Gjuha shqipe “zë këmbues i një këmbane” për sllavo-turqit

1
610
Valon Jashari - bibliotekë

Valon Jashari

Binomi serbo-turk si asnjëherë më parë është në bashkëveprim e sipër, sidomos në këto kohë të rikonfigurimit të politikave globale në rajonin e Ballkanit. Shteti serb, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën i mbanë nën okupim klasik kolonial. Ky është një realitet i hidhur dhe i papranueshëm për popullatën shqiptare në këtë rajon,e cila vazhdimisht ka shprehë vullnetin e saj të jetë pjesë e trungut shqiptar. Nga ana tjetër kemi një Turqi që shtiret si shtet-mike e shqiptarëve, e që në fakt thuajse në asnjë moment të rëndësishëm të popullit shqiptar nuk qëndroi pran interesave shqiptare por pran atyre sllave që ishin në dëm të çështjes shqiptare. Influenca sllavo-turke sidomos përmes dogmës religjioze islamiste ka marrë përmasa të një shqetësimi serioz jo vetëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë por edhe në disa shtete të rajonit të Ballkanit, e që fatkeqësisht ka lëshuar shtrirje edhe në Shqipëri e Kosovë.

Këtë më së miri e dëshmon fakti se ditë e më shumë po derdhen miliona nëpër organizata të ndryshme pothuaj se të gjitha me tendenca e qëllime religjioze, e nga ana tjetër së paku as edhe një shkollë shqipe ende nuk është hapur në Turqi. Miliona shqiptar që jetojnë në Turqi, e cila i mbajti vetëm si skllevër dhe mercenar lufte e që edhe sot e kësaj dite zemrat e atyre shqiptarëve në Turqi janë me plagë në zemër dhe se e duan dhe e ëndërrojnë një ditë që së paku të mund të flasin shqip apo edhe të shkojnë në shkolla shqipe. Politika serbo-turke dëshiron që shqiptarët sidomos të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ti lër pa identitet, duke ia forcuar identitetin fetar në mënyrë që më e lehtë të jetë faza e transferimit ashtu siç e ka paraparë edhe Dudiqi, “boshnjakëzimin përmes islamizimit të Luginës së Preshevës.”

Fëmijëve shqiptar në Preshevë po ua heqin abetaren nga dora duke ia zëvendësuar atë me libra të beduinëve oriental, e që ky realitet i hidhur ditë e më shumë po shkon në dëm të shqiptarëve. Kjo rreze e dritës së shkollës shqipe është në rrezik si nga serbët po edhe nga Turqia që kanë për qëllim tjetërsimin e gjuhës shqipe përmes ligjëratave e dogmave religjioze, si dhe disa projekteve të ashtuquajtura “projekte për zhvillim ekonomik”.

Këtyre reve të zeza sllavo-islamiste antishqiptare duhet lëshuar rrufe të dritës e shkollës shqipe, nga akademik e intelektual, nga çdo qytetar që e ndien vetën shqiptar dhe gjuhën shqipe, gjuhë të nënës së tyre,që e duan dhe dëshirojnë ta ruajnë ashtu siç ka thënë pellazgu i parë: ligjëro shqip si shqiponja mbi fole, që edhe pas mbi pesë shekuj që ishim në errësirën e okupimit osman dhe tani sllav në shekullin e fundit, përsëri këto re të zeza po rishfaqen në truallin shqiptar, kësaj here duke sulmuar shkollën shqipe dhe identitetin shqiptar në format më perfide dhe manipuluese.

Vetëm një germë të gjuhës shqipe po që se na prekë influenca serbo-turke duhet të jemi në gjendje të rrotullojmë tokë e qiell. Për dallim prej popujve dhe kombeve tjera sidomos të rajonit të Ballkanit që në çdo taban të gjuhës së tyre ka edhe historikun e saj, por e veçanta e gjuhës shqipe dhe alfabetit shqip është se e vetmja gjuhë u mohua plotë mbi pesë shekuj,e që edhe atëherë kur lindi, lindi si pasojë e kryengritjes shqiptare dhe si e tillë është gjuhë që çdo germë të saj e ka larë me qindra herë me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë të saj, vetëm e vetëm që të flitet e të shkruhet shqip.

Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

1 KOMENT

  1. Ndërroje atë mbiemër turqeli “Jashari”, pastaj ke te drejte më shumë me folë per GJUHEN E MADHE SHQIPE.

Komentet janë mbyllur.