GRA TË FORTA, E BURRA TË DOBËT

0
236
Meta konflikt me policinë

Vëzhgim

Arben Çokaj

Në shoqërinë shqiptare, shpesh vëren raste, ku gruaja bëhet e fortë, dhe e përdor burrin si kamikaz, pasi e ka tredhur atë seksualisht.

Ky është rasti edhe me Presidentin Meta, të cilin e ka kapë e shoqja në vend të keq, dhe e përdorë si kamikaz. I thotë e shoqja “qyqar, po ta merr Rama pushtetin”, etj. etj. dhe ai nuk e do më veten. E nga turpi që ndien, sulet si kamikaz i paekuilibruar, dhe është gati edhe të vrasë njerëz ose vritet, për Monikën… Psikologjikisht, ky është rasti tipik kur gruaja bëhet ndërgjegje autoritare e burrit!

Në këto raste logjika e arsyeja pushojnë së vepruari, funksionon vetëm fjala e gruas si ligj absolut, që duhet përmbushur. Dhe këtë fenomen e ndeshë sot jo rrallë në shoqërinë shqiptare, ku gratë ende ankohen, se nuk i kanë të drejtat si burrat, por në shtëpinë e tyre, bëhen bisha, kanë vetëm burrin, e atë e kanë si motiv për të përmbushur çmenduritë tyre, duke e rrezikuar në fakt jetën e burrit të tyre!

Vëren nga këto gra të forta, që burrin e lënë pa dhëmbë për ta poshtëruar, e të birit i blejnë edhe iPhone 12.

Nëse e patë Jasminën te Për’puthen si i tha Andit: “unë të dua ty si protektor. Për çdo problem që kam, dua të më mbrosh!…”

Ka raste që këtë fenomen e ndeshë edhe te gra instiktive, e jo aq të civilizuara në Perëndim, të cilat e shohin seksin si feud. Kemi këtu rastin e Meghan Matkle, e cila e ka manipuluar të shoqin, princ Harry. Dhe po e bën të sillet si lolo. Ajo deshi princ, e princ mori, me një martesë madhështore. Pastaj e largoi nga detyrimet mbretërore e tani kjo gjendje nuk po i pëlqen, se i kanë ikë edhe privilegjet…