Mathieu Aref
“Gruaja është e ardhmja e burrit“, tha poeti françez Louis Aragon. Njeriu vetë nuk mund të përftoje (të bëjë fëmijë vetë). Gruaja shqiptare është garantuese e shqiptarisë sonë, nëse martohet me një shqiptar, nëse jo do të martohet më një të huaj do të bëje një gjysmë shqiptari që do të marri kombësinë e babait… dhe me në fund… më në fund eshtë zhdukja e programuar !
Po dëgjoj, lexoj këtu dhe andej që gruaja është e lirë të martohet me kë të doje (sikur nuk e dija ! )… po sigurisht… por nëse është patriote nëse ka shpirt shqiptari dhe nëse dëshiron me të vërtetë fëmijë shqiptarë (dhe jo të përzier më gjene të huaj) ajo mund të « kërkoje » dhe zgjedhi atë që dëshiron midis shqiptarëve: ka Shqiptarë edhe me të mirë se të huajt, të kulturuar, të bukur dhe të dënjë dhe mos më thoni se unë nuk i njeh Shqiptarët, sepse linda jashtë Atdheut : unë i njoh shumë, shumë mirë dhe kam folur dhe shkruaj për ta !
Më kanë thanë gjithashtu se shqiptarja preferon një të huaj, sepse Shqiptarët nuk janë të mirë ose të pa edukim, jo të sjellshëm dhe nuk respektojnë gratë ! Këta që janë kështu nuk janë shqiptarë të vërtetë por të përziër. Këto gra që mendojnë ashtu a preferojnë të përkeqësojnë gjenet tona dhe t’i zhdukin ato që na identifikojnë si dhe të humbim “shpirtin tonë shqiptar” në vend që të martohen me një shqiptar si ato ? Janë shqiptarët e së nesërmes ata që do t’i gjykojnë dhe do t’i bëjnë përgjegjës për degjenerimin dhe prishjen e grupit tonë etnik. Kjo është gjithashtu vendosja e egoizmit dhe dëshirës së tyre personale për të parë seks apo para apo bukuri… para çdo gjëje tjetër.
Shëbulli i im dhe prova që flet vetë janë prindërit e mi dhe sidomos babai im që asnjë herë nuk e ka ngritur dorën ndaj nanës sime (Lute Lala që mbajti këtë gjthmonë mbiemër dhe jo Aref apo Canameti) dhe që gjthmonë e ka respektuar : ky është Shqiptari i edukuar, i sjellshêm, i dashur dhe i vërtetë i Malësisë shqiptare. Ky lloji shqiptarësh ende ekziston…ndoshta sot janë të rallë.
Populli shqiptar ka vuajtur nga pushtimet e huaja, asimilimi, emigrimet e shumta jashtë vendit (vendet fqinje ose të largëta) dhe tani ne do të përfundojmë duke u frikësuar nga zhdukja e grupit tonë etnik. Unë kisha prindër patriotë që nuk donin kurrë të natyralizoheshin në Egjiptianë ose Francezë dhe që mbetën “shqiptarë” deri në vdekjen e tyre dhe fëmijët e tyre u rritën dhe u shkolluan (megjithë mërgimin e padëshiruar dhe të imponuar nga ardhja e komunizmit në Shqipëri) sipas traditave shqiptare dhe modernizmi i stilit evropian dhe mbi të gjitha u kanë mësuar gjuhën shqipe, shqiptarizmin dhe dashurinë për atdheun. Kjo është arsyeja pse ju keni para jush një shqiptar të vërtetë të denjë për paraardhësit e tij, identiteti i të cilit ka mbetur i pastër dhe gjenet e tij të paprekura.
Më duhet të përsëris atë që kam thënë tashmë këtu në mënyrë që të vendos çdo ngjarje në kontekst e saj. Së pari, trojet tona stërgjyshore u zvogëluan rëndë dhe pjesa më e madhe e popullsisë iliro-shqiptare gjithashtu u pakësuan rëndë dhe ja ku jemi sot : një shtet kryesor me një sipërfaqe prej 28,748 km2 dhe një shtet i ri Kosova me një sipërfaqe prej 10,908 km2 dhe popullsitë iliro-shqiptare mbetin përreth vendin amë dhe gjetkë (Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Epir, Greqi dhe vende të tjerë në Evropë dhe në botë).
