Gropa e pa ndërgjegjës që vrau dy fëmijët, Florenta dhe Florent Mramorin ?!

0
1765
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Mos vallë kishin ndonjë faj, apo kishin faj se ishin fëmijë? A ka pasur mundësi që kjo tragjedi familjare mos të ndodhte? Unë thëm së po. Një gjë e tillë ndodhi në shtetin që po pretendojmë të ndërtojmë mirë, e nuk po ndërtojmë mirë. A ka mundësi që të luftohët për lumturinë e fëmijëve dhe për lumturinë tonë të përgjithshme? Do të ishte e mundur sikur do lakmitarë për dollarë, e për pushtet apsolut mos të ishin katapultuar në krye tij. Këta më punën e keqe të tyre, janë bërë varrmihësit e kombit dhe varrmihësit e Kosovës! Fëmijët e Mramorit kanë vdekur, por do të mbijetojnë në vargjet e poetëve, të cilët do t’u thurin vargje së si vdiqën, për mos-kujdesin e strukturave të larta të shtetit.

Do të shkruajnë së si nuk po përfillën dashur apo pa dashur liritë dhe të drejtat njerëzore, ashtu edhe të fëmijëve tanë. Dhembje dhe pikëllimi i madh ka pllakosur në strëhën e familjën Mramori e cila mbeti pa dy lule, të cilët nuk e shijuan jetën. Mbeti pa dy fëmijët të cilët i ndau nga jeta gropa e pa ndërgjegjës njerëzore. Kemi shumë data ndërkombëtare ku iu kushtohen të drejtave të fëmijëve në botë. Muaj qershor shënon ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Fëmijët nuk kërkojnë asgjë më shumë veq kërkojnë që të jenë sado pak të lumtur. Fëmijët kërkojnë që mos të ushtrohet dhunë dhe abuzim karshi tyre.

Ata për të drejtat e tyre protestojnë me lojëra. Ushtrimi i dhunës që fatkeqësisht po manifestohet në shumë mjedise, do të duhej të ndalohej njëherë e përgjithmonë. Dhuna lënë pasoja të mëdha në të ardhmen e fëmijëve tanë. Florenta dhe Florenti shumë pak iu gëzuan ditës së një qershorit, kur edhe është data kur ata do të duhej gjithësesi të bëheshin sado pak të lumtur. Nuk e di së si e kan pritur këto dy filiza tw reja ditën e tyre. E di së nuk kan pasur mundësi të kënaqen as më lojëra të shumta, as më diqka që ata do ta kishin përjetuar sikur mocaniket e tyre në botën e zhvilluar.

Ndoshta këtu bëra një digresion. Edhe në Kosovë klasa sunduse i ka mundësit që ti lumturojnë fëmijët e tyre, më çka tu dëshiron zemra. Këta po i kënaqin fëmijët dhe familjët e tyre në kurriz të familjeve siq janë edhe familja e Florentës dhe Florentit. Këta shtetarë moti janë pajtuar më turpin që i ka mbuluar. Këta kurrë deri më sot nuk kan zbritur në mesin e fëmijëve shkollarë apo në ndonjë qerdhe fëmijësh, apo në mesin e ndonjë familje skamnore për ti qa hallët më ta. Jo, jo, nuk shkojnë dot! Kjo klasë politike, nuk ka kohë të merret më punët e fëmijëve tanë së ata si po rritën, së në çfarë kushtet po jetojnë, së cila është gjendja e tyre shëndetësore.

Këta nuk kan së si të zbresin lartë nga qielli ku po mendojnë së janë ngjitur. Shteti nuk ushtrojë dhunë direkt në Florentin dhe Florentën, por vet hapja e gropave të tilla, është mos kujdes që nuk lahet më asgjë. Gropat e tilla vetevetiu dihet së ngerthejnë vdekje. Ky fenomen i gropave është kthyer në një rrezik që pengon rritën, shëndetin dhe mirëqenjën, dinjitetin e fëmijeve. Dorëheqjët e atyre që janë në krye të strukturave më të larta të shtetit, jo vëtem të Prishtinës janë akt shumë i vogël në krahasim më humbjën e dy jetërave të pafajshme. Shumë herë deri më sot në shkrimet e mia kam potencuar aktin e dorëheqjës si aktin më madhor moral.

Po, për kënd të bien këmbant, për askënd, së kjo kastë politike në pushtet nuk ka sy as vesh, për tu ballafaquar më realitetin e hidhur, për të cilin janë hisedarë ata vet. Për pak vjet, gjashtë fëmijë në Kosovë kanë humbur jetën në gropat e tilla. Dhashtë Zoti që fëmijët, Florenta dhe Florent Mramori, që u mbytën të enjten do të jenë fëmijët e fundit të cilët gjetën vdekjën e dhembshme jo vëtem për familjën e tyre, por për mbarë kombin…