WeSpeakScience.com, 3 nëntor 2016
Artriti është një nga sëmundjet më të shpeshta që prek një në tre persona, duke iu shkaktuar dhimbje të nyejve dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Në gjuhën mjekësore, artriti nënkupton inflamim të një pjese në nyje ose rreth saj, duke iu shkaktuar dhimbje, shtangie dhe ndonjëherë problem në lëvizje. Disa lloje të artritit mund të prekin gjithashtu edhe pjesë të tjera të trupit, si lëkurën dhe organet e brendshme. Artriti ekziston në shumë lloje të ndryshme, ku më të shpeshtë janë osteoartriti dhe artriti reumatoid (imunoartriti).
Figura 1. Paraqitja e artikulacionit të gjurit a) në gjendje normale b) kur është i pranishëm Osteoartritis c) kur është i pranishëm artriti reumatoid
Osteoartriti
Osteoartriti është lloji më i shpeshtë i artritit. Gjatë osteoartritit kërci që mbështjell fundin e kockës gradualisht dëmtohet ose degjenerohet (me kalimin e moshës ose për shkak të përdorimit të tepruar) duke bërë që kockat të fillojnë të fërkohen me njëra-tjetrën. Ky fërkim mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje.
Figura 2. Pacient që shfaqin osteoartrit në nyjet e duarve dhe të këmbëve
Faktorët predispozues që çojnë në osteoartritit janë mosha, obeziteti, trashëgimia familjare, persona që kryejnë punë të vështira (pra ngrenë pesha të rënda), persona që merren me sporte dhe që pësojnë në mënyrë të vazhdueshme dëmtime, etj.
Shumë persona mund të jenë prekur nga kjo sëmundje por nuk e dinë. Kjo sepse osteoartriti mund të qëndrojë për shumë kohë i heshtur dhe të shfaqet shumë vite më vonë. Megjithatë, osteoartriti karakterizohet nga disa shenja tipike si dëmtimi i strukturave që formojnë artikulacionin a) në nivelin e kartilagjit; b) kockat që formojnë artikulacionin, c) tendinët dhe ligamentet që ruajnë qëndrueshmërinë në lëvizje. Osteoartriti mund të prekë të gjitha kyçet por përgjithësisht pjesët që preken më shumë janë duart, kolona, gjunjët, ijët dhe gishti i madh i këmbës. Dëmtimet e kyçeve janë të pakthyeshme dhe shpesh herë për kyçe të mëdha si gjunjët apo ijët kur janë shumë të dëmtuara, e vetmja mundësi është zëvendësimi i tyre me proteza të gatshme. Shkalla e sëmundjes varion nga njëri person në tjetrin.
Diagnoza
Testet laboratorike të gjakut, urinës dhe/ose lëngut të nyejve, mund të ndihmojnë në përcaktimin e llojit të artritit. Këto teste po ashtu mund të ndihmojnë në përjashtimin e sëmundjeve të tjera si shkaktare të shenjave që paraqisni. Konkretisht, në rastin e osteoartriti diagnoza vendoset pas disa hapave si:
Viizita tek mjeku specialist, ku personi i sëmurë i nënshtrohet një ekzaminimin fizik si dhe jep një përshkrimi rreth të gjitha shqetësimeve që ai ka
Imazheria me anë të rrezeve Rëntgen (grafi)
Rezonanca magnetike
Këshilla
Pacienti duhet të ruajë një peshë normale të trupit
Duhet të mbajë një qëndrim korrekt, sepse edhe deformimet që ndodhin gjatë qëndrimit jo korrekt çojnë në shtrembërim dhe shtojnë akoma më shumë dhimbje.
Nuk duhet të bëjë jetë sedentare. Këtyre pacientëve iu bën mirë lëvizja por jo mbilëvizja. Mbilëvizja dhe mbingarkesa e artikulacioneve bën dëm. Një orë në ditë bën mirë si për dobësim ashtu edhe për kockën
Përdorimi i mbajtëseve (llastik ose materiale të tjera) për gjurin, krahun, për kolonën ka rezultuar mjaft efektiv në përmirësimin e lëvizshmërisë në aktivitetet e përditshme.
Procedurat fizioterapeutike si masazhi, akupunktura dhe të tjera kanë efektshmëri për periudha të shkurtra kohore
Artriti reumatoid
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion kronik të artikulacioneve. Sistemi imunitar (antitrupat) në mënyrë të pashpjegueshme sulmon membranën e artikulacioneve duke shkaktuar inflamacion të membranës sinoviale. Inflamimi, më pas shpërndahet në gjithë nyjën dhe mund të dëmtojë kërcin. Kjo sëmundje shoqërohet me fryrje dhe ënjtje të artikulacioneve. Depozitimi I antitrupave gjatë natës bën që personi në mëngjes të ndiejë dhimbje shumë të forta. Në gjunjë, artriti reumatoid shkakton edema, dhimbje, skuqje dhe problem në lëvizje.Në rastet më të rënda shfaqet deformimi i kockave siç është devijimi ulnar i kockave të dorës ose gishtërinjve. Në rastet jo të shpeshta, artriti reumatoid mund të prekë edhe zona të tjera të trupit, si lëkurën, sytë, mushkëritë, dhe nervat.
