuara
Aty dëgjohet
Një membranë
Fotografi ti je hija
E diellit
Gjithë bukuria e tij.

Seksioni Shef

STARTI

Dhe fytyrat e tyre ishin të zbehta
Të dërrmuara dëneset e tyre.

Si dëborë me petale të pastra
Ose si duart e tua mbi puthjet e mia
Binin gjethet e vjeshtës.

NISJA

Ajo ishte aq e bukur
Sa s’do kishit guxuar ta dashur onit

I doja gratë mizore në lagjet e mëdha
Ku lindte çdo ditë ndonjë qenie e re

Hekur ishte gjaku i tyre flaka truri

E doja e doja popullin e zotë të makinave
Luksi dhe bukuria janë vetëm shkuma e tij

Ajo grua ishte kaq e bukur
Sa më frikësonte.

Përktheu: Faslli Haliti