GJOBAT E PAPRITURA NË GJERMANI…

1
3483

– VENDI KU HAJNI TË BËHET PRONAR I PARAVE TË TUA…

(kësi gjobash të vijnë pa fund, se shfrytëzojnë racizmin e sistemin e korruptuar)

Arben Çokaj

Në Gjermani, kanë një praktikë tepër abuzive me gjobat, ndoshta jo të gjithëve, por shumë të huajve u vënë gjoba kot së koti. Ti u shkruan letra për me i sqarua ata, e nëse në Danimarkë psh. hanë arsye, kur ke arsye, në Gjermani as të marrin parasysh fare, për sa u shkruan…

Kështu një herë bleva një makinë, e vendosa që 10 mijë Euro t’i jap në dorë e 17 mijë Euro t’i marr me kredi, 8,5%. Pas 3 vjetësh, pashë se kisha paguar për bankën, një shumë të ngjashme me atë që kisha shlyer kredinë… E mendova, a ia vlen të marrësh kredi? JO! Kishin mbetur 11.750 Euro për t’u paguar, ua pagova kesh, me para në dorë…

Dhe i them firmës së BMW-së, që ma kishte shitur makinën, a po m’i dërgon letrat e makinës? Jo, thanë ata, se ka edhe diçka tjetër… E çfarë është ajo? I kemi thënë një firme sigurie, që ta vendosë makinën tënde nën masa sigurie, pasi nga data 5 nëntor, ti e ke paguar shumën me 19 nëntor, dmth. me vonesë sipas tyre. Po mirë u thashë, nëse u duket se kam vonur dy javë, u paguaj përqindjet… Makina para 3 vjetëve ishte blerë në fakt me 28 nëntor… I pyeta ata të BMW-së, “a i keni thënë ju asaj firmës, apo unë?” “Jo, ne” – thanë ata. “Po mirë, pse ta paguaj unë atë? Paguajeni ju,” – u thashë. Por nuk m’i jepnin letrat. U thashë se po nuk m’i dërguat letrat e makinës, do u denoncoj në polici. Dhe i dërguan…

Por, pas kësaj, filluan letrat nga firma Hoigst GmbH, “paguaj 190 e ca Euro, se kemi dashur ta vëmë makinën nën masa sigurie”. Po mirë, u shkrova unë atyre, “a keni bërë ndonjë veprim për këtë?” “Jo.” “E pastaj, a mos doni t’ua paguaj edhe pensionet juve, se kam blerë një makinë unë?” – u thashë. “Nuk je brenda vijës së verdhë të Shkodrës…” – më thanë, duke u zgërdhirë… :p (kjo me humor)

Vazhduan ashtu për disa vjet, fituan gjyqin e gjobave aforfe në Hagen të Gjermanisë, nga ku e rrjepin gjithë Gjermaninë me gjoba të paargumentura, dhe shkoi puna deri te Gerichtsvollzieher (ekzekutorja e gjyqit) Nadine Brandenburger… E sqarova edhe Nadinen, duke i thënë se edhe ajo firma vetë e di, se nuk i kam asnjë Euro borxh, kështu që me vullnetin tim të lirë, unë nuk paguaj gjoba të tilla, a për me forcë, i forti bën ligjin!

Kam kohë që e kam mbyllur llogarinë në bankë atje, se hyjnë pa të pyetë, të vjedhin paratë në bankë dhe të bllokojnë edhe llogarinë me kësi rrenash, e nuk e paguan as qeranë e banesës automtikisht, si e ke lënë, derisa pronari i banesës ankohet për qeranë, e ti nuk di asgjë… Të vjedhin e të bëjnë të keq, e jo-korrekt edhe me tjerët…

Dhe kështu ka mbetë kjo punë. Firmës Hoigst GmbH i shkrova letrën e fundit pas dhjetëra letrave në adresën time dhe i thashë, “nuk të përgjigjem më, mos bëj si i marrë, edhe ti e di se nuk të kam asgjë borxh!” Nuk janë fort mirë gjermanët me këto punë…

Nganjëherë edhe gjermanët i duan drutë shkurt!

(Po t’i kisha pyet shqiptarët në Gjermani, edhe jurista në qofshin: “paguaj”, kishin thënë! Por unë nuk paguaj, po s’pati arsye… E kujt borxh, nuk i rri!)


NJË NGJARJE ME ENTEGA ENERGIE AG…

Firma e energjisë Entega AG, kërkonte me vendim gjykate të panjoftuar më parë për ne nga gjykata e gjobave në Hagen, para nga vëllai im. Me firmën Entega në një apartament që kishim në Darmstadt deri në vitin 2003, e kisha kontratën unë. Pasi dolëm nga shtëpia në mes të tetorit 2003, unë shkova te zyra e tyre dhe u thashë, këto janë numrat, dua të bëj Schlussrechnung (llogari përfundimtare) dhe e bënë. Dhe kështu mbylla llogari me Entega AG.

Por pas disa kohësh, kur vëllai mori qëndrim nga viti 2005-2005, ata u bënë të gjallë me atë kërkesë absurde. Vëllai në atë kohë as kishte qëndrim, e as të ardhura në Gjermani, e për rrjedhojë as kontratë me Entega AG. Por ata donin para. I thamë një avokati, na e shiko këtë çështje, dhe ja ku e ke Schlussrechnung-un nga unë, në lidhje me ata. U mbyll kjo çështje, nuk u bënë më të gjallë. Por para një viti, 12 vjet nga ngjarja, ata u gjalluan përsëri. Pse thua vallë?

I dërguam letër Entegas dhe një grua turke, me mbiemrin Tokmak, që punon për ta, na sqaroi, se me 4 dhjetor 2003, ata kishin mbyllur llogarinë me matësin elektrik të apartamentit tonë dhe u kishte dalë se janë harxhuar edhe 90 e ca Euro elektricitet më shumë aty. Po tani ku ta dimë ne se dikush tjetër, pas mesit të tetorit deri në dhjetor, nuk ka banur aty? Kështiu që ata me të futme, ngaqë mua nuk mund të më kërkonin para, i kërkonin vëllait, se banonte me mua!

Kështu veprojnë gjermanët shpeshherë, ti e merr vesh vetëm kur të vjen fatura te shtëpia… Këto ngjarje asnjëherë nuk na kanë ndodhur në Danimarkë, kurse në Gjermani janë të zakonshme!

1 KOMENT

  1. Arben,
    Gjermanet jane punetorë, por jane edhe superhajna … kujto vetem hajnine e WolksWagen, qe mashtronte planetin me kerre kinse, qe nuk ndotin ajrin.
    Artikull shumë i qelluar.

Komentet janë mbyllur.