Figura 3. Pacient që shfaq artrit reumatoid në nyejt e duarve
Faktorët rriskues të artriti reumatoid janë:
Mosha – mund të preken të gjitha moshat, por më shumë moshat 40-60 vjeç
Seksi – është parë se seksi femër preket tre herë më shumë sesa meshkujt. Karakteristikë është se meshkujt kur preken kanë formën më të ashpër të sëmundjes
Raca – prek të gjitha racat por më të predispozuar janë amerikanët vendas
Faktorët gjenetikë – Nëse njëri nga prindërit tuaj është i prekur, rreziku është i lartë që edhe ju të prekeni nga artriti reumatoid. Se çfarë roli luan gjenet, nuk dihet akoma. Por studimet e 2003 tregojnë se me këtë sëmundje kontribuojnë rreth 20 gjene
Ekspozimi ndaj kimikatëve
Hormonet – mendohet se faktorët hormonal luajnë rol në këtë sëmundje duke parë se ajo shfaqet gjatë menopauzës. Por nuk shpjegohet sesi ndikojnë këta faktorë hormonal
Duhani – rreziku rritet për një duhan pirës, kryesisht meshkujt duhanpirës kanë rrezik më të lartë sesa femrat duhanpirëse
Stresi – gjatë stresit gjëndrat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm kortizol. Niveli i ulët i kortizolit mund të rris avancimin e inflamacionit
Kur personi paraqet artrit reumatoid në gjunjë, ka shumë mundësi që ai më përpara të ketë pasur artrit reumatoid në këmbë ose duar
Shenjat klinike të artritit reumatoid shfaqen dalëngadalë dhe kërkojnë shumë kohë që të paraqiten të gjitha. Gjithsesi, artritit rheumatoid karakterizohet nga këto shenja:
Artritit reumatoid është simetrik, prek gjunjët këmbët duart, kyçet, etj.
Paraqitjet me dhimbje në nyje dhe muskuj
Personi artritit rheumatoid ka mpirje në kyçe
Skuqje
Edema
Ngurtësim i artikulacionit kryesisht në mëngjes
Rritje e temperaturës (nxehtësi në artikulacion)
Anemi
Nodule nën lëkurë
Lodhje
Personi nuk ka oreks dhe ka humbje në peshë
Artriti reumatoid mund të rëndojë punën e shumë organeve duke çuar në dëmtim të syve, nyje reumatoide, infeksione, dëmtim të veshkave si pasojë e medikamenteve, dëmtim të mushkërive, ndërlikime të zemrës, etj.
Diagnoza
Diagnoza e kësaj sëmundje është e vështirë sepse nuk ka një test specifik, gjithashtu shenjat klinike janë të zakonshme dhe ngjashme edhe me sëmundje të tjera të artikulacioneve.
Ekzaminimin fizik nga mjekut specialist (ku shikohet artriti dhe nyejt reumatoide
Radiografi1Figura 4. Paraqet një radiografi të një personi me artrit rheumatoid
Rezonanca magnetike (MRI)
Testet laboratorik si:
Përcaktimi i faktorit reumatoid në serum – tregon funksionimin e kockave. Ai shërben për diagnozën e artritit reumatoid, por problem qëndron se nuk është i pranishëm, në të gjitha rastet
Gjaku komplet –shihet anemia, rritje e leukociteve
Eritrosedimenti (ERS) – Vlera më të madhe se 30mm/h
Proteina C-reaktive – Vlera më të madhe se 0.7 pikogram/ml
Antitrupat antinuklear (AAN) – vlera të limituara
Kolesteroli
Trigliceridet
Azotemi,
Kreatinemi
Provat e heparit – kanë vlera normale ose rritje të fosfatazës alkaline
Glicemia
Antitrupat cylic citruline (anti-CCP)- test specifik për artritin reumatoid. Rritet ndjeshëm kur kombinohet me faktorin reumatoid. Nuk është shumë i përdorur në laboratorë
Analiza të urinës- ku shikohet hematuri dhe proteinuri mikroskopike
Vlerësim i lëngut të artikulacioneve
Këshilla
Kryeni vizita të vazhdueshme tek mjeku specialist. Për arsye se kjo sëmundje është sistemike, shpesh duhet të kryhen edhe vizita tek mjeku kardiolog, nefrolog, etj. Mjeku mund të reduktojë dhimbjen, parandalon përhapjen e mëtejshme të sëmundjes
Mos marrja e medikamenteve të duhura mund të dëmtojë seriozisht artikulacionet
Medikamentet të merren sipas udhëzimeve të mjekut
Kujdesuni që të keni një balancë midis pushimit dhe kryerjes së aktivitetit fizik (Kujdes! ushtrimet duhet të jenë të lehta, nuk duhen kryer shumë sforcime)
Personat që nuk janë prekur nga sëmundja, por duan ta parandalojnë atë duhet të kryejnë dy herë në javë aktivitet fizikë.
