Shkruan: Fahri XHARRA
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib. VIII. 1.4)
Pseudostudiusit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mojojnë birërinë pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës por edhe të Shqipëris se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, parailirët autokton ( të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bij të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para-hënorë”, si të gdhirë në Europë që para shfaqjes së Hënës në hapësitar qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufinj e nuk kishte fqinj.
“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003)
”Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tuja më bëri të të përkushtoj këtë libër, bija ime, që ta kesh gjithëmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tëndë dhe gjuhën tënde ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja.
Në shekullin që t´i do të jeton do ti takon si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bën atë që e bëri yt at që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët sepse edhe unë si europian që jam rrjedhi nga pellazgët e rrënjës (autokton) që e populluan Europën, këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjës e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit”. (Konstainipojë, 31.12.1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët, dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894)
“Fjala “MENI” në këtë rast duhet të ishte shpallur si fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe. Për mendimin tonë nuk ka shumë rëndësi kush e gjeti këtë fakt dhe në çfarë dialekti është shkruar fjala, rëndësi më të madhe ka, që këtë fakt ta bëjmë të dobishëm për gjuhën dhe kulturën tonë. Me këtë hap gjuha shqipe do të kalonte si vjetërsi e shkruar nga viti 1462 në vitin 750 p.e.s., kur pranohet se Iliada është formuluar në formën e shkruar. Në këtë mënyrë të thjeshtë gjuhës shqipe vjetërsia do ti shtohej rreth 2213 vjet, d.m.th. vjetërsia e saj do të kalonte në vitin 750 p.e.s. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të renditej gjuha më e vjetër e shkruar e rajonit të Egjeut. Kjo është një nder i madh që mund ti sjellim gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.( Lutfulla Peza & Liljana Peza : Në kërkim të të rrënjëve të gjuhës shqipe).
Nga këto tri libra e nxorra këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit, gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hujnore më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shofim dhe të bimdemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera. Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.
“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi, sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen. Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch)
Nëntë muzat e Mnemosines (Mνημοσύνη)Të nëntë muzat sipas mitologjisë “greke.” ishin:Calliope (E epikes)Clio (Histori), Erato (Dashuri), Euterpe (Musikë), Melpomene (Tragei)Polyhymnia (Hymnet), Terpsichore (Vallzimet), Thalia (Komedi) Urania (Astronomi). Por si linden keto ?
Gruaja e Jupiterit ishte Mnemozina e cila i lindi të nëntë muzat, te cekura më lartë.
Si lindi fjala Mnemozinë? Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment, Mendje, inteligjencë dhe msoi, me m sue, nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson dicka, dhe ment – menja, te menduarit. Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit, nga e cila linden të nëntë muzat, ne greqisht Muze qe rrjedhë nga shqipja Msois-mësuese, arsimtare. Lum ne, për gjuhën tonë të perëndive.!
A duhet të studjojmë? A duhet harruar të kaluarën? A t´i mëshojmë grusht gjuhës sonë hyjnore dhe historisë sonë pellazgjike?
JO! Nga rrjedhë fjala defter (tefter, defteros etj). Te vjeter jemi !Ne kete liber shkruante Edouard Schneider se defter i thuhet librit, që rrjedhë nga dy fjalë pellazge (lexo sot shqipe) dy & ftyra ose dyftyra që në menyrë alegorike shpesh për të m’shehur të vërtetën në libër. Një fytyrë e verteta dhe fytyra tjeter e mëshefur ne liber. Libri nuk ishte per gjithkend. (Edouard Schneider, 1897, E verteta pellazgjike).
Ju kujtohen turqit, grekët dhe serbë se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?