Gjysh! Pse po qajnë retë?

0
507
Sotir Athanasi

( E- mail i padërguar një miku akademik* )

Dy.
Ky numur u vendos që lexuesi të kuptojë se kemi të bëjmë me vazhdimësinë e tregimit “Çeçeni dhe Komandanti”.
Roli i rrëfimit për Çeçenin në këtë mes është një mënyrë e veçantë e paralelizmit metaforik. Dhe po e titullojmë, siç e kemi shkruar edhe më lart:
(E-mail I padërguar një miku akademik*)
Por, të mos harrojmë që flet kolegu im shkrimtar:
“I nderuari Profesor!

Në portalin, tek i cili kam botuar shumë nga tregimet e mia, lexova rastësisht një shkrim që bënte fjalë për shqiptarin tonë të suksesshëm në një nga shtetet e Britanisë së Madhe. Ky nxjerr të printuar një revistë. Unë, i prirur nga dëshira që tregimin: SHUARJA E NJË YLLI, të kisha mundësi t’a ekspozoj të paktën në anglisht, (sepse përpjekjet e mia në frëngjisht, kishin dështuar), mbas shumë kombinimeve, e gjej E-mailin e tij. Dhe, kur prova qëlloi shenjën, i mora leje përpara se t’ia nisja shkrimin në fjalë. Dhe ashtu bëra: ia dërgova Nuk vonoi edhe përgjigja. Po t’a riprodhoj atë:

Tregimi më pëlqeu shumë dhe ju rekomandoj të gjeni një përkthyes të mirë në anglisht dhe të m’a dërgoni. Unë marr përsipër botimin në revistën time.

Entusiazmi im, arriti krenajën. Menjëhere bëra disa përpjekje të cilat, për fat të keq e me dëshpërimin pa cak, vërtetuan shpërfilljen. Ndjeva kështu, aizbergun e cinizmit. Bjerja e vyrtytit dhe kthimi i shpinës kish marrë sratusun e një trendi. Prirja në një padukshëmri të nënkuptuar te këto personalitete të përkthimit, (që fama i bënte me krahë), gëlonte një tufë insektesh fluturuese.

Dështova edhe me një mikun tim, Profesor në përgjigjen e të cilit lexohej frika (e natyrshme) se mund të më zhgënjente.
U kujtova që në korespondencën me britanikun, ai më kishte thënë se materiali i botuar në atë portal që unë kisha lexuar, ishte përkthim. Sepse Ai (britaniku) e kishte botuar në anglisht dhe se një shoku i tij ambasador, e kishte përkthyer dhe dërguar në portal, shqip.
Unë, i paisur në shkallën sipërore të këmbënguljes aq të domosdosh- me për të realizuar një ëndërr, i bëj me shumë takt, një E-mail, ku i propozoj se:

A nuk do të qe në nderin e një diplomati të përkthejë një tregim me temën:”Dështimin e një dashurie me vështrim të parë e të pastër”, diç të ngjajshme me Madam Baterflajn, por për shkak të terrorizmit?
Dhe ai m’u përgjigj: “Unë, nuk do të guxoja!”

Gjithsesi këmbëngulja ime ndiqte ngulmimin dhe ky i fundit, i shoqëru- ar nga kokëfortësia për luftën deri në fund, më nxiti të guxoja”. Prandaj i shkrova:
Pa trokitur, nuk hapet asnjë portë, megjithëse, njëra sapo m’u mbyll.

– Po, pastaj? – ndërhyra unë për t’a ushqyer vijimsinë mëse të drejtë të kolegut tim shkrimtar. Ai vazhdoi:
– “Pas kësaj korespondenca, u ndërpre. Që atëhere mbase është mbushur viti dhe unë u mora me përpilimin e vëllimit me tregime për të harruar dështimin e kalimit të kufirit gjuhësor të tregimit; kufi që mesa shoh qënkërka ku e ku, në mos më i dhimbshëm, po aq i barabartë me atë cakun dridhërues të telave me gjëmba përtej zonës së pa shkelur në diktaturë.

Dhe kjo ndodhte me një nga tregimet e mia ndoshta më të arrira”.
Shoku im vuri në buzë kapuçinon e ftohtë tanimë dhe atëhere kur unë shikoja tek ai pragun e një humbjeje të plotë, ai ngrihet me një lloj nxitje të pazakontë: me gjeste të një frymëzimi hyjnor. Se në prag të një zbulimi, nga ai, do të përballesha. Lexojeni:

– E megjithatë, kur u njoha me historinë e Çeçenit, siç e kam dhunti të ngrihem mbi realen dhe të fantazoj, befas e gjeta veten në rolin e tij. Prandaj natyrshëm më lindi pyetja:
– Po Komandanti im, cili është?

Për t’a bindur veten në këtë gjetje, i dashur Profesor, pata si nxitje
shkrimin tuaj ese mbi vëllimin me tregime jo vetëm analizën, por më tepër dashamirësinë e akademikut ndaj një shkrimtari të cilit, pavarësisht talentit, i duhet edhe një mbështetje për të çarë dhe thashë:

– Komandanti I Çeçenit, për mua jeni ju miku im, Profesor. Po.
Veçse, unë nuk synoj si Çeçeni kthimin në qytet pranë familjes, por mundësinë e përkthimit dhe,daljen jashtë gardhit gjuhësor të një cope të krijimtarisë sime. Kaq!