Ndërsa zona e pushtuar nga Pellazgët përfshinte të gjithë Evropën Jug-Lindore, Ishujt të Egjesë, Azia e Vogël dhe pjesa perendimore të Italisë para mbërritjes së vëllezërve të tyre të gjakut Etruskët. Pastaj pas pushtimit të një pjese të Pellazgisë nga Helenët (pas shekullit të 8-të para erës sonë) zona pelazge u zvogëlua dhe mbetën vetëm trojet e pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë, Ilirët në Perëndim dhe Thrakët në Lindje : kjo hapësirë shkoi nga të dy brigjet e Danubit deri në Greqi dhe nga Adriatiku në Detin e Zi.
Pastaj në -168 para epokës sonë Romakët pushtuan një pjesë të trojave ilire ku nuk kishte shtet ilir, por shumë principata dhe mbretëri të vogla të pavarura : ata krijuan një provincë romake të cilën ata e quanin “Illyrii proprie dicti“, e cila shkonte nga Istria në Epir. Disa vjet më vonë ushtritë e perandorit Trajan pushtuan një pjesë të Trakisë në (Rumaninë e sotme). Pastaj nga shekulli i 7-të pas erës sonë deri në sh. 10-të pas erës sonë erdhën Sllavët e Jugut, Bullgarët dhe Hungarezët të cilët përvetësuan pjesën tjetër të trojave ilire… më në fund Bizantinët dhe Osmanët… (Referojuni shkrimeve të mia).
Pas kësaj kllapi historik dhe të ngjarjeve, unë kthehem në pikëllimin e gjeneruar nga të gjitha këto përmbysje (vuajtje të ndryshme, zhvendosje territoresh, pushtime të ndryshme dhe emigrime). Siç kemi parë pak më lart, nuk ka mbetur shumë nga grupi ynë etnik : ne ishim shumë të shumtë dhe pothuajse tani nuk jemi asgjë dhe kemi humbur shumë. Pas gjithë kësaj, nëse gratë tona duhet të largohen nga vendi për t’u martuar dhe jetuar jashtë Atdheut dhe të humbim gjysmën e gjeneve tona në favor të të entive të tjerë, etnia jonë do të përfundojë duke mos qenë ajo që ishte vetëm njëqind vjeç me parë, e cila tashmë në atë kohë ishte e prekur seriozisht nga sëmundja endemike e emigracionit.
Thjesht do të përmend dy shembuj kryesorë. E para ajo e Turqisë ku prania shqiptare ishte më e forta nga të gjitha : për mendimin tim (ne nuk kemi statistika zyrtare për turq më origjinë shqiptare, Turqit nuk do të mburreshin për këtë) ka rreth dhjetë milion turq me origjinë shqiptare, mezi dhjetë përqind e të cilëve shumë pak e dinë që kanë një origjinë shqiptare. Pastaj Egjipti, i cili nga shekulli i nëntëmbëdhjetë deri në mesin e shekullit të njëzetë (150 vjet dinastie shqiptare) apo edhe më parë, mirëpriti shumë Shqiptarë të cilët me kalimin e kohës dhe shumë lindje të njëpasnjëshme kanë gjeneruar gati pesë milion egjitian më origjina shqiptare (shumica e tyre të përzier me egjiptian ose egjiptiane).
Kështu pra mbaruan Shqiptarët e shekujve të kaluar dhe si do të mbarojnë ata të sotmit dhe të nesërmes … nëse vazhdojnë emigrimi dhe përzierjet etnike ! Është vërtetë një dëm i madh dhe trishtim që arritëm në këtë gjendje ! Më në fund kam një shembull familjar : Halla ime (Tana Canameti) motra e babës im dhe bija e Amet Shabanit, që morri pjesë në lidhjen e Prizrenit në 1878, ajo pati pesë fëmijë (dy djem dhe tre vajza) por kur vdiq halla e ndjerë fëmijët e saj ngadalë ngadalë u egjiptianizuan, u martuan më gra apo burra egjiptiane dhe u arabizuan krejtësisht. Ky do të jetë fati i Shqiptarëve nqs. se martohen (më shumicë) më të huaj dhe jetojnë jashtë Atdheut.