Skënder Jashari
Gjykata e Apelit, në Prishtinë, në lëndën PAKR.nr.151/2018, të dhënë më datën 24.09.2018, mori Aktgjykim, që refuzon si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga prokurorja e EULEX-it Najgerzo Valeria Bolici, duke vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, në lëndër PKR.nr.110/16 të datës 06.12.2017.
Rasti i Dobrosinit, që akuzoheshin nga Prokurori shumë i përfolur Maurizio Salustro, për gjoja se këta kishin sulmu policinë dhe xhandarmërinë serbe, në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanovcit, disa herë gjatë vitit 2012( 17.05.2012; 28.06.2012;07.10.2012).
Gjykata Themelore në Gjilan, në lëndën PKR.nr.56/13, të 16.10.2013, ishin shpallur të fajshëm, pjesërisht ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit në Prishtinë në lëndën PAKR.nr.145/2014. Mirëpo Gjykata Supreme në lëndën PML.241/15, kthen rastin në rigjykim duke i shpallur të pafajshëm për akuzat për të cilat ishin dënuar!