GJYKATA SPECIALE NË KOSOVË

0
1032
Rudi Berisha

(Padrejtësia mbi çlirimtarët)

E shkruar nga Rudi Berisha

Prishtinë, 01 shkurt – Duke lexuar në vitin (1999 ), Librin e Botuar në Zvicër të quajtur “Koncepti i Ri, mbi Realitetin e Ri”, nga ky Libër kam mësuar që në atë botë, që do vie një forcë Speciale Ndërkombëtare në Kosovë, do filloj të burgos ushtar, epror e komandant të UÇK-së, më aktakuza të rrejshme dhe duan të vinë kjo forcë në përfundim, që lufta e UÇK-së, nuk kanë qen e nevojshme të ndodh fare në Kosovë, dhe t’i quajnë trimat, luftëtarët “Kriminel të luftës” ose kanë bërë “Krime në luftë”.

Që nga viti (1999), kam shkruar shkrime për këtë padrejtësi që do të ndodh dhe, do peshojnë fatkeqësisht mbi luftëtarët e Lirisë. Libri i trilluar dhe më aktakuza të fabrikuar nga Serbia i Botuar nga Filipo – francezi, një publicistë pro serb dhe, fabrikimi i Dik Marti-t, dhe i ca “shqipfolsave” është kulmi i sjelljes së “Gjykatës Speciale në Kosovë” të supozuara për “Krime lufte”…

Fatkeqësia më e madhe dhe padrejtësia më e madhe kohën e fundit që beri bashkësia ndërkombëtare është që i detyroj ca deputet të ligj të ngrisin dorë për të themeluar (votuar) “Gjykatën Speciale në Kosovë” për “Krime lufte”, kurse nga ana tjetër kriminelet dhe vrastarët e vërtetë jetojnë të lirë, ngrisin mure në Republikën e Kosovës dhe akoma kanë ambicie fashiste dhe kriminale. Si mund të jetë drejtësi kur sot në shekullin e civilizimit, demokracisë kriminelet duartrokitën ndërsa viktima pushkatohet për se vdekuri…

Ku është Akademi e Shkencës e Republikë së Kosovës, që paguhet nga taksat e qytetarëve, pse nuk e ngritin zërin për padrejtësinë që po ndodh në Kosovë, për padrejtësinë që po i burgosin pjesëtarët e UÇK-së, pa argumente dhe më aktakuza të fabrikuara dhe të montuara politikisht nga Serbia dhe ca mekanizma evropian por sllavo-serb…

Ku janë historianët e Republikës së Kosovës, pse heshtin për këtë padrejtësi që po ndodh, sa herë duhet të paguajmë çmimin e Lirisë. Edhe sa, edhe më çka duhet të paguajmë këtë Liri të copëtuar, të lënduar, të plagosur, të vrarë dhe të nakatosur, edhe sa duhet të vuajmë që të gëzojmë Lirinë ne shqiptarët në Kosovë…

Të padrejtë janë të gjithë ata individ, politikanë, shkrimtar, poet, publicistë që thonë: “që Kosova u çliruan nga Fuqitë Ndërkombëtare”, e vërteta është që lufta e lavdishme e UÇK-së, është Liria, pa luftën e vashave dhe djemve të popullit shqiptarë nuk do çlirohej kurrë Kosova.

Por nuk duhet mohuar asnjëherë kontributin e madhe të SHBA-ve dhe të ca shteteve të Evropës të na ndihmuan të bëjmë luftën e përbashkët që toka shqiptarë në Kosovë të Gëzoj Lirinë. Jemi falënderues shumë të gjithë atyre që na ndihmuan të çlirohet Kosova, por në radhë të parë nderoj, çmoj gjakun e derdhur të çlirimtarëve, tani të bërë dëshmor në çdo cep të Kosovës, ku sot pushojnë në kurora lulesh për Liri tonë…

Ndihem shumë keq, historia do e shkruaj për “Gjykatën Speciale”, kjo “Gjykatë”. është e padrejtë, është një etnike, ku do gjykohen vetëm shqiptarët, që në fillim e tregon padrejtësinë e saj që ka kjo “Gjykatë”, andaj dikush do jetë i mbuluar më turpi gjatë gjithë jetës, kemi mundur të punojmë ndryshe, dhe kjo “Gjykatë” mos të behet fare, jam i bindur që ka pas zgjidhje, por është dashur që politika shqiptare të jetë syçelë që nga viti (1999), por kjo i zuri në “befasi”, dhe lakmi për pushteti i lidhi më “Gjykatën Speciale të turpit”…

Përshëndetje motra dhe vëllezër shqiptarë !
Rudi Berisha, Kryetar i Klubit Letrar “Zahir Pajaziti”
Prishtinë, 01 shkurt 2017