Gjithnjë e më agresiv, më radikal dhe më politik

1
2005
Islami - komunizmi, signs

Rikthim militant e marshues i islamit në hapësirat shqiptare

Nga Ragip Rugova, 17/06/2016Revista Drini

Besoj që në ditët e sotshme askush nuk mund ta vë në dilemë e ti kundërvihet të drejtës për religjion. Këtë të drejtë nuk ua ka mohuar njerëzve as sistemi komunist. Por është e pa kontestueshme se kthimi i islamit në hapsira shqiptare është krejt tjetërfare, krahasuar me prezencë të tij të mëhershme. Është padyshim marshues, militant dhe gjithnjë e më radikal, më agresiv dhe më politik. Kush e mohon këtë – duke u thirrë në të drejtë të besimit, ose është injorant ose në mënyrë perfide i mbështetë. Natyrisht, numrat e tyre dhe ndikimi i tyre hë për hë në rrjedha të përgjithshme shoqrore është ende jo i mjaftueshëm që edhe paraqitja dhe kërkesat e tyre të jenë më të hapura dhe më agresive, por trendi është më së evident.

Protesta e tyre, e orkestruar nga qendra të fuqisë së tyre brenda dhe jasht, e para 4-5 viteve në qendër të Prishtinës është indikator i mjaftueshëm i trendit në fjalë. Me të gjitha output-et përcjellëse botrisht të njohura në këto vite të kësaj dekade. Sa që në një moment Shefqet Krasniqi publikisht kërcënon, që “t’mos më bëjnë disa se nga kuvendi (i Kosovës) do tu tregoj …” blla blla blla. Aludimi i tij i ‘pushtimit të Kuvendit’ me angazhim politik ishte më së i qartë. Partia e Fuad Ramiqit me platformë puro islamiste e pret rastin e nisjes në ofanzive (kjo me siguri varet edhe prej sinjalit që do t’ia japin mentorët e tij nga jasht) . Sot i kemi disa gjenerata të të rinjëve që po formësohet në këtë frymë radikale, të cilët për ditë e më shumë po e sfidojnë parimin e sekularitetit duke i shëndrruar hapsirat publike arsimore, edhe ato unversitare, në faltore.

Të tillë, jo të pakët, kur të dalin nga univerziteti çfar do të përfaqsojnë dhe cilën mendësi për organizim të shoqrisë do të përfaqsojnë, a thua atë sekularë? Kurse parimi kyç mbi të cilin kemi thënë se do ta bëjmë këtë shtet (të lodhët sa s’bën më shumë), konventa e përgjithshme ishte se do të ndërtojmë shtet sekular. Si mos të ndihen pastaj të gjith tjerët në Kosovë të brengosur, përfshirë këtu edhe besimtarët katolik? Për ndjenjë rrezikimi nuk po flas – qellimisht. Jo sepse nuk egziston, por sepse në instancë të fundit kur të hidhen të gjitha zarët në tavolinë, të rrezikuar do të jemë të gjith, litërarisht TË GJITHË. Dhe kjo do të shënojë atë që në popull quajmë ‘kush hunin e kush tirqit’! Por çfar të bëjmë që t’mos viem tek hyni dhe tirqit!?

Duke i mbyllur sytë para trendit në fjalë, gjithsesi jemi duke ecur në atë drejtim!

1 KOMENT

  1. Islami na sulmon sepse ti Ragip e mban emrin islamik ne vitin 2016… Edhe un e kam pase emrin Mahmut Glavurda, por sot e kam Dardan Gashi.

    Islami nuk luftohet me hipokrizi… nderroje emrin pastaj folim. 🙂

Komentet janë mbyllur.