Nga KOLEC TRABOINI
Pensionist me 10 okare
Do t’mi shpojë xhepat fare
Pasi kjo të më ketë kruar
S’do kem pare për t’u rruar
Kol Shkodrani
…Sepse e nderuar, tubimet politike në Pandemi janë krim kundër jetës së njeriut. Dua të kujtoj se bashkë nuk jemi të panjohur. Kemi debatuar në internet në listat shqiptare para 20 vjetëve për qëndrimet e tua shpesh ekstreme në lidhje me problemet që ekzistonin në Shqipëri. Mirëpo, pasi që u përhumbe në Amerikë me punët e tua personale, për të cilat nuk kemi të drejtë të flasim, na u shfaqe në Shqipëri duke i prirë fushatës kinse për dinjitet e sovranitet të partisë, që e ka shpallur “Non Grati” Sali Berisha. Është e natyrshme që të ketë njerëz në këtë popull shqiptar të cilët nuk e pëlqejnë këtë inkursion, i cili është thjeshtë një revansh për të kapur kreun e Partisë Demokratike. Por çfarë po dëgjojmë e lexojmë prej teje është për të vënë duar në kokë. Sikur ti nuk vjen nga Amerika, por nga ndonjë hapësirë ku ende mungojnë disa rregulla të kulturës së komunikimit.
Ja se si më 2 shtator 2021 jepet lajmi për ju, madje duke cituar statuset e tua plot gabime gramatikore: “Mëngjesin e sotëm Kokalari, në një postim në rrjetet sociale, ka paralajmëruar “spastrimin e monstrave”. “Një gjë është e qartë – këtë javë kam qënë një katalizues fantastik i elementëve më vullgar, antipatik, gënjeshtar dhe inatçinj që mbart shoqëria Shqiptare, brenda & jashtë vendit. Tashmë monstrat kanë emër. Le të filloj spastrimi!” – shkruan Evi Kokalari në postimin e saj. ”Ndërkohë, CNA.al mëson se aktivistja Kokalari ka filluar lëvizjet për atë që ajo paralajmëroi “spastrimin e monstrave”, duke paditur në gjykatë për shpifje një portal mediatik, si dhe shtetasit Ilir Demalia, Dritan Demiraj, Frrok Çupi dhe Kolec Traboini. /CNA.al”
Pra paske përmendur emrin tim. Me ke kërcënuar publikisht se do të më hedhesh në gjyq. Mirëpo për dijeninë tënde po të kujtoj se unë, nuk kam botuar në asnjë gazetë, nuk kam dërguar në asnjë media të shkruar, nuk kam folur në asnjë Media televizive e radio për personin tuaj, që ka ardhur nga Amerika e tund këmborën e madhe sikur ju me Sali Berishën “do ti spastroje monstrat”, kur monstrat e vërteta po na i pastron ajo që falë Zotit që ekziston, Amerika. Po kë quan monstër moj zonja Angelakis? A ka vepër më monstruoze që bën ti, t’i sjellësh serish në pushtet atë që Amerika e cilëson “Non Grata”, për shkak të korrupsionit kur ishte në krye të Qeverisë.
Kujt i flet me atë gjuhë rrugësh, zonja Evi Kokalari-Angelakis?! Flet, por a e di me kë flet? Apo të gjithë të duken njësoj nga tribuna e “Non Gratit” Sali Berisha? Po të kujtoj se mbase të duhen për akt-akuzë: Jam Kolec Traboini, një kontribues i zhvillimeve demokratike në vitin 1990, kur Dr. Berisha u katapultua në krye të asaj lëvizje, që u përqendrua në duart e tij dhe u manipulua nga ish kuadrot komuniste të PPSH. Mëso për mitingun e 10 janarit 1991, i organizuar prej meje, gjithashtu lexo gazetën RD nr. 3, 17 janar 1991, ku unë shkruaja e kërkoja të hiqej ylli komunist nga flamuri. Saliu yt atbotë hante petlla me Ramiz Alinë. Unë nuk jam monstër zonja Evi Kokalari – Angelakis, jam themelues i një gazete shqiptare në Athinë “Egnatia/Emigranti” në vitin 1993, jam një kontribues në shtypin e komunitetit shqiptar të Amerikës, jam autor i filmit “Djaloshi me kitare” për të ekzekutuarit në Spaç nga komunizmi dhe autor i 40 librave.
I vetmi libër satirk i imi, “Rapsodi ushtorë” 1995, i kushtohet i gjithë Bali Kreshnikut, për të cilin ti je shkulur nga Amerika dhe po tundesh e shkundesh në Shqipëri. Aty ai është në qendër të një grotesku politik. Por ai do te vazhdonte me një aventurë tragjike në 1997. Të mos bëjmë histori se do të duhej të flisnim për Gërdecin, për Kostë Trebickën e Sokol Olldashin. E kam thënë dhe e them se mua nuk me intereson se kush je ti zonja Kokalari-Angelakis, por se çfarë mendimesh e qëllimesh ke, që na erdhe në mes të Pandemisë, duke bërë një vepër antihumane, me pasojë edhe vdekjen e njerëzve, me këto tubime prej teje e Sali Berishës, nëpër salla të mbyllura, ku pjesëmarrësit infektojnë njeri-tjetrin me virusin vdekje prurës.
15 të vdekur në ditë në këtë kohë, kur ju tuboheni me një babëzi politike karieriste. Si të le ndërgjegjja të veprosh kështu?! Dhe për ta mbyllur zonja Kolalari-Angelakis, jam bërë qytetar amerikan para se ti të vije në Amerikë. Nuk ka gjykatë në botë të më ndalojë të flas në shtëpinë time dhe si autor të bëj humor me politikanët të çdo rrangu qofshin, me fustan a me tiranda. Se ata rrojnë me paratë e popullit. Faqja ime private në Facebook, po te kujtoj, nuk është në juridiksion gjykatash. Facebook-u është faqe personale në një kompani private dhe ai që mund të më gjykojë e dënojë është vetëm Mark Zuckerberg. Megjithatë e pres me kënaqësi gjyqin, sepse do të më jap material jetësor e frymëzim për të krijuar librin tim të 41, një tjetër grotesk për Bali Kreshnikun e Arnautstanit dhe Kojrrilën e tij amerikane.
2 tetor 2021