GRA NUK MË VDES POEZIA EROTIKE PO SOT MË VRASIN TRUSAKATËT

0
64
Kalosh Çeliku me kapele

NGA KALOSH ҪELIKU

(Edhe Kalosh Ҫeliku nuk e shpëton
Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav
)

Po, e shpëtoi Partia “demokratike”, Dje
Nuk mund të uleni, në Tavernë. Shkaku, Se:
Nuk keni Vaksinë anti Koronavirus
“Armikut të padukshëm”. Pandemisë.

Realiteti. Nuk mund të uleni pa vaksinë
Mund të rrini, vetëm te “Paraku i Grave”:
Plus, edhe me Gratë e mia besnike.

Edhe, si t’u besoj Unë, se: ju jeni
Pa koronavirus. Shteti “përbashkët”?!

I besoj vaksinës: Natyra. Grave besnike…

(Vrasje publike)

Edhe, u përpoqët të më vrisni Nateditë
Me helmime. Aksidente komunikacioni:
Zjarre, në banesë. Shtëpi. Atentate?!
“Xhipit” Babait, para dritareve, Natën:
I vutë zjarrin. Sulme fizike mes Dite
Në Shkup, para syve të kalimtarëve.

Kohën e fundit, përpiqeni të më vrisni
Tinëz, me raki rrushi. Dy shtamaverë Di.
Dhe, ende: Nuk e zbuluat dot fajtorin?!

Kurrë! Ndoshta, do më vrisni me Poezinë…

(Gra, nuk më vdes Poezia erotike
po Sot më vrasin trusakatët
)

Nuk më vdes rakia e rrushit. Dëllinjave
E, as poezia erotike. Xhadia besnike.
Po, më vdesin masat pakrye Qeveritare:
Që, m’i kanë mbyllë Tavernat. Lirinë
Gratë e mia besnike. Dhe, Poezinë.

Përinatë, hip zbres shkallëve të betonit
Sheshi, “Skënderbeu”. Anës shqiptare
Dhe, matanë Urës Gurit. Anës “maqedone”:
Aleksandrit Madh. Dihet, te “Parku i garve”.

Nuk më vdes rakia e rrushit. Dëllinjave
Dardhave gorrice të Xha Derallës:
Luftë i shpalla Pandemisë. “Armikut”
Mejdan me poezi, te “Parku i Grave”.

Po, me vite më vrasin trusakatët e pabesë
Dhe, më ringjallin: Gratë e mia besnike…