Drita Jashari
Duke qenë përfaqësuese e autorizuar e Skender Jasharit, për ta përfaqësuar në procedurën e kompensimit, përmes padisë civile, të cilën më 10.04.2019, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në disa raste, në Republikë të Kosovës, janë shkelur disa të drejta të njeriut, në rastet e arrestimit a paraburgosjes së padrejt! Në këtë rast bënë përjashtim, sepse i përfaqësuari im, është akuzuar, gjykuar, dënuar, rigjykuar politikisht dhe atë tërësisht me porosi të Serbisë( ish-ministrit të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiqit)!
Padia për kompensim përfshinë periudhën për cilën është akuzuar:
1. Për aktivitete ushtarake, organizime luftarake dhe armatosje që nga viti 2001- 16.10.2012, kundër Serbisë në Luginë të Preshevës;
2. Për periudhë në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 01.07.2012 deri 10.10.2012 kur ishte arrestuar për herë të parë dhe ishte në masën e lajmërimit në stacionin më të afërm të policisë;
3. Për periudhën e paraburgosjes dhe burgosjes politike, si dhe gjykimit dhe dënimeve politike, në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 16.10.2012 deri 31.05.2016.
4. Për periudhën në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga 31.05.2016 deri 18.01.2017 për masën e lajmërimit në stacionin e policisë.
5. Rigjykimin politik, nga 31 maj 2016, deri më 06.12.2017!Etj
Askush nuk beson që ky rast, ishte thjesht gjykim i shoqëruar me gabime dhe si rrjedhoj shkelje të drejtash elementare të njeriut, sepse:
1. Hetimin, akuzimin, gjykimin e patën policët, prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it( Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), dhe ishte i vetmi rast ku Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk kishin asnjë informatë;
2. Radhitet ndër rastet më të ndjeshme politike dhe të sigurisë, që mund të destabilizonte rajonin, shkaku i së cilës ishin dënuar, sipas arsyetimit të Kryetarit të Trupit Gjykues Arkadiusz Sedek, më 16.10.2013!
3. Implikimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, shantazhimi i tyre që do tërhiqen nga dialogu nëse nuk vepron EULEX-i, shkaku i të cilës arrestohen në Republikë të Kosovës! Reagimi i qeveritarëve të Serbisë, me rastin e shpalljes të pafajshëm të Grupit të Dobrosinit! Hakmarrja e Policisë së Serbisë kundër pronës së familjes së ngushtë të Skender dhe Valon Jasharit.
Duke qenë se Skender Jashari, ishte arrestuar tërësisht me porosi të bashkëpunëtorit të Serbisë, i cili kishte deponu deklaratë sekrete në EULEX, për të cilën ishte paguar rreth 10.000 euro, derisa për të akuzuarit e tjerë të këtij grupi, kishte kryesisht biseda telefonike të cilat jepnin indicje për inkriminim e tyre.
Grupi i Dobrosinit, ishte akuzuar për sulmet kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në fshatin Dobrosin, të komunës së Bujanovcit, më 17.05.2012, 28.06.2012 dhe 10.10.2012. Sulmet e Dobrosinit, kuptoheshin si reagim kundër terrorit të Serbisë, më 04.05.2012 me rastin e arrestimit të Grupit të Bujanovcit, nga Serbia! Duke mos harruar që Serbia edhe më 28.12.2008, kishte terrorizu dhe arrestu edhe Grupën e Preshevës( Gjilanit). Ndërsa të dy grupet, si Grupa e Bujanovcit, ashtu edhe Grupa e Preshevës, u liruan gjatë vitit 2012!
Mirëpo Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, në Republikë të Kosovës, arrestoi mes tyre edhe Skender dhe Valon Jasharin, duke ia ngarkuar përgjegjësinë kryesore për këto raste! Më 01.07.2012 filloi me arrestimet, u shpallën të fajshëm në gjykimin politik, më 16.10.2013, me Aktgjykimin PKR.Nr.56/13, të Gjykatës Themelore në Gjilan, e që i njejti gjykim politik u vërtetu edhe me Aktgjykimin PAKR.Nr.145/2014. Derisa më 19.04.2016, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin PML-241/15, e kthen rastin në rigjykim duke shpall të pafajshëm për akuzat!