Këshillohet të lëvizni artikulacionet kur kryeni banjo me ujë të ngrohtë
Shmangni në maksimum stresin
Shmangni lagështirën dhe ambientet e ftohta
Bëni plazh. Shtrihuni në rërë kryesisht në mëngjes dhe në darkë
Kur keni dhimbje përdorni paracetamol ose medikamente me bazë paracetamolin
Probleme me mishrat e dhëmbëve. Tregojnë se mund të jemi të prekur nga artriti rheumatoid
Konsumoni në mënyrë të moderuar alkool
Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme. Duke shmangur ushqimet që shkaktojnë inflamacion si: sheqernat, glutenet, lëngjet e frutave
Konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me Omega 3, perime, mish viçi i freskët, peshk, etj
Konsumoni fruta me vitamina A dhe C
Konsumoni sa më shumë uji dhe çajra bimor
Konsumoni borzilok – një studim indian tregon se eugenoli përbërës që gjendet në borzilok ndihmon në luftimin e artritit
Përdorni shkop ose rripa llastiku në nyejt tuaja në rastet kur artriti reumatoid është i avancuar
Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull
Mos vishni kurrë këpucë me taka shumë të larta, të ngushta, ose mjaft të holla
Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale
Mos ngrini pesha të rënda
Përdorni kompresa me ujë të ftohtë apo copa akulli në reduktimin e inflamacionit apo dhimbjeve
Merrni një herë në dy ose tre muaj komplekse me multivitamina
Artriti reumatoid nuk ka shërim, por zbulimi i hershëm mund të minimizojë përkeqësimin e sëmundjes
Copyright: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Gjena Dura në drejtim të Detina Zalli dhe Argita Zalli.
Referencat
Rheumatoid arthritis. American College of Rheumatology. http://www.rheumatology.org/practice/clinical/patients/diseases_and_conditions/reumatoid_arthritis. Accessed Feb. 16, 2016.
Rheumatoid Arthritis Symptoms, Arthritis Foundation, Disease Center, http://www.arthritis.org/about-arthritis/types/reumatoid-arthritis/symptoms.php Accessed Feb. 29, 2016.
Rheumatoid Arthritis Diagnosing, Arthritis Foundation, Disease Center, http://www.arthritis.org/about-arthritis/types/reumatoid-arthritis/diagnosing.php Accessed Feb. 29, 2016.
Handout on health: Rheumatoid arthritis. National Institute of Arthritis and Musculoskeletal and Skin Diseases. http://www.niams.nih.gov/Health_Info/Rheumatic_Disease/default.asp. Accessed Feb. 16, 2016.
Rheumatoid Arthritis, Mayo Clinic, Accessed Mar. 18, 2016. http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/reumatoid-arthritis/symptoms-causes/dxc-20197390
Goldman L, et al., eds. Rheumatoid arthritis. In: Goldman-Cecil Medicine. 25th ed. Philadelphia, Pa.: Saunders Elsevier; 2016. http://www.clinicalkey.com. Accessed Feb. 29, 2016.
Rheumatoid arthritis: In depth. National Center for Complementary and Integrative Health. https://nccih.nih.gov/health/RA/getthefacts.htm. Accessed Feb. 29, 2016.
Matteson EL, et al. Overview of the systemic and nonarticular manifestations of rheumatoid arthritis. http://www.uptodate.com/home. Accessed Feb. 16, 2016.
Gabriel SE, et al. Epidemiology of, risk factors for, and possible causes of rheumatoid arthritis. http://www.uptodate.com/home. Accessed Feb. 16, 2016.
Schur PH, et al. General principles of management of rheumatoid arthritis in adults. http://www.uptodate.com/home. Accessed Feb. 17, 2016.
http://www.esciencecentral.org/ebooks/osteoarthritis_therapeutics/pathophysiology-and-etiology-of-osteoarthritis.php (figura 2)
http://3dhealthcare.org/immunearthritis_files/arthritis_swelling.jpg Figura. 3)
http://www.nytimes.com/ref/health/healthguide/esn-reumatoid-ess.html (Figura. 4)
https://www.eblogline.com/health/reumatoid-arthritis/ (Figura. 1)