GRUEJA E MIRË – GRUEJA E KEQE

0
1012
Lulash Ara

Lulash Ara

GRUEJA E MIRË – GRUEJA E KEQE

Gruen e mirë lum kush e ka
E ka shok e ka v’lla.
Grueja e mirë ta rritë vlerën
Grueja e keqe ta fikë derën.
Grueja e mirë është thesarë
Me të jeta të shkon marë.
Grueja e keqe s’të len derman
Të fut në sherr dhe me vllanë tan.
Grueja e mirë s’të len në baltë
Me të je gjithmonë kryenaltë.
Grueja e keqe nuk durohet
Ti qet thijat para kohet.
Gruen e mirë kush e ka sot
Ka bekim prej të madhit Zot.
Beqar je shumë ma rahat
Se me pasë dreqin në shtrat.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””

BUDALLEK ME BOLLEK…!

Kur nigjoj tuj folë ket njeri
Më vjen me qeshë, por dhe me qa
Habitëm, shumë më vjen seri
Ku – ku tham, sa posht kem ra…!
Na hiqet si patriot
Thotë në luftë se ka marrë pjesë
Nigjoni se ç’ka thotë sot
Ish – pjestari i UÇK së.
Ka mbledh shoktë ky “trim” i madh
Gjithsecilin ma kopuk
A thue mos kanë vetëm hall
Me ba status për fejsbuk…?
Seriozisht në qoftë ka flet
Nuk e di se ç’ka me thanë
Veçse turku 500 vjet
Do kopila na i ka lanë.

“””””””””””””””””””””””””””””””””

MOJ E MIRA NË LIVALL

Moj e mirë në at livall
Unë me ty kam ra në hall
Kam ra në hall e shum po vujë
Pa ti than dy fjalë s’po mujë.
Sa herë pom kalon për g’jat
Pom rrehë zëmra si sahat
E po nihëm në siklet
Mjeri unë me ty ç’ka m’gjet.
Kur pom sheh për njanës anë
Krejt po digjem flakë tetanë
Kur po nisëm met marrë grykë
Si Harusha malit ikë.
Nalu pak e fol ni herë
Se po shkrihem si shiqer
Nalu pak ma shuej ket mallë
Njeshtu s’jam as dekë, as gjallë.
Moj e bukur por si zanë
Vënin kun s’kam me ta lanë
As në bjeshkë e as në v’rri
Jo, s’të la moj pat marr ty.

— — — — — — — — — — — —

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar