GJITHË INTELEKTUALËVE TË VËRTETË

0
329
Pajtim Xhelo

T H I R R J E

Në këtë vend që fati dhe historia e kanë tkurrur në skajin jugperëndimor të Gadishullit të Ballkanit, këto 35 vitet e fundit shteti dhe pushteti, karriket e të cilëve janë mbajtur peng nga një grup i madh hajnash, pseudoatdhetarësh, pseudopolitikanësh dhe pseudointelektualësh ( pseudotërësorë) kanë shkatërruar psikolodhinë, vetëdijen, kujtesën e largët dhe të afërt të popullit shqiptar.

A ishin të mjaftueshëm 35 vite për ta bërë këtë shkatërrim?
Nuk po marr përsipër periudhën 45 vjeçare të sistemit monist. Ai pati të mirat dhe të këqiat e tij, ishte i pashmanshëm, sepse u detyrua nga një moment historik i ndarjes së ” trofeve të luftës” midis fitimtarëve që u përkisnin dy sisteve shoqërore të ndryshme dhe të kundërta : botës kapitaliste ( SHBA, Angli etj) dhe botës komuniste ( Rusisë)

Kjo ndodhi atëhere dhe mendjet e mençura nuk kishin mundësi të bënin zgjidhje logjike. Ata që luftuan nazizmin, , pas fitores kishin të drejtën e futjes në vathën e tyre të territoreve që çliruan. Për kujtesë, edhe Gjermania u nda në dy shtete.

Edhe në Shqipëri, ata që bënë luftën kishin të drejtën morale të qeverisnin pas fitores.
Që prej vitit 1986, kur në horizontin e botës komuniste ( vendet e lindjes) nisën të perëndonin rrezet e kuqe së bashku me disa nga udhëheqësit komunistë legjendarë, sundimi i të cilëve thuajse ishte bërë një tip i ri Mbretërie, ndërsa në vendet satelitë të Bashkimit Sovjetik dhe në vet Perandorinë komuniste, thuajse ishin sghpërbërë kolkozet dhe sovkozet, ishte lejuar diçka prona private ( Në Kinën e Maos , madje, borgjezia kompradore kish 50% të industrisë në bashkëpronësi me shtetin), ishte liberalizuar pjesa shpirtërore e shoqërisë( arti, kultura etj), në Shqipëri vijoi më i fuqishëm se kurrë ” shtetëzimi” itërësor i pronës private në fshat, që përbënte edhe 80% të popullsisë. Cila qe arsyeja e këtij veprimi jonjerëzor, jologjik, i vetëm në të gjithë botën?

Ka shumë shpjegime, por dy janë kryesoret :
1 . Të skllavërohej shpirti dhe mendimi i 80% të shqiptarëve në zinxhirët e varfërisë së tejskajshme. A mund të mendohet fshati , të paktën pa pulën dhe vezët, pa qumështin dhe mishin? I ndaluan pulat, i ndaluan gjedhin, dhëntë dhe dhitë. Lejuan kuajt dhe gomerët, po tokën ua morën të gjithë. Me se do t’i ushqenin ata kuaj dhe gomerë të gjorë? Puna arriti deri aty, sa nisi të përdorej mishi i kuajve dhe gomerëve. Kuptohet, varfëria ishte e pranishme këmbëkryq edhe në qytet. Mungonte djathi, qumështi, gjalpi, mishi. Shpesh dyqanet e bukës mbeteshin bosh…Gjithçka u bë për të mjegulluar shikimin përtej realitetit, për të turbulluar mendimin, që të mos arrinte të kërkonte rrugëdalje, për ta vënë në gjumin e rëndë të varfërisë tërësore.
2. Për të parapërgatitur skenarin e dhëmbshëm të largimit masiv të gjakut shqiptar nga rrënjët e tij, nga trojet e tij. Normalisht, një atdhe i varfëruar sidomos nga “Vetfinancimi ” i famshëm i fundvitit 1989 nuk të ofron asgjë ,as për të mbajtur frymën gjallë, as për të menduar për të ardhmen.

Nëp vitin 1990 Ramiz Alia gënjeu shqiptarët me pluralizmin e projektuar dhe zbatuar nga ai vet. Në krye të Partive Politike të krijuara nga ai vet, zgjodhi e vendosi njerëz, të cilët, jo vetëm nuk do të shëronin demokracinë e brishtë shqiptare, po do ta shkatërronin atë me themel.

Ramiz Alia vuri djajtë për të shkatërruar me themel Shqipërinë.Ata djaj të uritur e të etur i vunë zjarrin djersës së këtij populli fatkeq, të gënjyer e mashtruar, të vjedhur e plaçkitur trup e shpirt.

Me ata djaj, që i kemi edhe sot ( dhe rrezik ti kemi gjithmonë) njeriu pa origjinë familiare, Ramiz Alia VRAU SHPRESËN E SHQIPTARËVE.

Edhe pas “përmbysjes” së monizmit shteti dhe pushteti shqiptar ( që është një fotokopje e planit të Ramiz Alisë) vijon të vrasë shpirtin dhe vetëdijen e Kombit.

– Ngatërron pronën, shkatërron pronarët, vjedh pronën, nxit vëllavrasjen, përçarjen dhe hasmëritë
– Mbjell pasigurinë dhe frikën për punën, duke lejuar bizneset pa asnjë veprim rregullator, si në të gjithë botën. Në Shqipëri secili mund të zgjohet në mëngjes dhe të hapi një klub, një restorant, një dyqa rrobash, artikuj të përzier, plazh privat, taksi, autobuz transporti pasagjerësh…gjithçka, gjithçka, gjithçka, dhe lejen e ke në xhep pa asnjë problem. Pas dy muajve të gjithë falimentojnë. Veprimtari dhe biznese të pastudiuara, pa orientim,
– Lejon hapjen e shkollave private dhe universiteteve private, fare pa kriter, me qëllimin e vetëm që të mbledhi taksa dhe të mos paguaj mësues, të mos shpemzojë për të ndërtuar shkolla të reja.

– Në Shqipëri, edhe pushteti lokal, edhe ai qëndror janë të zhveshur nga pronat publike, për të ndihmuar shtresat në nevojë( mrgjithëse 70% e shqiptarëve jetojnë në varfëri)
-Në Shqipëri janë lejuar spitale private për t’i shërbyer zhvatjes dhe varfërimit të mëtejshëm të popullit. Në të gjithë botën, shërbimet e kushtueshme të spitaleve private subvensionohen nga shteti. Në Shqipëri jo. Në se duhet t’i nënështrohesh një ndërhyrjeje kirurgjikale, duhet të paguash me mijëra euro. Ku do t’i gjejë ato një pensionist, apo një njeri që jeton me një rrogë të vogël? Ose duhet t’i nënështrohet fatit, ose duhet të marrë rrugën e emigrimit te fëmijët,t’u bjerë atyre në qafë, t’u hyjë në hakun e fëmijëve.

– Në Shqipëri ushqipet janë të pakontrolluara.
– Në Shqipëri ilaçet janë të pakontrolluara dhe shpesh nuk e bëjnë efektin kurues ose shërues, përkundrazi, bëjnë efektet anësore që rëndojnë gjëndjen klinike të të sëmurit. Jo rrallë ndodh, që kur e njeh farmacistin të thotë : Dorgou fëmijëve të të sjallin nga jashtë ilaçe!.
– Në Shqipëri firmat ndërtuese janë të pakontrolluara nga shteti dhe njerëzit përballen me mangësitë e ndërtuesve vetëm kur ndodhin fatkeqësi, si ajo e 26 nëntorit të këtij viti.