Pastaj Gjykata Themelore në Gjilan në lëndën PKR.nr.110/16, më 06.12.2017, shpall të pafajshëm e cila pafajësi vërtetohet edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë në lëndën PAKR.nr.151/2018, të datës 24.09.2018.
Në pajmtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e Procedurës për Kompensimin e Dëmit, është proceduar për kompensim të dëmit që është shkaktuar, nga arrestimi, gjykimi dhe burgimi i paligjshëm. Por për shkak që shuma e kompensimit, nuk përfshinë as për së afërmi kompensimin real, është vazhduar në procedurë civile, përmes së cilës besohet që së paku 15.000.000 milion Euro do duhej kompensuar.
Padia për kompensim, e përbërë prej 420 faqesh dhe me mbi 2500 faqe dokumente që argumenton kërkesën e padisë, tashmë e futur në procedurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Padia konsiston në argumentimin dokumentar të shkeljeve të të drejtave ndaj Skender Jasharit si:
I. Shkeljet e të Drejtave dhe Lirive që nuk specifikohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mes tyre:
1. E drejta e mbrojtjes-azilit;
2. Shkelja e Konventave të Gjenevës dhe Protokoleve të saj dhe akteve tjera normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ligjet e luftës;
3. Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare që kanë të bëjnë me: Luftën për Liri; të Drejtën për të kërkuar Liri; Të drejtën e popullit Shqipëtar të Luginës së Preshevës për të kërkuar Lirinë;
4. Shkeljet e akteve normative ndërkombëtare:
1) Rrgulltat Minimale Standarde të OKB-së për trajtimin e të burgosurve;
2) Deklarata mbi mbrojtjen e të gjithë personave kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese;
3) Konventa kundër torturës dhe dënimeve a trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese;
4) Rregullat Europiane të Burgut;
5) Konventa Europiane për parandalimin e torturës, trajtimit dhe dënimit johuman ose degradues.
II. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Personale, mes tyre:
1. Dinjiteti i njeriut;
2. Barazia para ligjit;
3. E drejta për jetën;
4. E drejta e integritetit personal;
5. Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues
6. Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar;
7. E drejta e lirisë dhe e sigurisë;
8. Të drejtat e të akuzuarit;
9. E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;
10. E drejta për mjete juridike;
11. Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale;
12. E drejta për të mos u gjyku dyherë për të njejtën vepër penale;
13. Liria e lëvizjes;
14. E drejta e privatësisë.
III. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Civile dhe Politike, mes tyre:
1. E drejta e martesës dhe familjes;
2. Liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë;
3. Liria e shprehjes;
4. E drejta e qasjes në dokumentet publike;
5. Liria e medieve;
6. Liria e tubimit;
7. Liria e asociimit.
IV. Shkeljen e të Drejtave dhe Lirive Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, mes tyre:
1. Mbrojtja e pronës;
2. E drejta për arsimin;
3. Liria e shkencës dhe e artit;
4. E drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit;
5. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale;
6. Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut;
7. Mbrojtja gjyqësore e të drejtave;
8. Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore.
Të gjitha këto të drejta, me dokumente konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të përfaqësuarin tim, argumentohen katërcipërisht.
Ende mbetet tejet sfiduese vendosja e zbatimit të ligjit në Republikë të Kosovës, edhe për faktin e ndikimeve dhe implikimeve të ndryshme, kryesisht edhe atyre politike. Rasti i Dobrosinit qoftë i fundit, që mund të ndikojë Serbia përmes Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, në rastet konkrete në Gjykatat e Kosovës.
Më: 11.04.2019
Drita Jashari, përfaqësuese e autorizuar për përfaqësim të Skender Jasharit. Magjistrante në Universitetit të Prishtinës drejtimi ndërkombëtar.