Nismë Universitare
Këso kohe na ka rënë të shohim nga afër sesi studentët në Universitet dhe Kolegjet në Kosovë (degët përkatëse)në mungesë të kulturës së gjuhës shqipe, ata kur mbarojnë studimet dhe punësimi i tyre, nuk e njohin në shkallë të duhur të kulturës së gjuhës shqipe dhe, për fatin jo të mirë, ata kur dalin me diplomën universitare dhe nisin punën, në shkrimin e akteve të ndryshme institucionale, ata bëjnë gabime të pafalshme të kulturës gjuhësore në gjuhën shqipe(sic!).
Pse kaq dobët dhe pa asnjë interesim e elan kombëtar ndaj gjuhës shqipe, që në mungesë të programit mësimor në universitet dhe kolegje në Kosovë, të diplomuarit në profesionet e përzgjedhura(…), dalin para opinionit tonë dhe botës intelektuale pa njohuri të duhura (me njohurit e shkollës së mesme) për gjuhën shqipe dhe rregullat e kulturës gjuhësore, që, për kohën tonë nuk duhen të mbesin në këtë gjendje, pa kujdesin e duhur ndaj gjuhës shqipe dhe tevona të renditet gjuha angleze si gjuha e shekullit të ri, kur e kur bota komunikon në të gjitha fushat e jetës.
Do të ishte detyrë sa kombëtare dhe institucionale në Kosovë që në Universitet dhe Kolegjet, Gjuha Shqipe të bëhet pjesë e programit mësimor për brezin e ri të studentëve tanë që, përmes kulturës gjuhësore të Gjuhës Shqipe të ruhet me kujdes dhe të kultivohet në jetë rregullat drejtshkrimore të gjuhës së shkrimit shqip dhe e folmja e kulturuar me taban të fortë kombëtar!
Për këtë nismë do të ishte mirë që Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera shkencore të dijes (Universiteti, Kolegjet, Instituti Albanologjik) në Prishtrinë të bëjnë temë dite nismën Gjuha Shqipe – pjesë e programit mësimor për brezin e ri të studentëve shqiptarë në Panteonin e dijes shkencore-kërkimore të Kosovës!
Çikago, më 3 prill 2019
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]