Gjermania Kathrine Witzer ndryshoi historinë e maratonës

0
511

Dita, 15 prill 2018

Në këtë foto është fiksuar momenti kur organizatorët e maratonës së Bostonit tentojnë të ndalojnë Kathrine Witzer të marrë pjesë në të.
Kathrine ishte e para grua që çoi në fund një garë vrapimi zyrtare në histori.
Incidenti ka ndodhur në 1967 – shkruan Dita.

Personi në foto që tenton ta ndalojë është zyrtari i garës Jock Semple.
Ai u shty në tokë nga Thomas Miller, i cili po vraponte afër Kathrine. Pas kësaj, ajo e përfundoi garën.
Vetëm 5 vjet më pas, në 1972 grave iu lejua të merrnin pjesë zyrtarisht në Maratonën e Bostonit.

Vajza e një ushtaraku amerikan, Kathrine Witzer lindi në Gjermani dhe u vendos në SHBA në 1949.
Në 1968 ajo u martua me Tom Miller, burrin që e ndihmoi në incidentin e 67-s.
Prej tij u divorcua në 1973 dhe pati më pas 2 martesa të tjera.

n.s./dita