Gjergj Luca kundër asistencës sociale: Puna, plagë e madhe në Shqipëri! Shteti të mos paguajë për dembelat

0
126
Gjergj Luca

Gjergj Luca, biznesmen dhe drejtues i “Fish City”

NewsBomb.al, 26/11/2021

Sipërmarrësi Gjergj Luca, thotë se puna është një plagë e shoqërisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Për asistencën sociale në vendin tonë, pronari i “Fish City” shprehet se është e gabuar pasi shteti nuk duhet të paguajë për dembelat.

“Korifeu i letrave shqipe, Fishta, ka thënë një fjalë që mua shpesh herë më janë turr, por është e vërtetë. Ai ka thënë që fukarai është i pandershëm, dhe që të bëhet i ndershëm duhet të bëhet nëpërmjet punës. Sepse nëpërmjet punës mund të shohësh të vërtetën në sy”, u shpreh ndër të tjera Luca.

“Sot është dita për të qenë të emocionuar, për t’u ndjerë mirë për këtë nder që na kanë bërë. Unë mendoj që plaga më e madhe në Shqipëri dhe Kosovë është plaga e punës. Kjo plagë e papunësisë nuk kurohet me demagogji, por shërohet duke parë të vërtetën në sy. Të shohim të vërtetën që krijon puna.

Unë mendoj që gjithë skema e asistencës sociale është gabim. Gjithë këto miliona që paguan shteti për asistencën sociale, 90% e këtij kontributi që jep shteti nga taksat tona, nga taksat e atyre grave që kanë kurajo dhe punojnë. Që bëjnë jetë sociale, që duan të ecin përpara, që duan të kuptojnë të vërtetën dhe ta shohin në sy. Nuk kanë pse paguajnë për dembelat, nuk kanë pse paguajnë për të pandershmit.

Korifeu i letrave shqipe, Fishta, ka thënë një fjalë që mua shpesh herë më janë turr, por është e vërtetë. Ai ka thënë që fukarai është i pandershëm, dhe që të bëhet i ndershëm duhet të bëhet nëpërmjet punës. Sepse nëpërmjet punës mund të shohësh të vërtetën në sy”, thotë sipërmarrësi Gjergj Luca.