Grenell e ke humbur luftën diplomatike më Kurtin

0
197
Kurti - Grenell

Nga Skënder MULLIQI

Prap na paraqitet Richard Grenell, lidhur me Albin Kurtin. Ky është treguar nje diplomat i dështuar i SHBA-ve në Gjermani dhe në Ballkan. Ai ka disa kohë që në mënyre deklarative ka thënë së është homoseksual, i cili kishte zënë një vend të rëndësishëm në ish administratën e presidentit, Donald Trump. Pa e marrë mirë postin e ambasadorit të Amerikës në Gjermani, i kishte bërë shumë nervoz gjermanet më një intervistë për një portal. Grenel kishte kërcënuar disa herë më leksionet e tija të pa matura Gjermanin dhe kancelarën Angela Merkel. Kishte kërcnuar Gjermaninë edhe lidhur më gazin rus, sikurse që kishte kërcënuar lidhur më bashkëpunimin e Gjermanisë më Kinën në planion ekonomik etj.

Ja lexues të nderuar iu përkujtova disa nga shembujt të një diplomati kontravers, i cili kishte ftohur shumë marrdhenjët bilaterale ndërmjet Amerikës dhe Gjermanisë. Seria e deklaratave kotraverse të Grenelit, kishte bërë që nga disa diplomatë gjerman të kërkohet të largohet nga Gjermania. Edhe kur bëhët fjalë për Kosovën ishte shumë i paqartë dhe shumë të dyshimt ne veprimet e tija. Si i dërguar special për Kosovën, ai kishte orjentime proserbe. Edhe pse kamuflohej në opinion më deklarata, ishte vu haptas në planin për ndarjën apo shkëmbimet territoriale më Serbinë së bashku më Vuçiqin dhe Thaçin.

Sigurisht së këtë plan djallëzor të cilën e kishte bërë të ditur një tjetër diplomat i rangut të lartë, Bollton, Grenell deshti që të bën realitet, duke i shkatuar dëme të mëdha Kosovës, dhe Ballkanit, më hapjën e Kutisë së Pandorës, që do të provokonte zingjirin e luftës në Bosnje, Kosovë, Maqedonin e Veriut dhe në vendet përreth këtyre shteteve. Këtyre planeve ju doli para Angela Merkel zonja e qeliktë e politikës evropiane. Këtu duhet përmendur edhe kontributin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kur bëhët fjalë të Kurti, ai disa herë kishte replikuar më Grenelin përmës rrjetit social Twitter. Sigurisht së tash pas këtij harku kohor, shihet së Grenel diplomacia ishte në dëm të Kosovës, dhe në favor të Serbisë, gjë të cilën e kishte bërë të ditur më kohë lideri i LVV, Albin Kurti. Janë të gjitha genjeshtra të kulluara të Grenelit për antiamerikanizëm të Kurtit. Kurti nuk eshte antiamerikan, ai nuk e ka plasuar planin e shkëmbimeve territorale. Kurti nuk i kishte thënë Grenelit që ti fus në qorrsokak marrdhënjet më Gjermaninë.

Paraqitja e tij e fundit dhe akuza kundër kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, është kamuflim i të vërtetes së ka pasur plan, dhe kan ekzisituar thikat mbi harta për ndarje të Kosovës, siq e ka thënë Kurti. Madje, të themi të drejtën edhe Marrëveshja e Uashingtonit për mua e favorizon Serbinë në rajon, duke e bërë ate factor politik dominant. Shumë do të ishte treguar i sinqertë Grenel sikur të pranonte së është proserb, dhe ka punuar nën ndikimin e lobit serb në Amerikë. Këtë e vertëtojnë edhe ahegjenet më shlivovicë serbe midis Beogradit.

Amerika është miku më i madh i shqiptarëve, por ky shtet nuk identifikohet më Grenelin dhe sojin e tij. Fytyrën e vërtetë Tramp, por edhe Grenel e paraqitën kur më forcë deshtën të mbajnë pushtetin, duke mos e pranuar fitoren e Bajdenit që nuk mbahet mend që ka ekzistuar në këtë shtet një tendencë e tillë antidemokratike. Prandaj, kjo deklaratë e Grenelit është një tjetër skandal, është deklaratë provokuese karshi Kosovës. Ai humbi luftën diplomatike ndaj Kurtit. Grenell duart sa më larg Kosovës, së ajo i ka përfaqësuesit e saj legjitim politikë.