– shkakton zemërimin në Pekin
Gjermania e ka tronditur Kinën kur u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe ShBA në një sulm të rrallë, pasi Berlini e bëri përgjegjës Pekinin për pandeminë globale dhe madje lëshoi një faturë prej 130 miliardë paund.
Gjermania ka shkaktuar zemërim në Kinë pasi një gazetë e madhe mblodhi së bashku një faturë prej 130 miliardë paundësh që Pekini “i detyrohet” Berlinit, pas ndikimit të pandemisë së koronavirusit. Gjermania ka ndjekur Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, duke e drejtuar zemërimin për koronavirusin ndaj Kinës, ku e kishte origjinën virusi. Sulmet e fundit vijnë pas gjetjeve që Pekini kishte fshehur shkallën e vërtetë të krizës, ndërsa burimi i shpërthimit mbetet një mister.
Të Shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina duhet të përballet me pasoja, nëse ajo ishte “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe nuk u bë, dhe e gjithë bota po vuan për shkak të saj. Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin me vetëdije përgjegjës, atëherë duhet të ketë pasoja.”
Ai tha se kinezët ishin “të turpëruar” dhe pyetja ishte nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit, apo u bë qëllimisht?” Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij të lartë kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për mungesë transparence.
Këtë javë qyteti i Wuhan, ku filloi shpërthimi, rishikoi numrin e tij të vdekjeve me një rritje të papritur prej 50% të shifrës që kishte dhënë më herët…
Mbretëria e Bashkuar është bashkuar me zyrtarët e inteligjencës amerikane në hetimin e pretendimeve se virusi e ka origjinën në një laborator të virusit Wuhan dhe jo në një treg të lagësht.
Një shkrim bombë i botuar këtë javë në gazetën më të madhe tabloid të Gjermanisë, Bild, iu bashkua këtij zemërimi duke hartuar një faturë të artikuluar prej 149bn € (130b £).
Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.
Bild llogariti se kjo arrin në 1,784 € (1,550 £) për person nëse PBB-ja e Gjermanisë bie me 4.2 përqind, nën titullin “Ajo që Kina na ka borxh“.
Kina u përgjigj duke pretenduar se fatura “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin“.
Kryeredaktori i Bild, Julian Reichelt e kundërshtoi kritikën, duke thënë: “Ne pyetëm në gazetën tonë Bild, nëse Kina duhet të paguajë për dëmin masiv ekonomik, që koronavirusi po shkakton në të gjithë botën.”
“Xi Jinping, qeveria juaj dhe shkencëtarët tuaj duhej ta dinin shumë kohë më parë, se koronavirusi është shumë infektiv, por ju e latë botën në errësirë për këtë.”
“Ekspertët tuaj më të mirë nuk u përgjigjën kur studiuesit perëndimorë kërkuan të dinin se çfarë po ndodhte në Wuhan. Ju ishit shumë krenarë dhe tepër nacionalistë për të thënë të vërtetën, për të cilën mendonit se ishte një turp kombëtar.”
Exprees.co.uk
Përgatiti: Nacionale.info