– Në Shqipëri arti dhe kultura janë lënë jetimë. Artistët e vërtetë shpërfillen, mbeten në hijen vrastare të varfërisë. Mediokriteti dhe paaftësia janë ngjitur në piedestalet partiake.
– Në Shqipëri mediat e shkruara dhe ato vizive nuk i shërbejnë popullit, por partive politike. Nëse ke dëshirë të bësh një bisedë në studio duhet të paguash, kështu që, në mënyrë të drejtpërdrejtë mbytet ZËRI I VËRTETË I TË VARFËRVE.

– NË sHQIPËRI GJITHÇKA KONTROLLOHET NGA PARTITË. edhe gjyqësori, edhe ligjbërësi, edhe qeveria…Gjithçka! Ku të përplasen njerëzit që nuk janë në Parti? Në Shqipëri nuk ka asnjë qelizë shoqërore të papolitizuar. Në Shqipëri nuk ka jetë jashtë Politikës. Cila është zgjidhja?
Të gjithë shqiptarët duhet të bëhen anëtarë të një Partie!

Ose në Shqipëri duhet të rrinë vetëm anëtarët e partisë.
Të tjerët duhet të marrin arratinë. Tani që po puthemi me serbin, u hap edhe një rrugë tjetër për emigrim…Sërbia. Na e bëri kryeministri këtë favor. Duhet ta falënderojmë.
Në të vërtetë flirtet e Kryeministrit tonë me grekët, serbët, turqit na kanë sjellë disa rreze shprese :
1. Për hir të ” dashurisë” me grekët, u dha tokë të rënëve grekë në luftën e dytë botërore kundër italianëve për dy arsye : a. Greqia nuk kish tokë për të varrosur eshtrat e tyre, kurse Shqipëria gjithmonë është zemërgjerë, bujare për fqinjët që janë në gjendje lufte me ne. b . Në të vërtetë ata të gjorë u vranë për çlirimin e Shqipërisë. Ky Kryeministër na shtrembëron edhe historinë dhe zbardh gjakun e kuq të dëshmorëve tanë që luftuan për çlirimin e Shqipërisë.
2 – Për hir të lidhjeve të gjakut që ka me turqit,edhe pse ata janë myslymanë, lejoi në një tokë shqiptare lapidarin e ” nderit” të Erdoganit dhe vijon puthjet e dashurisë me të.
3- Për hir të dashurisë me ” Viçin ” serb shpërfilli Kosovën dhe çështjen e mprehtë kombëtare shqiptare.

Le të shpresojmë që ky kryeministër dhe politikanët shqiptarë nuk do të bien në dashuri të reja në pazare poshtëruese pëe Kombin. Thonë që kur plakesh shtohet nepsi në dashuri, veç fuqitë të lenë.

Kjo klasë politike antikombëtare, e ndërtuar në plaçentën kanceroze të viteve të sundimit të Ramiz Alisë, VRAU SHPRESËN E SHQIPTARËVE, VRAU RININË, VRAU TRURIN E SHËNDOSHË SHQIPTAR.

U bëj thirrje intelektualëve të vërtetë, atyre që u dhëmb lëngimi i shpirtit shqiptar, në dejtë e të cilëve rrjedh gjak i pastër shqiptari, atyre që nuk duan të përsëritet historia e hidhur e paraardhësve tanë, që dijet dhe mundin e tyre ua dhuruan Perandorive Romake, Bizantit, Turke dhe luftës për liri dhe emancipim të popujve të tjerë.

Kjo klasë politike po detyron përsëritjen e kësaj historie të dhëmbëshme. Do ta lejojmë?
Raca jonë është e mençur dhe me vyrtyte të vlerësuar edhe nga të tjerët. Do lejojmë të na përdorin ” mish për top”?

Jam i sigurt që ju nuk e doni këtë shpërbërje të planifikuar të popullit tonë fisnik. Le të përpiqemi që edhe nipërit e mbesat tona të quhen jetësisht Shqiptarë.

Me respekt, Pajtim Xhelo, Vlorë, 22 dhjetor 2019