P.S.
1.
E shkruajta këtë E-mail dhe e lashë për të nesërmen t’a rishihja, por edhe të merrja një mendim nga . . ., shoku im kritizer.
( Këtu ai e kishte fjalën për mua ) dhe vazhdoi:

– “Kontrollova portalin tënd të parapëlqyer dhe aty pashë i dashur Profesor, një shkrim tuajin, plot dashamirësi. Shkrim bënte fjalë për mikun tuaj frangofon, ish ambasador në një nga vëndet e europiane. Unë sërisht falë dhuntisë, por edhe dëshirës sime, u vesha me petkat e Çeçenit në tren për të përmbushur shërbimin në skajin më të largët. i ulur përballë ‘Nënoficerit’. Aty njoha Komandantin tjetër:
Duke synuar botimin në anglisht, për të vibruar frëngjishtfolësit, gjeta një nga mjeshtrat e gjuhës frënge”.

Atë çast shoku im si të qe një krijesë me krahë, ndënji me frymëmarr- jen pezull, përpara se të shprehej:
– Shuarja e një ylli, (shtatë a tetë faqe) mund të rindizej nga botimi i saj në një revistë letrare në Paris. E mbase edhe në vënd banimin e përkthyesit tonë, jashtë kryeqytetit.
Kjo do të qe për mua dhurata më e çmuar për Tetëdhjetëvjetorin tim.
– Po, – I thashë unë. – Ç’bëre pas kësaj?
– I dërgova një E-mail të mirëmenduar frëngjishtpërkthyesit për t’i kërkuar lejen që t’i përcillja tregimin prej 7-8 faqe libër.
– E pranoi?
– Po.
– Dhe?
– Si dhe?
– Desha të them dhe cila qe përgjigja?
– Matanë zhgënjimit.
– Nuk dua t’a besoj, – I thashë unë dhe jo pa një vuajtje shpirtërore e ripyeta:
– Çfarë do të thotë. . . “matanë zhgënjimit”?
– Nënkupton vargun e Dantes: Rinuncia a ogni speranza.
– Që do të thotë: prijeni çdo shpresë?!? – i thashë unë dhe diç në pjesën e pasme të kokës nisi të më rrahë si çekan. Shpërfillja kishte dalë lakuriq në profilin e një frëngjishtpërkthyesi. Shoku im tundi kryet.
– E ka shkruar kështu? – e pyeta.
– Jo. Por e lë të nënkuptohet.
– Konkretisht?
– Ka shkruar vetëm tri fjalë që do të çuditesh:
“ju lexova – përgëzime!”
Unë mbeta i befasuar. Naiviteti i shokut tim, si një kod kishte korruptuar edhe mëndësinë time, aftësinë për t’u ngrijtur mbi idealizmat e për të zbritur në tokë, gjë që nuk desha t’a besoj. Atë e kishte pushtuar termi madhor I zhgënjimit. Të dyve na iku goja.
Befas sytë tanë përnjëherë dhe instiktivisht shkuan te ekrani në sfond, se dëgjuam zërin e një vogëlushi. Ai futet me vrull nga jashtë në shtëpinë e tij dhe i drejtohet me dhimbje, gjyshit të tij:
– Gjysh! Pse po qajnë retë? Se janë yjet e dëshpëruar, prandaj?
– Yjet mund të jenë të dëshpëruar me veprimet e njerëzve në tokë.. Por retë nuk qajnë, se ato s’kanë ndjenja, bir!


. . .akademik*) = Ky E-mail s’u dërgua kurrë. Ai mbeti në tregimin tim dhe po e përcjell për t’a publikuar në portalin tonë të parapëlqyer Fjala.

Efekti i tij është për të hulumtuar fisnikërinë. Këtë dhunti që i përket një klase trashëgimore me status të lartë e cila për fat të mbrapshtë, në galaktikën tonë letrare, ndryshe nga ajo qiellore, ku yjet i mban së bashku, tërheqja gravitacionale, tek ne, atributet e shkrimtarit zilepsen nga përkthyesit dhe kjo i mban të shkëputur ata.

Fisnikëria në popullin tonë nuk është e panjohur. Ajo është shfaqur dëndur në mbështetjen për njëri-tjetrin. Por, në qiellin tonë – letrar, ajo i përngjan kometës.

Kjo rrëfejnë, le të vlejë së paku edhe si një persiatje a kushtrim për kalimin e kufirit gjuhësor të krijimtarisë sonë. Efekti i tij, i ngjet tingëllimit të një kambane që kërkon të zbulojë një të vërtetë tejet të hidhur: kë? Atë që Europa ka hyrë tek ne nga përkthimet tona të vazhdueshme. Veçse, vërehet mungesa e reciprocitetit në këto përkthime. Nxin që larg Inferioriteti ynë. Se na duket normale që në gjimnazet tona të hyjnë si gjuhë të dyta të huaja edhe italishtja e frëngjishtja. Dhe, në vijimësi të saj, botohen në shqip edhe antologji me autorë të huaj. Kurse e kundërta si të qe mallkim i Zotit, na ndoqi në diktaturë dhe po vazhdon si një vetëpersekutim edhe këto tri dekada që, për turpin tonë, kujtojmë se me një lule vjen behari. Dhe nuk na skuqet faqja kur në shtypin e huaj, lexojmë për ne, vullnetin konstant europian, vetëm për bëme të karakterit diskriminues.

Sotir Athanasi,
Athinë, Mars 2020