Gruaja nga Shqipëria: Përmes lotëve, i tha Arbana Osmanit se nuk kam televizor…!

0
364
Gruaja pa TV

Jeta shkruan romane

(TV Channel: Emisioni “Dua të të bëj të lumtur”)

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” (TV Channel, Tiranë) me mederatorën Arbana Osmani, që kishte ftuar Nënë e bijë me temën “Me fal” ,,ishte aq e dhimbshme dhe sikur na kthej në kohën e rëndë migjeniane dhe të Shqipërisë nën tymin e varfërisë së skajshme të jetës…!

Rrëfimet e jetës kalonin nëpër valët e jetës në Shqipëri. Rrëfimet në studio të këtij emisioni, më shumë kishte lot se sa bisedë, ndonëse rrëfimet e mbulonin ekranin dhe ne kendej tij mbetëm pa tekst.

Si është e mundur, kur Arbana Osmani e pyeti gruan shqiptare se a e shikoni emisionin “Dua të të bëj të lumtur” (!) në TV Channel, ajo pa ngurrim iu përgjigj:

– Jo nuk e kam parë, sepse nuk kam televizor në shtëpi…! – i tha kjo grua shqiptare Arbanës, e thyer në shpirt nga valët e jetës dhe, e lënë në mëshirën e kohës dhe pa përkrahjen e shtetit shqiptar!

Jeta shkruan romane! Edhe sot, në Shqipëri, po troket në ndërgjegjën dhe në duart e pushtetit varfëria migjeniane, ku në familjen shqiptare mungon pos gjërave elementare për jetë, as televizori dhe bota e ekranit në këndin e varfërisë…!

Jeta shkruan romane! Kurrë nuk kam menduar që në Shqipërinë tonë dhe të kryeministrit Edi Rama, mund të kemi qytetarë shqiptarë, që në shtëpitë e tyre nuk kanë as televizor…!

Jeta shkruan romane… Jeta shqiptare që ka mbetur në mëshirën e natës pa drita,pa ujë,pa bukë dhe… Jeta shkruan romane, janë
refrenet migjeniane nëpër udhët e jetës në Shqipëri, – thonë kronikat e gazetarëve në (TV Channel në Tiranë).

Jeta shruan romane! – është një zë klithmë e orëve të pushtetit shqiptar, që, nëpër sirtarët e letrave zyrtare (…) kanë mbetur në këndin e harrimit dhe të vetmisë, sikurse për gruan shqiptare, pa televizor në shtëpinë e saj…

Jeta shkruan romane! Edhe kjo ndodh në Shqipërinë kur pushteti nuk del nga zyra për të parë nga afër se si tiret jeta shqiptare nën plojën e varfërisë migjeniane.

Jeta shkruan romane në udhët e jetës në Shqipëri!

Çikago, qershor të motit 2020


Skënder Karaçica Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

Shënim: Skënder, vërejtje me vend, por meqë rri në SHBA, a e di se ka mbi 500 mijë amerikanë të pastrehë në Amerikë? A thua kanë ata TV? Apo i ka lënë shteti edhe ata pa përkrahje?! /AÇ